• |
ide | kryesore

“KFOR të marrë veriun”/ Prishtina: Kërkesë e Vuçiç, Rama të heshtë dhe mos ndërhyjë

Arkiva, Lajme, Të fundit
kfor



Deklarata e kryeministrit Edi Rama që KFOR duhet të marrë nën administrim veriun e Kosovës ka shkaktuar reagime të shumta në Prishtinë. Në një deklaratë për mediat, Rama tha se atje situata është e vështirë dhe se “për të parandaluar në çdo mënyrë dhe me çdo mjet këtë konflikt, që sot duket më i mundshëm se asnjëherë më parë se deri dje, KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës”.

“Është një propozim që e kam bërë më parë, e kam bërë dhe në Samitin e NATO-s dhe e kam shpjeguar gjerë e gjatë pse” – tha Rama.

Një përgjigje e dha kryeministri i Kosovës Albin Kurti që tha në një intervistë për media boshnjake se ka nevojë vetëm për patrullime të përbashkëta mes policisë së Kosovës dhe KFOR-it në zonën kufitare dhe jo në pjesën tjetër.

“Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta që përfshijnë policinë tonë dhe KFOR-in përgjatë kufirit Kosovë – Serbi. Për sa u përket çështjeve të tjera, protokolli është përcaktuar tashmë. Kudo në Kosovë, policia jonë është reaguese e parë, e pasuar nga EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Unë nuk besoj se ky protokoll duhet të ndryshohet” – ka thënë Kurti në intervistë.

Një reagim të drejtpërdrejtë bëri në Facebook, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo thotë se kërkesa e sotshme e tij ishte frika më e madhe e Ramës dikur. Madje, Haxhiu thotë se kryeministri shqiptar po risjell një kërkesë të vjetër të presidentit serb.

“KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës” – kështu paska deklaruar sot Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë. Tre muaj më parë, saktësisht me 19 qershor, këtë qëndrim të tanishëm KM Rama e thoshte me brengë, si diçka që ka rrezik se mund të ngjajë, e jo si diç që duhet të bëhet! Në fakt, kjo kërkesë e re e tij nga një brengë e vjetër që besonim se e kishte është veçse kërkesë e stërvjetruar e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, – ka shkruar Haxhiu.

Më tej ajo thotë se nevoja është vetëm për patrullime të përbashkëta të Policisë së Kosovës me KFOR-in përgjatë kufirit me Serbinë, sepse prej andej vjen armatimi, municioni dhe mercenarët që duan luftë.

Për këtë çështje u pyet edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svelça. Në emisionin “TPZ” në MCN, ai tha se nuk ka nevojë që KFOR të marrë administrimin pasi këtë mund ta kryejë policia e Kosovës.

“Nuk ka nevojë KFOR-i që të marrë nën kontroll asgjë. Kemi policinë e Kosovës e cila po tregohet si një nga institucionet më të suksesshme të shtetit të Kosovës. Ajo po mbron sovranitetin dhe integritetin suksesshëm” – tha ministri që sqaroi edhe deklaratën e kryeministrit Kurti për patrullime të përbashkëta mes policisë së KFOR-it dhe policisë së Kosovës gjatë vijës kufitare.

LEXO EDHE: “KFOR të marrë veriun”/ Ministri i Brendshëm i Kosovës reagon pas deklaratës së Ramës

“Në kemi një vështirësi për sa i takon vijës kufitare apo zonës së gjelbër për shkak të marrëveshjes së Kumanovës e cila thotë se policia e Kosovës duhet të mbajë një distancë prej 1 km nga vija kufitare dhe prandaj kryeministri i Kosovës ka thënë se është mirë që brenda këtij shiriti të ketë patrullime të përbashkëta me KFOR-in, por nuk bëhet fjalë për menaxhimin e situatës në 4 komunat e veriut të Kosovës” – tha ministri.

Ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendojse, Dimal Basha ka kërkuar që Rama të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të Kosovës.

“Vet KFOR-i është bind që Policia jonë ka kapacitete me mbajt rendin dhe sigurinë nê veri, del Edi Rama thotë, KFOR-i le ta merr përsipër sigurinë atje! Nuk meriton koment, veç s’pe kuptoj pse ka nevojë me fol se çka duhet me ba Kosova në vend t’vetin?” – ka shkruar Basha.

Një reagim të ashpër ka bërë edhe koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali që ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Rama. Mihali tha se ndihma më e madhe për Kosovën është heshtja e kryeministrit të Shqipërisë.

“Mbase heshtja e Kryeministrit të Shqipërisë për disa ditë do të ishte ndihma më e madhe, në këto momente, dhënë Kosovës. Po ashtu, Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar që KFOR të marrë kontrollin në veri. E as nuk do ta bëjë. Këtë e di dhe çdo fëmijë i vogël. Këtë e kërkon vetëm Serbia. Qeveria e Kosovës ka kërkuar vitin e fundit kryesisht shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë referuar kërcënimit dhe akteve të vazhdueshme të agresionit nga ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën”, – ka shkruar Mihali.

Për deklaratën e Ramës reagoi edhe sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosjes, Alim Rama. Ai ka akuzuar kreun e qeverisë shqiptare se është koordinuar me të parin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Koordinim se jo mahi!!!” – ka shkruar Rama. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Duaji nje here te vetme Shqipetaret te lutem!PUNO NJE HERE TE VETME PER SHQIPETARET DHE JO PER VETE OSE IK IK IK MJAFT! thotë:

    Shut up Shut up and then go out please!

  2. MOS SHANI DHE MOS URRENI KY ESHTE MENDIMI VET OBJEKTIV PER VETEN E TIJE DHE NGA ANA TJETER AI ESHTE MENDIMI I LIR DHE I DREJT I PALES KOSOVARE thotë:

    NE POLITIK TE DASHUR CUNA .SEJCILI KA MENYREN E VET TE TE BERIT POLITIK POR KOHA ESHTE TREGUESJA VLERSUESJA .KOSOVARET JAN NE VIJEN E PAR .ATO JAM NE PERQENDRIM VETMBROJTJE KERKUM TE DREJTASH. DHE MOSLEJIM PADREJTESIJE .BESOJ SENDIHMA NGA CDO AN SJU KA MUNGUAR.TE GJITH PO ULLTOJN SI PRENDIM ME KUPTIMIN DOMOSDOSHMERIVE DHE JUSHTIFIKIMIN E PERGJEGJSIVE SE E DIN SE MOSPERSHTATJA .I CON NE DESHTIM KESHTU QE MENYRA SI SHPREHEN ESHTE POLITIK DHE MENYRA SI VEPROJN ESHTE VLERSIM RALITETI NDARJE ME PROBLEMET DHE ORJENTIM DREJT ZGJILLJEVE MOS SHIHNI SIKUR JAN NJESH ME KUNDERSHTARIN .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *