• |
ide | kryesore

DASH reagon për situatën në Kosovë/ Blinken: Të ulen tensionet në veri të vendit

Lajme, Të fundit
Blinken



Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken u bëri thirrje të martën të gjitha palëve në Kosovë, të punojnë për të ulur tensionet në veri të vendit. Shtetet e Bashkuara dënojnë dhunën e së hënës kundër trupave të KFOR-it, forcave të rendit dhe gazetarëve, që ai e quan “të papranueshme”.

Kjo është deklarata e dytë, që nga e premtja, që sekretari amerikan i shtetit fajëson qeverinë e Kosovës për acarimin e situatës. “Vendimi i qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat e komunave, i acaroi thellë dhe pa nevojë tensionet”, shprehet zoti Blinken.

“Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij”, thekson ai, “duhet të marrin masa që kryetarët e zgjedhur të komunave, t’i kryejnë detyrat e tyre të kësaj faze tranzicioni, në mjedise alternative, jo në ndërtesat e komunave dhe të tërheqin forcat policore përreth tyre.

Presidenti Vuçiç dhe qeveria e Serbisë duhet të ulin nivelin e gadishmërisë së forcave ushtarake serbe dhe t’i bëjnë thirrje banorëve serbë të Kosovës të mos kundërshtojnë KFOR-in dhe të mos kryejnë veprime të dhunshme”, thekson Sekretari Blinken.

Kryediplomati amerikan u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë, siç shprehet ai “të ripohojnë menjëherë angazhimin për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve”./VOA



4 Comments

  1. Pse ça do bësh?

    Do kërcënosh përsëri me heqjen e albinit?

    Apo do e kthesh kosoven tek serbia????

    Në fakt usa ska ça bën fare sepse çdo lëvizje e saj përveçse që ska dakordësi ne amerikë ska as dakordësi në.eurpçe dhe do ishte bashkëpunim me serbët dhe rusët që po luftojnë në ukrainë

    I kan duart e lidhura, as vwroun nuk e japin dot çor do detyrohen ta mbrojnë, maksimumi do bëjnë ham h si buçet e sorros. Kosova është.projekt afatgjatë gjeostrategjik, nuk e çrish dot vuçiç rama alex soros dhe blinken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *