• |
ide | kryesore

Zbulohen pajisje për prodhimin ilegal të Bitcoin në veri të Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
bitcoin



Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 11 pajisje për prodhim të kriptovalutave në fshatin Uglar të Zubin Potokut. Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se qytetarët e lagjes ku kanë qenë të instaluara pajisjet për prodhim të kriptovalutave (Bitcoin) kanë raportuar rastin në polici pasi sic thuhet, ata kanë pasur probleme të vazhdueshme me energjinë elektrike që si pasojë u ka dëmtuar pajisjet shtëpiake .

“Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore kanë ndërmarr veprime të menjëhershëm dhe ka identifikuar lokacionin [shtëpinë] e personit të dyshuar dhe në shtëpi janë gjetur njëmbëdhjetë pajisje për prodhimin e kriptovaluatave [Bitcoin]”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se nuk ka gjetur në shtëpi personin e kërkuar meqë “i dyshuari nuk gjendej në shtëpi pasi që herë pas here udhëton nga Beogradi i Serbisë dhe viziton shtëpinë lartcekur [në Zubin Potok].

Që nga viti i kaluar Policia e Kosovës ka zhvilluar dhjetëra aksione për konfiskimin e pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave. Në katër komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq janë konfiskuar qindra pajisje dhe në të kaluarën janë identifikuar ‘ferma’ për prodhim të kriptovalutave.

Prodhimi i kriptovalutave është i ndaluar në Kosovë që nga shfaqja e krizës energjetike vitin e kaluar. Prodhimi i kriptovalutave në vitet e fundit ka qenë i koncentruar në katër komunat veriore pasi që atje, qytetarët nuk e paguajnë energjinë elektrike që nga viti 1999.



2 Comments

  1. Ua heqim Bitcoinerat qe pasurojne ata dhe varferojne shtetin, do mesohen te paguajne rrymen e ujin(shume shpejte), do kuptojne qe ska me shpresa per shkeputje te veriut, dhe ikin vete, skane pse rrine me ne veri. Prandaj durim, jo si Nol Krasniqi (njeri nga 4 anetaret gjithsej te partise se Dardanit)qe u dorezua nga ideali qe kishte dhe kerkon shkembim territoresh. Do C’kolonizohet ajo pjese ,ska rruge tjeter

  2. Po e vërtetë është.Pasi të vendoset ligji një pjesë e mirë kanë për të ikur dhe do rinë ata serbë që vërtet duan rregull që jetojnë normalisht dhe e dinë se asgjë si gjen nga shqiptarët por nga bandat kriminale serbe. Siç bëjnë dhe serbët e tjerë që jetojnë në enklavat e tjera në mbrendësi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *