• |
ide | kryesore

FIFA jep aprovimin, nis testimi i pozicionit jashtë loje ‘Wenger’: ‘offside’ me gjithë trupin përtej linjës

-Instant, Sport
FIFA



FIFA dhe IFAB po përgatiten të testojnë një risi të rëndësishme për pozicionin jashtë loje. Nga sezoni i ardhshëm në Suedi do të testohet një rregull i ri në lidhje me pozicionin jashtë loje. E gjitha pas indikacioneve të propozuara nga Arsene Wenger. Sipas francezit duhet të merret parasysh lojtari që niset me të gjithë trupin përtej vijës së lojtarit të fundit dhe jo vetëm me një pjesë në një pozicion të parregullt. Një revolucion i vërtetë, objektivi i të cilit është të fishkëllojë më pak offside milimetrik të zbuluara nga offside automatik. Gjë që do ta bëjë lojën më të shpejtë, më spektakolare dhe më ofensive.

“Në fillim ishim pak hezitues, por më pas menduam se duhet të merrnim pjesë. Është kënaqësi të përfshihesh në diçka të tillë që në fillim. FIFA na e shiti mirë. Ata kanë shumë besim në futbollin tonë dhe e dinë se kemi një organizim të mirë”, shpjegoi presidenti i Federatës Suedeze të Futbollit. Nisma, nëse do të kishte rezultate pozitive, do të testohej edhe në Itali, Holandë dhe Spanjë. Gjithësesi kohët dhe metoda janë ende të papërcaktuara. “Nëse kjo çon në një futboll më tërheqës siç përcaktohet nga vizioni i FIFA-s… Mendoj se sulmuesit duhet të përfitojnë nga kjo, të gjithë e duan. Do të jetë mirë – komentoi arbitri ndërkombëtar Jonas Eriksson -. Do të ketë më shumë gola, ndeshjet do të jenë më argëtuese për t’u parë. Është bukur të provosh dhe të marrësh pjesë në këto eksperimente, të testosh dhe të zhvillosh.”

Lexo më tej: FIFA nis eksperimentin për pozicionin jashtë loje: përmbyset krejtësisht rregulli aktual

CFARË ËSHTË “JASHTË LOJE SIPAS WENGER”

Që kur reshti së trajnuari, Arsene Wenger ka vënë përvojën e tij në dispozicion të organit më të lartë të futbollit botëror. Francezi po përpiqet të përmirësojë rregullat, duke marrë rolin e kreut të zhvillimit të futbollit global të FIFA. Në lidhje me pozicionin jashtë loje, ish-menaxheri i Arsenal ka qenë gjithmonë shumë kritik ndaj offside gjysmë automatik. Falë përdorimit të teknologjisë, tani është e mundur të zbulohen pozicione të parregullta milimetrik. Sinjalizime që Wenger propozoi të eliminohen, duke futur idenë që sulmuesi duhet të jetë me të gjithë trupin mbi vijën e lojtarit të fundit, për t’u konsideruar jashtë loje. Një risi për t’u testuar, për të kuptuar ndikimin në dinamikën e lojës dhe në lëvizjet e lojtarëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *