• |
ide | kryesore

(VIDEO) Policia serbe prangos tre policë të Kosovës/ Qeveria Kurti: U morën peng

Arkiva, Lajme, Të fundit
Policia



Media serbe Novosti raporton se tre policë të Kosovës janë arrestuar nga Policia e Serbisë sot.

“Anëtarë të njësive speciale të Policisë së Serbisë kanë arrestuar në territorin e Serbisë, tre ushtarë të armatosur deri në dhëmbë të shtetit të rremë të Kosovës,” – shkruan Novosti.

Një gjë të tillë ka raportuar edhe nga media B92.

Sipas Novostit, Vuçiç është informuar në mënyrë urgjente për këtë aksion.

Për çështjen ka reaguar edhe Policia e Kosovës me anë të një postimi në Facebook, ku e pranon se ka dyshime që janë kidnapuar tre zyrtarë kufitarë patrollues.

Sot, në mesditë nga njësiti policor i cili ishte në përbërje prej tre zyrtarëve kufitar, kanë njoftuar se në afërsi të pikës statike kanë vërejtur person/a të maskuar dhe të armatosur, me këtë rast në drejtim të kësaj pike në asistencë janë nisur njësi shtesë të PK-së.
Me të arritur në atë lokacion, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare por jo edhe vet zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë lokacion. Në drejtim të këtij lokacioni menjëherë kanë shkuar edhe njësite tjera policore, si dhe janë informuar edhe institucionet tjera të sigurisë, përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se zyrtarët policor janë kidnapuar nga forcat serbe.” – shkruan mes të tjerash Policia e Kosovës.

Kujtojmë se dje Policia e Kosovës arrestoi ditën e djeshme një të dyshuar për veprime kriminale në veri me emrin Millun Millenkoviq Llune, për të cilin sot edhe u protestua në veri të vendit.

Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme, policia e Serbisë arrestoi edhe dy qytetarë, Dervish Maliqin dhe Esat Muçollin. Arsyet e këtyre arrestimeve nuk janë bërë me dije.

©LAPSI.AL 



26 Comments

    1. Keto jane veprimet e Kurtit dhe Vuçiçit, që për interesat e tyre personal. Dhe për interesat e palve të treta siçe jane Rusija dhe vendet islamike, done që ta ndezin flake Ballkani. Këta 2 horra duhet të ndalohen një ore e më pare…

      1. Edvin Juda juda juda juda
        Bastard si Kristaqi , vllehe te shpifur , mbani era mut , qelbesira TRADHETARE!!!

    1. Ajo qe thua ti eshte gjeja e pare qe duam te gjithe,po nuk eshte aq e lehte, se pastaj do na shtohet nje presion shtese nga nderkombetaret, qe te heqim edhe policine nga veriu. U deshen 22 vite qe te vinte Kurti e te ndertonte 4 baza policore ne veri, e nuk duhet te rriskojme te na bejne presion per ti heq…..Ndoshta tani duhet ta perdorim kete “sulm kurth” te pabesete tyre, si pretekst per ta cuar FSK ne veri. Albin Kurti rrit buxhetin per FSK ne 20%. Populli duhet ta mirekuptoje e bile t’ia kerkoje vete qe te kete edhe ulje rrogash po qe nevoja, por ushtrine duhet ta forcojme urgjentisht. Eshte mundu Kurti masivisht per kete gje, por nuk mundet ne dy vite te beje ate qe skane bere ish pushtetaret qe nga 1999-2021. Tani gjithe lobimi i Kosoves te jete per ta cu FSK ne veri. Ne nje lufte Kosove-Serbi, i shpartallojme serbet, me humbje te medha,por fitore te sigurte

    2. Dhe mos harro i Paemer 15;29. Ishte rrembim ,jo beteje. Ishin 3 police kufitare mbi 50 vjec te (jo te njesive speciale te Kosoves sic genjejne serbet) qe u futen ne kurth nga dhjetera police special serb.Se po te ishte per beteje me Njesine speciale te Kosoves, u pa dje ne Mitrovice, apo ne demonstratat e para disa diteve, kur serbet guxuan te sulmojne KFORIn por jo Policine Speciale te Kosoves

  1. Si tha Rama, nuk kan guxim te futen asnje cm ne territorin e Kosoves. Keta kan hyr 300 m dhe kan marr peng polica. Duket se duan luft serbet. Albini tani duhet ta ul hunden dhe te koordinohet me nderkombetaret se ata do ken info perderisa u acaruan aq keq. Ata do ken info qe Serbia ne bashkepunim me Rusin duan te fillojn luft me Kosoven. Pa NATo lufta do jet e veshtir dhe me shum kosto, keshtu qe Albini ta ul icik hunden pasi nqs fillon hataja vetem NATO mund te garantoj mbrojtje.

  2. Nje goditje e rende per imazhin publik te Albinit perpara elektoratit.

    Si me thene, “boll u fryve, se celesat e kashtes ke ne dore”!

  3. Nje tjeter padrejtesi ndaj Kurtit dhe Kosoves. Duhet qe Kurti te fus ushtrine dhe policine speciale ne Serbi dhe ti cliroje policet.

  4. Troc muhabetit, ka nis operacioni “Degjenerim Total i Kurtit”.

    Kurti do mbyllet brenda vetes per ca kohe me parimin “Me forcat tona”, por shume shpejt do zbythet nga elektorati.

    1. Por ai kryekoqja jote tha nuk futet dot serbi asnje cm. apo?
      Si tja bejme qe lideri boteror i droges u degjenerua nga Albini dhe Vucici njeheresh?

    2. Per cfare elektorati flet? Pse magjistari Rama, (qe ka vene ne gjum dhe i ka hiptotizu elektoratin ne Shqiperi pasi 700 000 i ka debu nga Shqiperia,te tjereve pasi i ka varferu,i ka percare,e ua blen voten,) paska aq magji, sa do i tru-shplaj edhe shqipatret ne Kosove? Enderroni,enderroni, ti dhe ai bashke, se do ia arrini. Prandaj filluat propaganden ta percani Vjosen dhe Albinin, e bile papritmas filloi promovimi i Vjoses edhe ne Top Channel? Po e keni gjet bute me Albinin ju patrozhanistat dhe media e Rames, se provoni neser (se ndoshta kur te plaket vjen ne pushtet) dhe shani Abdixhikun,apo keta (te ngjashmit e Meros ne Kosove- Nexh Spahiun dhe Matoshin)i dhe dhe e shihni sa “te bute” do jene.I shpifet deri ne neveri edhe Top CHannel krahas servileve te tjere mediatik,dikur nje ish TV patriot, kurse tani propagandues i MInishengenit dhe “vellazerimit” me serbet.Sot na paska ftu serbin e radhes, nje magjup qe fliste shqip(por se dinte torollakja Erjona RUSI, qe kushdo nga keta serbet qe ka mesu shqipen, do jete nje nga agjentet e ardhshem serbe. Tregojani popullit te verteten, qe ata vijne me ushqim te marre me vete,per arsye se sduan ti shtojne leke shqiptarit,e me shume ka deme duke shuajtur zjarret qe ndezin ne kodrat dhe malet tona cdo vere turistet serbe,sesa perfitim nga qindarkat e tyre…Nejse jam i sigurte qe nje dite shqiptaret ne Shqiperi do vetedijesohen e do e heqin kancerin qe kane ne kry te shtetit. Deri atehere Zoti qofte me Shqiperine,se ky kur Kosoves i turret per tia nda territorin, imagjino cpaska per te bere me detin neser pasneser.

      1. Kot nuk kemi vene nje Piktor ne krye.

        E kemi vene qe te shohi penelatat, por njekohesisht edhe gjithe pikturen.

        Ju (kundershtaret e Rames) i keni syte te fiksuar tek peneli.

  5. Ore të gjithë me Kurtin ju që postoni sipër.Ata rrëmbejnë polica dhe ju të ulë hundën. Çfarë llogjikë është kjo? Kurti pikërisht për këtë e bën sepse kjo është Serbia.Agresore dhe luftë nxitëse.A e patë si e pritën Presidenten Osmani në Parlamentin Europian?Pra janë pranë Kosovës. Janë dobiçat Amerikanë të Sorrosit që nuk janë korrekt me Kosovën sepse janë antishqiptar ashtu si Rama neodiktatori .

    1. Vetem Palikoqja eshte qe del me disa emra, asnje Shqiptar nuk eshte dhe nuk duhet te jete kunder Kurtit, pervec Palikoqes, Edvin Droges dhe Sorros LGBTQ+

    2. llogjika eshte e thejsht, me llafe bejn te gjith trimin, tani eshte momenti per vepra. Cfar do bej Kurti? Do sulmoj Serbin qe te cliroj tre policet? Ja pra qe nuk e ben dot se nuk i ka kapacitetet. Ja pra gjith ju qe beni patriotat me llafe tani mund te tregoni sa ju vlen lekura, rrembeni armet e mbroni njerezit tan qe rrembeu Serbia se keshtu me llafe jemi te gjith trima.

  6. Arsyeja pse nuk ndjen, kur i thonë se po dëmton Kosovën, është e thjeshtë. Kosova nuk është territori që ai duhet të shpëtojë, por është territori ku ai ka vendosur të vritet për tu shpallur martir.

    Kohët e fundit ai nuk po duron më. Duke menduar pa pushim për ditën e martirizimit të tij, ai po ngutet dhe po i lutet të gjithëve ta vrasin me rradhë ose njëkoësisht, serbëve, shqiptarëve, kosovarëve, evropianëve, rusëve dhe amerikanëve.

    1. Pse keshtu, apo me qe po perpiqet te evitoje krijimin e nje Srpska Rebublika ne Kosove qe soji jot, i liderit te droges dhe Sorros LGBTQ+ po doni ta instaloni me cdo kusht?

  7. sa antishqiptar ka ne shqiperi e gjithe e majta eshte kundra kosoves se i lexojme komentet i degjojme perdite neper kafe

  8. Po e provojne me cdo lloj menyre per te hapur nje front te ri lufte ne Ballkan…
    PS: nuk thuhet kidnapuar por rrembyer.

  9. A mor Arber po merru me Ramen dhe me Shqiperine, po e shef cte gjen pa USA, policet dorezohen pa shkrep asnje pushke. Se kupton dot kaq gje, qe Kosoven e ruan hija e USA, se Serbia pa NATOn do e kishe matan ures se Ibrit. Meqe eshte sovran Albini tani, ska pse ti bej thirrje USA ti liroj policet, te shkoj me ushtri e ti marr. Se kupton qe flamuri i Kosoves rri aty ku eshte se eshte i ngulur mbi bajoneten Amerikane, pa USA ju merr lumi. Ne dac kuptojeni , ne dac jo, Serbia aty eshte, futet prape, rrezik heres tjeter edhe rri, po sgjeti KFOR verdall.

  10. Tani pritet dalja ne konference per shtyp e Edi Ramovicit i cili do pershendese aksionin profesional te njesive speciale serbe ne Kisove, madje do thote qe keshtu Serbia dhe Vucici po i sherbejne paqes dhe sigurise ne rajon.
    Vetem ca Pallikare adhurues te sllavo-komunisteve mund te gezohen per degjenegimin e figures se shtetit te Kosoves dhe cilitdo kryeminister qe qendron ne krye te tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *