• |
ide | kryesore

Rama i hap rrugë kultivimit të kanabisit për përdorim mjekësor

-Instant, Lajme, Të fundit
Edi Rama kanabisi mjekesor



Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu tha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së këshillit të ministrave se në këtë mbledhje qeveria ka miratuar projektiligjin për kultivimin e kanabisit për përdorim mjekësor.

Ajo tha se qeveria e mori këtë vendim pas këshillimit kombëtar ku 61 e qytetarëve u shprehën pro, ndërsa theksoi se do të ngrihet edhe Agjencia kombëtare për kontrollin e kanabisit.

Ka miratuar projektligjin për kanabisin, për qëllime mjekësore dhe industriale. Nga këshillimi kombëtar ku 61% e qytetarëve u shprehën pro, ka filluar puna nga disa ministri. Ky projektligj përcakton kuadrin rregullator për mënyrën pse si do iniciohet procesi. Qëllimi është rregullimi dhe granatimi i procesit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së prodhimin, përpunimit” u shpreh Manastirliu.

Pak kohë më parë, duke folur për këtë projektligj, kryeministri Rama la të kuptohet se qeveria e tij do të legalizojë edhe përdorimin e kanabisit për konsum vetjak.

“Ju kujtoj që për legalizimin e kanabisit mjekësor e kemi konsultuar me shqiptarët dhe në këshillimin kombëtar kanë marrë pjesë gati gjysmë milionë shqiptarë që kanë thënë po, do bëhet. Në këshillimin e ardhshëm do i pyesim edhe nese doni të legalizohet dhe përdorimi rekreativ i kanabisit apo jo, do i pyesim, pra për përdorimin personal.

Apo do vijojë të jetë krim që dënohet dhe që çon fatkeqësisht shumë të rinj në burg. Nëse do thonë po do e bëjmë edhe atë, se kemi një dilemë për këtë gjë. Po të më pyesni mua tani, e po t’u hap mendjen e zemrën do shikoni që jam i dyzuar në këtë pikë. Dhe në diskutimet e brendshme ka pro e kundër, ndaj është këshillimi kombëtar”, tha Rama.

Rama sinjalizon legalizimin e kanabisit për përdorim personal (VIDEO)

 



6 Comments

  1. Lëshoini nga burgu ata që kini futur për kultivim Hashashi,apo vetëm shpura e juaj do kultivojë tani.

    1. Diabolik si ne cdo veprim, gjeti momentin qe vemendja eshte tek konflikti Kosove-Serbi dhe e kaloi ligjin e kontestuar dhe nga nderkombetaret. Te njejten gje do beje edhe me legalizimin e parave te pista ne nje situate te ngjashme dhe nderkombetaret do bejne gjoja sikur i kaloje jashte vemendjes se tyre.

  2. Legalizo dhe prostitucionin dhe perfundimisht i ke perbushur gjithe synimet e rilindjes; shkombetarizim, shpopullim dhe kanabizim.
    Vetem perpara – si Safet Gici.

  3. Ore dekriminalizo perdorimin personal se na cat karin, ka shku nje teke 4 mij euro nga gjobat qe te ve policia me prokurorin. si thon italianet, giusto o sbagliato non è un reato. Boll i cat karin njerezve qe pin nonji teke. E kan ber biznes policat me prokuroret, ne vend qe te merren me ata qe trasportojn tonelata, merren me nacup qe pin nonji teke qe pastaj tu ven gjoba mijra euro per te mos i fut brenda per nje teke, e kan ber biznes ato bythqirat e antidroges.

  4. “Ustalleshë, ka edhe video të tjera”. Kush është femra në videon me Safet Gjicin. Joshte zyrtarë, foto edhe me Berishën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *