• |
ide | kryesore

Vjosa Osmani: Të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje me BE dhe SHBA

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Osmani: Të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje me BE dhe SHBA



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shpresëplotë se mosmarrëveshjet aktuale të Kosovës me BE dhe SHBA do të tejkalohen. Në një takim me korrespondentë politikë, gjatë qëndrimit të saj në Berlin, Osmani tha se është koha për tu ulur me ta për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme.

“Nuk mendoj se mosmarrëveshjet mund të anashkalohen duke sulmuar njëri-tjetrin në media, por nëse ulemi dhe flasim”. Osmani tha se tani kanë mbetur të sqarohen disa detaje në lidhje me riorganizimin e zgjedhjeve në veri dhe tërheqjen e forcave policore nga komunat në fjalë, dy kërkesa këto aktuale të vendeve të Quintit ndaj Kosovës.

“Ne kemi kërkuar mbështetjen e partnerëve tanë për t’u siguruar që Serbia të mos ndërhyjë në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet e një vendi tjetër, siç bëri herën e kaluar, dhe që të mos u bëjë presion serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë. Por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje”, vijoi Osmani.

Sa i përket tërheqjes së forcave policore, ajo tha se Kosova tashmë ka propozuar që të bëhet një vlerësim i përbashkët i sigurisë së bashku me KFOR dhe EULEX, në bazë të të cilit do të bëhet tërheqja, shkruan DW.

Sa për procesin e liberalizimit të vizave, ajo tha se nuk beson se ai do të ndalet, sikurse ishte aluduar nëpër media: “Na janë dhënë garancitë e siguruara nga institucionet evropiane se kjo nuk do të ndodhë. Të paktën deri tani. Kjo është pikërisht ajo që kemi dëgjuar dhe na është thënë, jo vetëm e dëgjuar nga të tjerët, por sigurisht, duke folur me institucionet evropiane”, siguroi presidentja.



4 Comments

  1. Pse deri tani nuk jeni c’fare keni bere.. Apo tani qe ju ra b… ne uje. Nuk keni turp, mohuat cdo gje, bukeshkale.. e budallenj te trashe..

  2. Ka shume te drejte presidentja, Nuk i heq as nje pike e presje. Interesin e Kosoves duhet ta mbrojme pa leshu pe, aty ku demtohet realisht, por edhe disa eksponente (edhe te VEtevendosjes), qe po bejne gare se kush do kritikoje me shume SHBA, apo tash edhe KFORin, ta themi troc , hapur e publikisht, qe po prishin pune. Albulena e shume albulenra te tjera te beje punen e saj si ministre e t’i lere memet per dicka qe si takon. Ne duhet te fokusojme ta mbrojme interesin e Kosoves, duke u mundu qe te kemi ne krah sa me shume, po te pakten aleatet kresore, e jo duke kritik ne rastine pare qe na vjen, kedo qe na del para. Shyqyr qe maska serbe nuk zgjati shume (se sdalin dot nga lekura e tyre,sado aktrues te jene) dhe po i del fytyra e vertete e dhunshme Serbise, prandaj ta shfrytezojme kete rast kur kafsheria serbe, po shfaqet edhe nejhere perpara botes, Jo beteja te panevojshme. Nderkohe edhe presidentja, ta ushtroje ndikimin e saj prapa perdeve e mos te filloje ne publik me deklarata qe do keqkuptohen,e do duken si mosmarrbveshje mes VV dhe saj.Jo se do e shfrytezoje Mero, se sbe dot diversitet Mero, por ja keshtu fillojne percarjetm nga nje fjale goje.

    1. Mos u gezo o morr i Meros,se kurrfar sanksione sdo kete. Por edhe po pati,cfare? Skemi vdek kur ishim te rrethuar,pa te drejte dalje askung, e te pushtuar e do vdiskemi tash!! As nuk na gervishin hic bile, e jo me t’na bejne dem. Puna eshte (sipas meje) mos te vijme deri aty se fiton Serbia (nderkohe qe duhet te perpiqemi qe Serbine ta mbajme aty ku eshte , ne anen ruse), se strembin kend sanksionet e Lajcakut e Bordellos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *