• |
ide | kryesore

Ndërtoi liqen me plazh para vilës: Neymar gjobitet me 3,3 milionë dollarë në Brazil

-Instant, Sport
Neymar



Ndërtimi i një liqeni të paligjshëm në vilën e tij në periferi të Rio de Zhaneiros i kushtoi Neymar një gjobë 3.3 milionë dollarë. Këshilli bashkiak i Mangaratiba, ku ndodhet vila e lojtarit brazilian të PSG-së, ka dhënë katër gjoba për “dhjetëra shkelje” të zbuluara. Këtu përfshihen edhe “kryerja e punimeve subjekt i kontrollit mjedisor pa autorizim”, devijimi dhe përdorimi i ujërave të rrjedhshëm dhe “heqja e tokës dhe prerja e bimësisë pa autorizim”.

Neymar ka 20 ditë për të apeluar gjobën. Përveç liqenit, në pronë është në ndërtim e sipër edhe një plazh. Autoritetet kanë bllokuar punimet dhe kanë urdhëruar ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve. Por mediat braziliane raportojnë se lojtari ka organizuar gjithësesi një festë dhe është larë në liqen. Neymar bleu vilën në Mangaratiba në vitin 2016. Bëhet fjalë për një pronë prej 10,000 metrash katrorë me një helipad, spa dhe palestër.

Lexo më tej: Neymar turpërohet publikisht: modelja amerikane Bright i nxjerr mesazhet private

20 ditë për të sfiduar dënimin dhe pak më shumë për të paguar gjobën e mundshme. Një llogari e thjeshtë: sepse braziliani fiton 100.821 euro në ditë te PSG. E për këtë arsye pak më shumë se 30 ditë do të mjaftojnë për të paguar shumën e kërkuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *