• |
ide | kryesore

Rezidenca e Silvio Berlusconit mund të kthehet në muze

F1, Paparazzi
Rezidenca



Rezidenca pranë Milanos që i përkiste të ndjerit Silvio Berlusconi mund të shndërrohet në një muze kushtuar tre herë kryeministrit italian.

Berlusconi, i cili vdiq në qershor në moshën 86-vjeçare, bleu Villa San Martino, rezidencën e tij kryesore, në fillim të viteve 1970. Ky ishte vendi ku miliarderi organizoi takime intime biznesi dhe politike, si dhe disa nga festat famëkeqe të seksit.

Një burim brenda partisë Forza Italia të politikanit konfirmoi zërat se Villa San Martino mund të shndërrohej në muze, duke shtuar se në këtë fazë ishte “një ide” që po diskutohej mes të afërmve të Berlusconit.

Por çfarë mund të shohin vizitorët?

Rezidenca ka 70 dhoma me vepra arti, duke përfshirë ato të Rembrandt dhe Titian, si dhe qindra portrete – shumë prej të cilave janë portrete të tij.

Vila gjithashtu përmban – thuhet se ndodhet në një banjë – dokumentin e “kontratës me italianët” që ai nënshkroi në televizionin kombëtar dhe në të cilën premtoi të ulë taksat, të krijojë vende pune dhe të ndërtojë infrastrukturë, përpara zgjedhjeve të përgjithshme në vitin 2001.

Vila e Silvio Berlusconi-t mund të kthehet në muze

Biblioteka është e pajisur me më shumë se 10,000 libra, duke përfshirë biografitë e Winston Churchill dhe Margaret Thatcher, ndërsa zyra e tij është e zbukuruar me dhurata nga liderët botërorë, duke përfshirë mbretëreshën e ndjerë Elizabeth II dhe mikun e tij Muammar Gaddafi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *