• |
ide | kryesore

Manipulimi i mediave serbe me arrestimin e policëve kosovarë: U parandalua pushtimi i territorit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Manipulimi



Mediat serbe i kanë bërë jehonë rrëmbimit të tre efektivëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe duke manipuluar me ngjarjen.

Disa prej këtyre mediave mburren më rrëmbimin e efektivëve të Kosovës, të cilët i konsiderojnë si terroristë të kryeministrit Albin Kurti.

Në artikullin e njërës prej këtyre mediave shkruhet se u parandalua një tentativë për pushtimin e Serbisë.

“Tre personat janë arrestuar me armë automatike dhe me pajisje ushtarake. Veprimi i shpejtë dhe efikas i policisë serbe parandaloi me sukses tentativën e policisë së Kosovës të pushtojnë territorin e Serbisë qendrore për të kryer një aksion i cili sipas të gjitha parametrave është akt terrorist me qëllim të destabilizimit dhe përshkallëzimit të konfliktit të drejtuar kundër Republikës së Serbisë. Policia do të vazhdojë punën e mëtutjeshme në bashkëpunim me prokurorinë kompetente”, shkruan “Novosti”.

Kujtojmë se për rrëmbimin e tyre reagoi edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svelça, i cili e konsideroi një akt kriminal nga ana e Serbisë.

Lexo më tej: (VIDEO) Policia serbe prangos tre policë të Kosovës/ Qeveria Kurti: U morën peng 



2 Comments

    1. Ata 3 hallexhinj me rroba te vjetra! Brenda territorit kosovar.. Amerika eshte kunderpergjigjur me dergimin e nje grupi helikopterash Hawk brenda territorit serb per te inspektuar nqse i kane rrembyer brenda territorit kosovar! Vucic, ky zjarrvenes i Ballkanit qe do te krijoje front te 2 ne Europe per te pakesuar vemendjen qe Europe po i jep Ukraines! Albini do dali fitimtar e Rama si i dhjere qe u pe pjese e skenarit ruso-serb per destabilizim rajoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *