• |
ide | kryesore

Vettingu, gjyqtarja Elvana Çiçolli konfirmohet në detyrë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 25 maj vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Tiranës, Elvana Çiçolli. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Suela Zhegun.

Gjatë seancës dëgjimore më 23 maj, Komisioni nuk konstatoi probleme për pasurinë dhe figurën e gjyqtares Çiçolli. Ndërkohë, u bë me dije se nga hetimi dukej se në disa raste kishte shkelje të të drejtave të ndërgjygjësisë dhe mos dëgjim të palëve të treta.

Çiçolli këmbënguli se kishte ushtruar detyrën në zbatim të legjislacionit dhe me përkushtim. Ajo i tha Komisionit se ankesat ishin të pritshme, për shkak të numrit të lartë të dosjeve që kishte shqyrtuar.

Elvana Çiçolli përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2007 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Vlorës. Prej vitit 2013, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Tiranës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *