• |
ide | kryesore

Zhduket nëndetësja me turistët që donin të shihnin Titanikun

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
titanikun



Një nëndetëse e vogël e përdorur për të çuar njerëzit që duan të shohin Titanikun është zhdukur në Oqeanin Atlantik me ekuipazhin e saj në bord. BBC raporton se aktualisht po zhvillohet një operacion të madh kërkimi dhe shpëtimi. Kompania turistike OceanGate tha se ishte duke eksploruar të gjitha opsionet për të rikthyer ekuipazhin e saj. Anija zhytëse mban deri në 5 persona dhe ka një furnizim me oksigjen deri në 4 ditë. Nuk dihet se kur nëndetësja ka humbur kontaktet.

Ajo konfirmoi se agjencitë qeveritare amerikane dhe kompani që punojnë në thellësi të detit po ndihmonin operacionin. Bileta që një person duhet të paguajë për t’u zhytur në fund të detit ku ndodhet Titaniku është 250 mijë dollarë. Ai u mbyt në vitin 1912 dhe gjendet rreth 3800 metra nën nivelin e detit.

Kompania OceanGate e reklamon udhëtimin 8-ditor si një “shans për të dalë jashtë jetës së përditshme dhe për të zbuluar diçka vërtet të jashtëzakonshme”. Sipas faqes së saj të internetit, një ekspeditë është në vazhdim dhe dy të tjera janë planifikuar për në qershor 2024. Nëndetësja zakonisht mban një pilot dhe 3 pasagjerë që paguajnë si dhe atë që kompania e quan “ekspert të përmbajtjes”.

Titan submersible from OceanGate

Çdo zhytje deri në fund të detit ku gjenden rrënojat e Titanikut zgjat rreth 8 orë. Anija zhytëse peshon 10 432 kg dhe sipas faqes së internetit, mund të arrijë në thellësi deri në 4000 m. Titaniku, i cili ishte anija më e madhe e kohës së tij, goditi një ajsberg në udhëtimin e tij të parë nga Southampton në Nju Jork në vitin 1912. Nga 2200 pasagjerët dhe ekuipazhi në bord, më shumë se 1500 vdiqën. Mbetjet e tij janë eksploruar gjerësisht që kur u zbuluan në vitin 1985. ©LAPSI.al

Map shows the location of the Titanic wreckSubmersible



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *