• |
ide | kryesore

PD: Fredi Beleri po mbahet si i burgosur politik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
PD: Fredi Beleri po mbahet si i burgosur politik



Partia Demokratike ka komentuar refuzimin e lejes nga Gjykata e Posaçme për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i cili kërkoi të marrë pjesë në konstituimin e Këshillit Bashkiak. Me anë të një deklarate, PD thekson se Beleri i zuri rrugën Ramës dhe planeve të tij për investime strategjike në bregdetin e bashkisë së Himarës. Ndërkohë që për GJKKO-në, PD shtoi se ka zbatuar një urdhër partiak dhe se Beleri po mbahet në burg si një i burgosur politik.

Njoftimi i Plotë:

Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës Fredi Belerit, i është refuzuar kërkesa për leje të posaçme për të marrë pjesë në konstituimin e këshillit bashkiak të Himarës dhe betimit si kryebashkiak. GjKKO ka zbatuar kështu urdhrin partiak, dhe jo normat e shtetit të së drejtës, duke ia mohuar kandidatit fitues të bëjë betimin dhe qyetarëve të Himarës frutin e votës së lirë dhe përfaqësimit. Partia Demokratike e konsideron vendimin si politik dhe dënon me forcë çdo hap që i bën gjykatat e vendit shkelëse të parimit të ndarjes së pushteteve. Për Partinë Demokratike, Fredi Beleri mbahet në arrest si i burgosur politik, si kandidat i opozitës dhe si kryetar i zgjedhur i qytetarëve të Himarës, dhe jo si abuzues votash. Po të ishte për manipulime, vjedhje dhe abuzime në qelitë e paraburgimit, do të ishin 53 kandidatët e PS me në krye Edi Ramën. Fredi Beleri nuk i prishi Edi Ramës ëndrrën totalitare të hartës politike rozë, por i zuri rrugën e planeve të tij për investime strategjike me ministrat e famijes dhe familjarët e ministrave në bregdetin e Bashkisë së Himarës. Për këtë, ai e shënjestroi që nga fillimi dhe urdhëroi arrestimin e tij. Për këtë, atij i refuzohet lirimi me kusht, ndërsa ish-ministrave të tij u lejohet. Për këtë, Edi Rama luan nacionalistin në Himarë dhe internacionalistin në Beograd e Prishtinë. Nuk është punë kombesh, sepse kur ka interes, Edi Rama bëhet tregtar flamujsh. Shihni si po shet interesat Kosovës, duke punuar çdo ditë për ndarjen e saj me padronin e vet, Vuçiç.

Fredi Beleri s’do mund të marrë pjesë ditën e nesërme në ceremoninë e betimit si kryebashkiak i Himarës. Ditën e sotme u rrëzua kërkesa e tij nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Beleri, kërkoi leje nga Drejtoria e Burgjeve, SPAK e GJJKO për të dalë nga paraburgimi për ceremoninë e marrjes së detyrës në Këshillin Bashkiak të qytetit të martën e 27 qershorit në ora 11.00, mirëpo s’do mund të marrë pjesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *