• |
ide | kryesore

Hakmarrja e Putin/ Gjeneralët kanë nisur të zhduken në Rusi

Arkiva, F1, Planet
Rusi


Asnjë nga gjeneralët më të lartë të Rusisë nuk është parë në publik që kryengritja e dështuar e mercenarëve të Wagner që tronditi vendin fundjavën e kaluar, teksa janë përhapur thashetheme për spastrime ushtarake dhe arrestime, teksa presidenti Vladimir Putin po lëviz për të rikthyer autoritetin e tij.

Gjenerali Valery Gerasimov, shefi i shtabit të forcave të armatosura dhe mbajtësi i një prej “çantave bërthamore” të vendit, nuk ka dalë në publik që kur ushtria private e Grupit Wagner të Yevgeny Prigozhin marshoi të shtunën në Moskë duke kërkuar kokën e Gerasimov. Gerasimov nuk është përmendur në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes që nga 9 qershori, raportoi Reuters.

(Gjenerali Valery Gerasimov)

Gjithashtu mungon gjenerali Sergei Surovikin, i njohur si “Gjenerali Apokalips”, paraardhësi i Gerasimov si komandant i forcave ruse në Ukrainë. Neë York Times raportoi të mërkurën se zyrtarët e inteligjencës amerikane besojnë se Surovikin kishte dijeni për kryengritjen e Wagnerit para kohe. Zyrtarët amerikanë i thanë Reuters të mërkurën se Surovikin mbështeti Prigozhin, por ishte e paqartë nëse ai kishte ndihmuar rebelimin.

Në janar, Surovikin u gradua si udhëheqës i luftës në Ukrainë dhe u vendos nën Gerasimov. Kur shpërtheu rebelimi i Wagner-it, ai regjistroi një deklaratë audio duke iu lutur luftëtarëve të Wagner-it t’i qëndronin besnikë Moskës. Por, Surovikin nuk është parë që atëherë.

(Gjenerali Sergei Surovikin në të majtë, ministri i mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu në mes)

Të mërkurën, Moscoë Times, duke cituar dy burime të afërta me ministrinë e mbrojtjes, tha se Surovikin, komandanti i forcave ajrore ruse, ishte arrestuar të dielën. Financial Times, duke cituar tre burime, tha të enjten se Surovikin ishte në paraburgim. është e paqartë nëse ai akuzohet se kandihmuar rebelimin apo thjeshtë po merrej në pyetje.

Alexei Venediktov, një ish-kryeredaktor i radios Ekho Moskvy, shkroi në Telegram se “Surovikin nuk ka qenë në kontakt me familjen e tij për tre ditë. As rojet e tij nuk po përgjigjen.” 

Venediktov tha se zëvendësi i Surovikin, gjeneral koloneli Andrey Yudin, ishte shkarkuar.

Blogerët ushtarakë me ndjekës të mëdhenj rusë raportuan se shërbimi i sigurisë, FSB dhe FOS, roja e brendshme presidenciale e Rusisë, po merrnin në pyetje oficerët e lartë në të gjithë ushtrinë për besnikërinë dhe performancën e tyre gjatë kryengritjes, raportoi Instituti për Studimin e Luftës.

Misteri brenda gradave më të larta ushtarake të Rusisë vjen ndërsa forcat e armatosura të Ukrainës vazhdojnë kundërofensivën kundër forcave ruse në Ukrainën lindore dhe jugore.

Cfarë ndodhi në kryengritjen e Wagner më 23 dhe 24 qershor 

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos 

Më datë 23 qershor, Jevgeni Prigozhinit i ishte sosur durimi. Kërkesat e vazhdueshme prej muajsh ndaj ministrit të Mbrojtjes së Rusisë, Shoigu, për të marrë municione dhe ndihma për ushtarët e tij, kishin rënë në vesh të shurdhër.

Prigozhin ka themeluar një ushtri private ose ndryshe të njohura si “mercenare”, të quajtur Wagner. Kjo është një ushtri private famëkeqe, e akuzuar në Ukrainë së fundmi, por edhe në operacionet e saj në Afrikë për krime të egra kundër njerzimit.

Kur Rusisë i duhej të bënte punë të pista, ishte Wagneri i Prigozhinit që kontraktohej. Pjesëtarët e Wagner janë ish-komando e ish-kriminelë të dënuar. Është një forcë elitare që e ka luskin të përdhosë ligjin e luftës kudo që shkel.

Sukseset më të mëdha në Ukrainë deri tani i ka arritur Wagneri, dhe jo ushtria e shtetit rus. Kjo i ka fituar respekt Wagnerit dhe Prigozhinint në mbarë Rusinë.

Dhe pikërisht kjo është arsyeja se pse kur Prigozhin shpalli se pritja kishte marrë fund, dhe se njerëzit e tij nuk mund të përdoreshin më si mish për top, kur shpalli “marshin për drejtësi” drejt Moskës, Wagnerit iu hapën dyert në qytetet ruse.

Në Rostov-on-Don Wagneri u fut dhe e mori nën kontroll pa shkrepur asnjë plumb. Njerëzit e brohorisnin Wagnerin dhe shkrepnin foto me ushtarët.

Avancimi drejt Moskës, sipas raportimeve, u shoqërua me përplasje të mercenarëve me avionë dhe helikopterë të ushtrisë ruse që i sulmonin.

Putin doli me një komunikim urgjent për mediat ku tha se kjo ishte një tradhëti, një thikë pas shpine ndaj Rusisë, që do të shtypej me cdo kusht.

Kur trupat Wagner, tanqet dhe anti ajrorët iu afruan rreth 200 kilometra Moskës, që u blindua me postoblloqe ushtarake dhe shpalli emergjencën, ndodhi e papritura.

Prigozhin shpall kthimin mbrapsht. Marshit për Drejtësi i kishte ardhur fundi. Diktatori i Rusisë i mbijetoi edhe kërcënimit më të madh që pati ndaj pushtetit të tij në 23 vite udhëheqje.

Ishte diktatori Bjellorus, aleati i Putin Aleksandër Lukashenko, ai që sipas Kremlinit zyrtar e ndërmjetësoi zgjidhjen e krizës.

Lexo më tej: Kompromisi i Lukashenkos/ Zgjidhet kriza, Prigozhin arratiset drejt Bjellorusisë 

Kushtet ishin këto: Prigozhin do të shkojë të jetojë në ekzil në Bjellorusi në këmbim që akuzat ndaj tij dhe trupave të Wagner të rrëzohen.

Ndërsa Prigozhin bëri një koment: Arritëm marrëveshje për të mos derdhur gjak rus.

Lexo më tej: Pasuria marramendëse e “tradhtarit” Prigozhin, njeriut që tronditi Putin 

©LAPSI.AL 


1 Comment

  1. Ouuuuu s’paska postu skiti shqipfoles?
    Do t’i kete vrare zelensky o skit.
    Qe t’ia ngjise fajin Putinit te mamit tat.
    Te fala gjysh stalinit! Te 21 dhjetori e ke shtepine?😁😁😁😁🍆🍆🍆🍆🍆

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *