• |
ide | kryesore

Bratislavë/ Kurti shpjegon versionin e tij të konfliktit në veri

Arkiva, Kryesore, Lajme
Albini bratislave tensionet ne veri


“Unë nuk po sillem si një njeri i fuqishëm, por si një kryeministër që nuk ka fuqi të ngrihet mbi ligjin”. Kështu deklaroi Albin Kurti në forumin për Ballkanin perendimor, ‘Globalsec’ të Bratislavës, duke theksuar se ai bën pjesë tek ata politikanë që respekton ligjin më shumë sesa marëveshjet dhe paktet politike, që mund të bëhen në kurriz të tij. I ftuar të flasë përpara një auditori me interes për zhvillimet shqiptaro-serbe, ai ka shpalosur versionin e vet të ngjarjeve në veri të Kosovës, ku ka pasur ditet e fundit, përleshje mes protestuesve dhe policisë dhe ku 25 ushtarë të KFOR kanë mbetur të plagosur. Sipas tij është e ditur: shantazhi vjen nga Beogradi. Dhe Kurti e ka spjeguar këtë përmes disa fazash. Fillimisht kryetarët e katër komunave serbe në Veri të Kosovës, bashkë me arsimtarët, gjykatësit dhe policët lokalë e bojkotuan sistemin.

Për vendet e kryebashkiakëve të mbetuara vakante duheshin shpallur zgjedhje të reja. Presidentja e Kosovës i shpalli ato në dhjetor. Komuniteti ndërkombëtar apeloi për shtyrjen e tyre. “Ne pranuam ti spostonim nga Dhjetori në Prill, në konsultim me parterët tanë perendimorë” tha Kurti. Ata e miratuan këtë, e pranuan mbajtjen e zgjedhjeve, i njohën ato pavarësisht pjesmarrjes së ulët dhe bojkotit nga serbët lokalë. Por kur pas betimit të katër kryekomunarëve, dy nga Vetëvendosja dhe dy nga opozita, ata u përgatitën të hynin në zyrat e tyre shpërthyen trazirat, përleshjet dhuna.

Lexo me tej:

CNN: Pse serbët sulmuan NATO-n në Kosovë (dhe si po përfiton Vuçiç) 

Në këtë rast komuniteti ndërkombëtar bëri prapa kthehu duke e akuzuar kryeministrin Kurti se për të futur kryebashkiakët në zyra të shoqëruar me policë, kryeministri kishte ndërmarrë një hap të pakordinuar me partnerët. Pati edhe propozime si ato të emisarit të SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar që sygjeruan që katër kryetarët të kryenin punën nga shtëpia duke punuar me “Zoom”.

“Unë nuk mund të qëndroj në zyrën time, ndërkohë që katër kryetarë komunash nuk lejohen të hyjnë në zyrat e tyre”, tha Kurti nga Bratislava duke shtuar: “nëse këta nuk paraqiten në zyra, kush duhet të qëndrojë aty, kush duhet ti kryejë afo funksione”?

Ai këmbënguli se nëse si kryeministër si Kosovës do të pranonte këtë shantazh i binte që të punonte për strukturat paralele kriminale që dirigjohen nga Serbia. “Unë kisha mundësi të negocioja me ndihmën e ndërkombëtareve, madje edhe me Vuçiçin për shtyrjen e zgjedhjeve. Por pasi ato janë kryer, unë nuk kam mandat të dal mbi ligjin dhe të negocioj për të mos e zbatuar atë” spjegoi Kurti.

(PAMJET) Ushtarët e NATO-s të plagosur, ç’ndodhi në përleshjet me serbët e Kosovës  

Me një qëndrim logjik dhe tolerant ai e pranoi se kryetarët e katër komunave me shumicë serbe, të votuar vetëm nga pakica shqiptare në këto zona kanë legjitimitet të cunguar. Ai i quajti ata shprehimisht si kryetarë me “k” të vogël duke i quajtur si përfaqësues teknikë dhe të përkohshëm. Ai pranoi se një zgjidhje mund të qe shkurtimi i madatit të tyre dhe kalimi në zgjedhje të reja. Por që këto zgjedhje të mbahen, logjika ta do që Lista Serbe e dirigjuar nga Beogradi, ti jepte fund bojkotit dhe të rikthehej në garën demokratike. Në fakt serbët s’duan as të marrin pjesë, as të lejojnë të tjerët të bëjnë punën. Pikërisht për këtë Kurti tha se detyrimi i tij është të sigurojë një ‘funksionalitet minimal” të shtetit ndërkohë që pala tjëtër kërkon kaos dhe bllokim të tij. “Unë jam i ndërgjegjshëm që duhet të ketë më pak prani policore përpara godinave komunale, por që kjo të ndodhë duhet të largohen më së pari turmat e dhunshme jashtë tyre”, tha Kurti.

DASH reagon për situatën në Kosovë/ Blinken: Të ulen tensionet në veri të vendit 

Pra sipas kryeministrit të Kosovës dilema e konfliktit aktual është e thjeshtë: ose je pro atyre që duan disfunksionimin e shtetit të Kosovë, ose pro të tjerëve që kërkojnë zbatimin e ligjit dhe rend demokratik. 

©Lapsi.al

 

 

 

    


28 Comments

  1. Kurti ka te drejt, po veshtir te besohet se Kurti e ben vetem per ligjin. Pastaj ligji kur humbet arsyen nuk ka sens as te zbatohet. Serbet jan bastard, do ishte me mir te ishin shkembyer territoret e te kishim ndejt rehat te gjith. Po Kurti nuk donte. Nga ana tjeter eshte normale qe ata (serbet ropqira) nuk duan nje kryetar qe nuk i perfaqeson, ne sensin qe nuk e kan zgjedh vet. E vertet, jan vegel e beogradid dhe kjo ndodhi ngaqe ata braktisen istitucionet Kosovare. Po Kosova nuk e ka mundesin te paguaj nje cmim kaq te lart per ca ropqira aty ne veri. Per fat te keq, kesaj rradhe interesat amerikane jan kunder interesave shqiptare. Kurti ka ber gabim qe ka nxit frym antiamerikane ne Kosov dhe kete amerikanet nuk ja falin, ashtu si nuk ja falin Saliut.

    1. nuk ka shkembim territoresh sepse hapet loja dhe ku humbet nuk fitohet ne rajon. perfundon ne copetime dhe fuqizim te serbise. nuk fuqizohet kundershtari i europes per lobingje te administratave amerikane.

    2. Te rrime rehat ne te tjeret? Ok ke tia japim te gjithe Kosoven Serbise dhe vertet do jemi rehat. Ata gjithmone do ta kene enderr te arrijne ne Durres po kjo do te ndodhe pasi i gjati ine ta kete zbrazur te gjithe Shqiperine. Se kuptoj pse Ukrainasit bejne lufte apo Izraelitet? Zgjidhja ekzistoka. Sa here qe gjerat acarohen jepu nje cope te rrish rehat. Ah ju kripsha trute. Kjo mendje na ka cuar aty ku jemi. Ne prag te shfarosjes.

      1. ti pa USA sot nuk do ekzistoje, do ishe shfarrosur, leri karlliqet, humben ne. Kosova pa NATO nuk clirohej kurr, ose clirohej kur te vdisnin nja 1 milion shqiptar. Pa USA as Shqiperia nuk do ekzistonte. USA e di shum mir se kush jan serbet dhe kush jan shqiptaret, per momentin nuk u interesonte ky acarim i panevojshem. Edhe Kurti e dinte shum mir qe do kishte reagime po ai e ben kastile per t provokuar. Kurti shte nihilist i pandreqshem, as rambujen nuk e donte e as planin athisari. Dhe pa to sot nuk do kishte kosov po do kishte serbi aty. USA nuk e ka me shqiptaret po me politikanet shqiptar anti-perendimor. Albini le te bej administratorin, ndoshta per ndonje shef dikasteri eshte i mir meqe nuk eshte i korruptuar, por si politikan fal atij kosova sot eshte me keq se kurr ne raport me partneret.

        1. Usa e ka me ata që nuk i rrinë gatitu. Sidomos kur janë administratë palaço si kjo e bidesë që e blen çdo lobues pasi është e paaftë.

    3. Shume i kthjellet, i forte ne llogjike dhe me argumente te pacenueshme, bravo A. KURTI! Bej cudi sesi nga kjo llumhane, pocaqillek dhe pervesitet, qe e kane katandisur kete milet, te dali nje perfaqesues i tille, KAQ!

  2. Kurti është thjesht i pa-aftë, dhe merret për dore nga Vuçiçi sipas qejfit. Tani e ka vënë përballë SHBAve dhe BEsë, pozicion që duhet ta shmangte me çdo mënyrë. Por jo, aty është, si sylesh, përballë SHBAve dhe BEsë. Shpresoj ta mëshirojnë Kurtin që mos ti shkaktojnë dëme Kosovës. Por duket që syleshi e ka kryer këtë punë me pakthim.

    1. Quditem nga disa komentus te shqiperise qe perbaltosin figuren e z.Kurti,Po DEGJOJE Kreshnik spahiu duke then …pa e largue Kurtin nga skena politike,Kosove nuk ka prespektive…! Je mesu me kr…e juaj ne gjdo tri dite nga ni afere koruptive.Ni sevil …turp ju qoft .

      1. Ne 1997ten, 1998en, kam prite Kosovar ne shtepi. Mesa duket e keni harru ate pune tani. Mirese te vini prape, ne nuk jua mbyllim deren.

          1. qeke malok lushnje , e re e, ne lushnje ka maloqer plot re

    1. Sikur shwiperia londineze te kishe nji kryeminiser si albini, ne do kishim nikoqirepsur (si i themi ne nga jugu) nji shtet dinjitoz nga te gjitha drejtimet.eshte e vertet qe ne duhet te jemi mirenjohes per jete SHBA ve per pavarsine e Kosovës, po kur SHBA te per arsye konjuktturiale te momentit nxjerrin bythen tone ne pazar, ah miq te dashur amerikan, ne ketu ju themi STOP. IMEDIATE te fuqizojmë forcat e armatosura si ne Kosove ashtu edhe ne shqiperi. Por hajdutet ordiner ne Shqipërinë londineze se kan nji mendje te tille,sepse duhet qe dashuria per shtetin te prevaloj cdo gje. P. Sh i marin biznesit nji takse vjetore per arsimin, lesh me tresh,. Me mire do ishte nji takse per forcat e armatosura, dhe te shkonte atje, jo ne xhepat e hajduteve. Shqiptaret me kaq shume armiq qe kane rreth e rrotull(sllavet kryesoret) duhet te marin me sy mbyllur modelin e shtetit izraelit. Ushtri potente, ekonomi tregu potente. Prandaj dhe amerikanet i vine pas avazit atyre, shume e thjesht, se jane serioze ne ate qe bejne. Po ketu te ne ca ndodh, kemi nji Republik bananesh, qe krekosen me pallen e tjetrit dhe kur vjen momenti rime si shkerdhata, ashtu si dhe ne kete raste me Kosoven martire, qe ne shekuj eshte martirizuar per shqiperi ne etnike. Pra ne shqiptaret e thjeshte kur te degjojmw dhe te shikojme qe po investohet ne ushtri , ate here kjo do jete nji gje shume e mire per forcimin e shtetit shqiptar ne Ballkan. Rame mavi p.sh po harxhon 3 mileon euro per nji kopshte bace, brenda kryeministrisë, po pse mor ster nip i Kastriotit i hedh ato leke kot, ma kote fare. Me mire bli dhe ca dron te tjere bajraktar nga Turqia se do na duhen nji moment

  3. Zhgenjim i madh nga USA dhe BE. Serbet si gjithmon te perkedhelur, USA dhe BE sikur nuk i kan syt ne ball. Kercenojn Kosoven pse huliganet serb plagosen ushtar te KFOR, vari karin. Vllau i Vucicit, Rama te dal menjeher ne mbrojtje te Kosoves. Sebet kasap dhe sa her bejn trazira perfitojn nonji gjo, tani e kan ber rrug kete pun e kan mesuar si te perfitojn, mjafton te jen te dhunshem. Ka 10 vjet qe Serbia perfiton me keto menyra ndersa amerikanet jan rend fare ne menyren si po sillen. USA nuk duhet te harroj se jan shqiptaret dhe jo serbet populli me proamerikan. Shqiptaret ndihen te tradhetuar nga USA. USA ka ofenduar gjith kombin shqiptar.

  4. Kreu i SHISH Vlora Hyseni s’ka qenë në Serbi/ Pamjet filmike që përgënjeshtrojnë edhe Berishën,vesi del me shpirtin kete ben salihu perdite shpif shpif shpif se dicka ngel te shpellkaret cecene

  5. Edith Harxhi, nuk ka asnje kontribut ne PD. Por mori poste te rendesishme vetem per nje arsye. Ajo ishte shoqe me Argita Berishen. Gjatë gjithë kohes qe PD ishte ne pushtet Edithin e therrisnin. “Ajo shoqja e Argites, ajo Harxhi” pra dhe emrin nuk ja dinin.

  6. per interesa te momentit USA shiti interesat shqiptare. I kerkojn llogari Kurtit kur aty huliganet dhe kriminelet serb i ben copash ushtaret e KFOR. Kjo u be si ajo puna e atij qe i vodhen lopen dhe shkun njerezit per ta ngushelluar. i tha i pari vet e ke fajin, pse fle kur kullot lopa dhe nuk e rruan lopen. i tha i dyti, vet e ke fajin, pse nuk merr nje amr me vete. i tha i treti, vet e ke fajin , pse nuk merr nje qen ta ruaj lopen. Dhe ky me te drejt tha: po daleni o vellezer, vetem un e paskam fajin, po hajduti qe e vodhi lopen nuk ka faj fare? Ja keshtu dhe ky muhabet.

    1. Ata shitën afganistanin irakun, iu vra ambasadori në benghazi libi
      Tani po shesin ukrainën.
      Por kosova ka i çik ngërç sepse ka potencial për të dhjer.gjithe ballkanin perëndimor bosnje kroaci serbi kosovë maqedoni mal i zi shqipëri plas keq dhe europa është e përfshirë 100% . Nuk është si ukraina në lindje që nona tu qihet rusë dhe ukrainas një mut janë, le të shfarosen me njëri tjetrin.
      Në ballkan dhitet sporti , usa ska shumë lëvizje për tu tërheq

  7. BRAVO ALBIN!
    Bravo Albin!
    BRAVO ALBIN!!!!!
    “NE NUK KEMI MIQ,NE KEMI INTERESA”
    President of USA John Kenedi.

  8. Kurti nje kryeminister i logjikshem, plotesisht konform kushtetutes se Kosove e ligjit. As dhe nje njeri normal nuk mundet ta kundershtoj Kurtin ne logjiken e tij te fuksionimit te shtetit.

    1. Eshte e vertet qe shkruhet nga disa komentus shum real dhe te logjikshem.Kurti sot e sqaroj ne bratisllava per disa qe nuk Jon ne ngjarje,pra serbet u larguan nga puna,me deshiren e vuqiq,dhe lan vakum institutional,Kurti dhe Vjosa propozuan zgjedhjet,Amerika tha te shtyhen per gjashte muaj ok thane kreret e Kosoves,erdhi data e caktimit te zgjedheve nderkombtaret nuk e refuzuan,por serbet bojkotuan zdhejet u majten dhe fituan vetem kandidat shqipetar,dhan betimin dhe Kur fillun Punen serbet dulen ne rruget per protesta ,faktorit ndekombetar ,dhe ai kombetare,,SI rama,memli ,ramushi,arpagjiku,deklaruan SE Albin Kurti eshte fajtor…!!!

    2. Jam shum dakort me qte qe shkruan por gjithsesi demokraci do te thot edhe perfaqesim, dmth njerezit te zgjedhin kush ti perfaqesoj. Nuk eshte nomrale qe tu imponosh kryetar qe ata nuk i kan zgjedhur, pasi Serbia dhe Rusia nje pretekst presin per te destabilizuar rajonin. Keshtu qe Kurti e dinte se cfar mund te ndodhte, dhe duhet te ishte koordinuar me partneret. Ketu po luhen gjera me te medhaja sesa tre kryetar komunash ne tre fshatra. Eshte loj globale dhe Kurti cdo gje duhet ta bej ne koordinim. Nga ana tjeter ska perse te ulim breket gjithmon, po kjo situat duhej te menaxhohej me mir. Ca eshte me e keqja, eshte kokfortesia e tij pasi partneret i than te terhiqej eshte vetem ne dem te Kosoves.

  9. Mendoj se Kosova ska qene ndonjehere me mire e udhehequr. Albini si askush tjeter derimetani i doli balle per balle situates duke respektuar çdo gje te shkruajtur dhe keshtu tregoi qartazi kush eshte Buzeviçi dhe cilat jane konçesionet qe i behen atij. Kurajo Albin!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *