• |
ide | kryesore

Era e ndryshimeve te Partizani fryn nga Kroacia: Zekic, ish-tekniku i Sheriff, prezantohet në Tiranë

-Instant, F1, Sport, Video
Zekic



Nga italianët te kroatët. Linja e Partizanit ndryshon krejtësisht, pavarësisht se Giovanni Colella u bë italiani i parë që fitonte një titull me të kuqtë. Shkarkimi i tij është pasuar edhe me prezantimin e njeriut që do drejtojë kryeqytetasit në Champions League. Zoran Zekic është trajneri i ri i Partizanit, i sponsorizuar nga drejtori i ri sportiv i të kuqve Arbër Abilaliaj.

Ish-tekniku i Slaven Belupo, që ka drejtuar edhe Sheriff Tiraspol, Osijek, Diośgyőr dhe Maksimir, është prezantuar nga presidenti Gazment Demi. 49 vjecari do të marrë menjëherë frenat e ekipit, edhe pse tashmë ndonjë pikëpyetje do të ketë edhe te lojtarët. Partizani ka theksuar gjithnjë se grupi do të ruhet, pavarësisht se preferencat e kroatit do të jenë vendimtare.

Lexo më tej: Zyrtare, dorëhiqet Colella: italiani detyrohet të ikë, pasi u shpall kampion

KOMUNIKATA E KLUBIT

🤝 𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄
🆕️ 𝐖𝐄𝐋𝐂𝐎𝐌𝐄 𝐙𝐎𝐑𝐀𝐍 𝐙𝐄𝐊𝐈𝐂̧ 🇭🇷
FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Zoran Zekic. 49 vjeçari nga Kroacia, i cili do të drejtoj kampionët e Shqipërisë në sezonin e ri 2023-2024, është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe drejtori sportiv Arbër Abilaliaj. Në sezonin e fundit Zekiç ishte pjesë e ekipit Slaven Belupo, ndërsa përgjatë karrierës si trajner ai regjistron edhe eksperienca në drejtimin e Sheriff Tiraspol, Osijek, Diośgyőr dhe Maksimir. Zekic vjen në drejtimin e 17-të herë kampionëve të Shqipërisë për të nisur një projekt ambicioz dhe fitues. Sot skuadra nis zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *