• |
ide | kryesore

Bardh Spahia u përgjigjet kritikave: Pse e prita Benet Becin në zyrë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Bardh



Ka pasur reagime të shumta pas gjestit të ish-kryetarit të bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia që e priti në zyrë pasuesin e tij, socialistin Benet Beci. Një pjesë e demokratëve nuk e kanë kapërdirë faktin që në një krah flitet për manipulim të zgjedhjeve dhe në krahun tjetër, i shtrëngohet dora fituesit socialist. Ndaj Spahia ka bërë një sqarim në rrjetet sociale.

“Sot prita në zyrë z. Benet Beci. E bëra me kulturën e qytetarisë me të cilën jam rritur dhe e kam trashëguar prej Shkodrës time. Por pa dyshim në ato 10 minuta takim, i përsërita z. Beci ç’ka kam shprehur publikisht në mënyrë të përsëritur, se në Shkodër nuk pati zgjedhje, por një masakër të vërtetë elektorale, ku votat u blenë masivisht me milionat e eurove të hedhura nga pushteti, u grabitën me dhunë e kërcënime të paprecedent nga krimi i organizuar i mbështetur dhe koordinuar nga vetë shteti, të shoqëruara me retorikën shantazhuese të kryeministrit, për mosdhënie investimesh për Shkodrën.

Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 32 vjet pluralizëm dhe është një njollë e errët, që do i shoqërojë, të gjithë ata që u bënë pjesë e vjedhjes dhe deformimit të vullnetit të zgjedhësve. Mirënjohje e respekt bashkëqytetarëve të mi, të gjithëve që më mbështetën si në këto zgjedhje ashtu edhe gjatë rrugëtimit të shkurtër në krye të bashkisë. Qytetaria, dinjiteti dhe integriteti janë tiparet që na dallojnë, e që padyshim do na bëjnë prapë bashkë shumë shpejt, sepse ne demokratët e kemi provuar që jemi qëndrestarë!” – shkruan Bardh Spahia në Facebook. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Flet per kulture RRK qe nuk di te formuloje drejt nje fjali. As te formuloje e as ta shkruaj drejt.
    Ca pret nga nji rrk qe djeg shkolla.

  2. I a the qe rilindja e tij ka bere kete e ate.Bravo,e pastaj? Nuk i dinte Beci keto? Vertet qenke i kulturuar z Spahia,por shume,shume i kulturuar. Biles je me i kulturuari ne bote.Ne shqiptaret nuk vuajme vetem nga keta qe kemi mbi koke qe jo vetem na vjedhin e i kthyen zyrat ne bordello,por edhe nga keta te kulturuarit e opozites qe ndoshta votojne per poziten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *