• |
ide | kryesore

I transformuar/ Publikohet foto e fundit e Silvio Berluskonit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berluskonit


Vizita e Silvio Berluskonit në “Maximilian Bistrot”, një bar-restorant në zonën e Segrate në Milano, me pamje nga liqeni i mjellmave tingëllon tashmë pothuajse si një lamtumirë për projektin e tij “Milano 2”.

“Ai mbërriti të premten pasdite, rreth orës 14, së bashku me partneren e tij Marta Fascina dhe truprojat. U ul në një tavolinë, porositi kokoshka dhe lëng portokalli për të dhe një krem kafeje për partneren e tij”thotë menaxheri i restorantit, Omar Calvetti.

“Ai qëndroi për rreth një orë, për habinë e të gjithëve. Në ato momente lokali ishte plot. Kishte shumë klientë për drekë dhe sigurisht që prezenca e Berlusconit nuk kaloi pa u vënë re. Mes klientëve kishte edhe disa studentë nga Universiteti San Raffaele, të cilët bënë foto me të. U thashë bashkëpunëtorëve të mi që të kujdesen që të mos e shqetësojnë” – rrëfeu ai për mediat.

“Shkëmbyem disa fjalë. “Milano 2” është gjithmonë e bukur” – më tha. Ai dukej i qetë, i buzëqeshur” – tregon menaxheri.

“Maximilian Bistrò” është mensa e dikurshme Mediaset. Disa hapa larg restorantit ndodhet një monument kushtuar vetë Berlusconit, themeluesit të lagjes. Aty “kalorësi” ndihej si në shtëpinë e tij, aq sa në të kaluarën ulej edhe në tavolina. Edhe pronari Massimiliano Albanese u ul me të të premten për të biseduar.

“Ishte edhe djali im, 7 vjeç e gjysmë, i cili e përqafoi. Ata bënë një foto së bashku – kujton ai. Më kërkoi që statuja e tij të ishte gjithmonë shumë e pastër” – tha ai.

Vetëm pak orë pas atij lëngu portokalli, Berluskoni shkoi sërish në spitalin San Raffaele për disa kontrolle, pas të cilave gjendja e tij u përkeqësua gradualisht. Ai ndërroi jetë të hënën në orën 9.30.

“Duke pasur parasysh atë që ndodhi më pas, më pëlqen të mendoj se me atë ndalesë në lokal ai donte t’i thoshte lamtumirë “Milano 2”, krijimit të tij. Kaloi një orë të shkujdesur. Më vjen keq për ndarjen e tij nga jeta. Personalisht e kam vlerësuar gjithmonë, mendoj se ka lënë gjurmë” – thotë Calvetti.

“Milano 2” përfaqëson iniciativën e dytë më të madhe të pronave të paluajtshme të Berluskonit. Planifikimi filloi në vitin 1967 dhe ndërtesat e para u dorëzuan në 1971. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *