• |
ide | kryesore

Berisha: Rama poshtëroi Shkodrën, ka diskriminuar veriun si askush tjetër

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha bëri njësori akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama në fjalimin e përditshëm për mbështetësit që mblidhen pranë banesës së tij. Berisha komentoi vizitën e Ramës në Shkodër duke e akuzuar atë si diskriminues të veriut të vendit.

“Edi Rama ishte në Shkodër. Shkoi në Shkodër pasi poshtëroi qytetin më keq se një pushtues, apo pasi e pushtoi atë me banda, pasi i grabiti votën me vrasësit serialë si Bajrit, me Pëllumb Gjokën dhe banditë të tjerë. Shkoi në Shkodër njëlloj si një pushtues i lig, kapardisej.

E vërteta është se Shkodrën dhe jo vetëm Shkodrën, por kurrë ndonjëherë veriun e Shqipërisë nga Fushë Kruja gjer në Vermosh nuk e ka diskriminuar një sundimtar tjetër sa e ka diskriminuar Edi Rama. Nuk e ka shkretuar një njeri tjetër, sa e ka shkretuar Edi Rama.

Investimet 10-vjeçare të Shkodrës, epiqendra e veriut janë disa herë më të ulëta se ato të bashkisë Divjakë. Në të gjithë veriun nuk ekziston absolutisht asnjë projekt i ri i nisur, përveç se zvarritjes dhe mospërfundimit të një serie projektesh në vazhdim. Vendosi taksën në Rrugën e Kombit. Gjeni kund 100 metër rrugë nga Miloti në Rrëshen që të jetë zgjeruar. Ka 1 muaj që jep një lajm se po përfundon ura e Kukësit, ura që ka filluar të paktën 6 vite më parë” – tha Berisha.

Ish-kryeministri tha se Rama investimet më të mëdha i ka bërë në jug të vendit sepse janë fitimprurëse për atë dhe klanin e tij.

“Shkodrës dhe veriut Edi Rama i bëri gjëmën. Ju duhet ta dini se Shkodra është qyteti më i braktisur nga qytetet e mëdha të Shqipërisë. Ndërkohë potencialet e Shkodrës nuk i ka asnjë qytet tjetër në Shqipëri, Europë dhe më gjerë. Nëse ka një qytet me një mrekulli natyrore, historike dhe çdo gjë është qyteti i Shkodrës të cilin e batërdisin bandat e Edi Ramës, Bajrat, Gjokajt, e bandat e tjera.

Kështu është po të marrësh rrethet me radhë. Në 11 vite mezi përfundoi së asfaltuari 10 kilometra në rrugën Bajram Curri – Valbonë dhe dërgoi atje për tu nderuar të korruptuarin McGonigal dhe e çoi atje për ti dhënë atij titullin ‘Qytetar Nderi’ si anëtar i grupit kriminal të Edi Ramës. Kur e dërgoi Damianin për ti dhënë ‘Qytetin e nderit’ e dinte mirë se çfarë përfaqësonte McGonigali, një turp, një krim si vetja e tij.

Por ky është Edi Rama, ky është morali i tij, kjo është urrejtja e tij atërore, diskriminimi, përçarja e tij kombëtare. Edi Rama askush të mos mendojë se ka investuar në jug, sepse ndihet më jugor. Jo, ka investuar në jug për interesa të veta dhe të klanit të tij. Ju garantoj se investimet në jug janë investime kryekëput fitim prurëse për Edi Ramën dhe bandën e tij. Se prapa çdo investimi qëndron përqindja e tmerrshme që ka vjedhur për veten e tij” – tha Berisha.

Ai tha se qeveria teknike është zgjidhja e vetme.

“Beteja jonë pa kthim, është shpresa e vetme e shqiptarëve. Sakrificat tona janë shpresa e vetme e shqiptarëve. Kauza jonë e drejtë meriton çdo sakrificë. Kauza e drejtë nuk humbet kurrë në rast se ajo nuk tradhtohet nuk dorëzohet. Unë kam bindjen më të thellë se demokratet e demokratët do të mbrojnë me çdo çmim kauzën e tyre e cila do të fitojë si kauzë e drejtë.

Qeveria teknike është zgjidhja e vetme. Vota e lirë e shqiptarëve është rruga e vetme për rikthimin në pushtet të shqiptarëve, për rikthimin në pushtet të PD-së. Thirrja ime për çdo qytetar është të ngrihemi, të mos pajtohemi me pushtetin e krimit” – tha Berisha. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Ti e ke kenaq veriun. Si nuk te vjen turp o mashtrues. Ti nuk te votoi Tropoja sepse 200 m bulevard te Bajram Currit nuk e rregullove gjat 8 vjeteve te qeverisjes tende,veriorve qe ti te qan zemra nuk ju bere legalizimet. Ik mos e hap ate puset.

  2. kur i krahason këto dy qasje ndaj Shkodrës, e kupton se Berisha e ka humbur Shkodrën në mënyrë afatgjate, pasi po e trajton si një kazermë ushtarësh për të, kurse Rama si një model elektoral që kërkon ta shtrijë në gjithë Shqipërinë. Dhe normalisht kështu njëri do rritet gjithnjë e më tepër, e tjetri do rrudhet gjithnjë e më tepër.

  3. Këndon kokoshi maja plehut. Veriun e ka lënë Sali Berisha në pikë të hallit. Në gjithë ato vite në pushtet, nuk hapi një universitet të ri në Veri, pa asnjë investim, qëndrat e qyteteve, mos të flasim për fshatrat fare, u shkatërruan totalisht. Bëri rrugën e kombit por edhe atë se bëri fare për veriun por për Kosovën dhe Durrësin. Rruga e kombit mbaron në Milot, pastaj ke autostrade deri në Thumanë, dmth drejtim jugu. Po të duash të shkosh nga Lezha dhe Shkodra në verë, so duhet të ecësh me 5km në orë. Më shpejt shkon në këmbë.

  4. Pershendetje

    Une po i shofe disa komentues ketu , ne lidhje me percarjen , ndasin Veri -Juge dhe qe mundohen te ia hedhin fajin Partise Demokratike .

    Une mendoj qe percarja , ndasia Veri -Jug eshte me hershme , e qe zanafillen e ka qe nga 1942 , me krijimin e Partise Komuniste ne Shqiperi , ku nje kontributr te madhe ne krijimin e kesaj Partia dhane dhe ndihmuan emisaret Serb Dushan Mugosha dhe Milladin Popovici.

    Enveri gjate vizites ne Beograd 1946 , pasi u sigurua se Kosoven do e nenshtronin Serbo-Jugosllavet , duke i thene Titos : Me hec qafe keta Kosovare, se jane nacionalist dhe me rrezikohet pushteti .
    Enveri pasi e mori kete garanci , iu sul me banda Veriut te Shqiperise , me ane te terrorit , nenshtroi Veriun , duke vrare eliten intelektuale te Shkodres , duke zhbere traditen familjare qe egzistonte ne Veri , shume e forte , po ashtu klerin Katolik , shkoi deri aty sa qe edhe arme iu futi neper Kisha , per mare pretekst, se gjoja duan permbysjen e shtetit, e pastaj te bente raprezaljen dhe vrasjen e Klerit Katolik .

    Fjalet : Shpellar , Malok , Lugina e Ujqerve , Koqevar , Ata Ata , kan burimin nga Jugu , me sakte nga Komunistet e Jugut te Allbanise, Komunistet e Enver Milladinit.

    Pra Komunistet e Jugut te Allbanise, pos qe e terrorizuan Veriun , filluan te prekin edhe ne GJUHE , kongresi i 1972 , per Gjuhen , ku ne ne Kosove , brenda nates u zgjuam me dialekt Komunist te Jugut , ne qeshnim ne shkolle me disa fjale , qe na dukeshin interesante , degjonim per here te pare , pra ta prekesh dialektin Ghege , eshte sikur te thuash ; Nuk ka Shqiperi , Gegenishtja eshte Alfa dhe Omega e Gjuhes dhe Kombit .

    Pra siq e shihni , kete ndasi nuk e ka fajin Salihi apo Partia Demokratike , siq shofe disa komentues ketu , qe tentojn te ia hudhin fajin , pra e paska burimin me te hershem .

    E keni degjuar Ramen !? ,neper fushata , apo ne TV , ,duke thene ; Ata Ata Ata , jo per Partine Demokratike , por per Veriun , ndersa neve Kosovareve ne prani te Vucicit ne Durres , Rama na quajti Ngatrrestare .

    Ka dashte Zoti dhe ne Shqipetaret e Kosoves qe kemi dhene gjak e djers , dhe kemi bere shtetin e dyte Shqipetare, se sa per Komunistet e Jugut te Allbanise, dihet se cfare na kish pritur .
    Kur them Komunistet e Jugut te Allbanise, e kam fjalen per udheheqjen ( Partia Socialiste ish PPSH-ja ) se nuk kam urrejtje ndaj nje vllau pse eshte nga Jugu , Vlore , Gjirokaster , apo Korce , sepse nje votues nga Vlora , nuk e ka votuar Rame , qe Rama te na quaj neve ne Kosovareve Ngatrrestar , kujdes !.

    1. Nuk është se nuk ke të drejtë. Shumë nga këto që ke shkruar janë të sakta. Por unë e shoh nga një këndvështrim tjetër. Pjesa Jugore e Shqipërisë u organizua shumë më mirë sesa Veriu, pikërisht në kohën komuniste.

      Një komponent i kohës komuniste ishte edhe njëfarë lufte civile gjuhësore brenda vendit ku Veriu e humbi luftën me gjuhën. Duhet pranuar, ajo ishte luftë dhe ne e humbëm. Tani kemi një gjuhë zyrtare kombëtarë që të pëlqen apo jo, duhet respektuar.

      Unë nga veriu jam, shpesh me kanë thirrur Malok (prandaj e mbaj këtë nofkë këtu), nëpër komente këtu shpesh më quajnë Malok i rremë ngaqë ngulmoi të shkruaj gjuhën zyrtare. Por gjuha zyrtare duhet respektuar nga të gjithë.

      Nëse do ri-vendoset balanca ndonjëherë, kjo duhet të vijë kulturalisht dhe zyrtarisht. Kjo ishte dhe arsyeja pse në krye të listës së gabimeve të Sali Berishës me veriun e Shqipërisë në komentin më sipër vura faktin e mungesës së një universiteti të qenësishëm në Veri. Një i tillë, i financuar mirë mund të kishtë sjellë një gjeneratë studentësh të edukuar mirë nha Veriu që do kishin mundur të ri-vendosnin balancën në Shqipëri.

  5. DIalekti gege flitet ne perqindje me te larte 70%.Po them duke perfshire dhe shqiptaret nga Struga e larte ,Kumanove, lugina e Presheves, Kosova,shqiptaret e Malesise, dhe Veriu i shqiperise.Komunistet e Jugut e futen perqarjen.Keshtu ata qe perdorin fjalen malok ju duket vetja se jan superior.Ne te vertete ata jan me injorantet

    1. Ata që përdorin nofka të tilla denigruese, siç është Malok, për gjysmën apo më tepër të Kombit normalisht që janë idiotë të dobishëm për të gjithë armiqtë shekullorë që kemi përreth.

      Konflikti që kemi për të kundërshtuar me më shumë forcë këtë nofkë që tanimë ka ngjitur, është sepse rrezikon rrugën drejt një çarje edhe më të madhe jug/veri. Në anën tjetër, kjo mungesë kundështie u jep krahë injorantëve.

      Për mendimin tim, kjo lloj qasje ndaj Veriut të Shqipërise duhet të pastrohet, kundërshtohet nga vetë Jugorët. Ata duhet ta rrisin vetë ndërgjegjësimin se kjo është e dëmshme për të gjithë dhe që denigrimi i gjysmës së kombit nuk projekton të ardhme të bukur për askënd në këtë vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *