• |
ide | kryesore

Neymar turpërohet publikisht: modelja amerikane Bright i nxjerr mesazhet private

-Instant, Sport
Bright



Nuk është një periudhë e artë për Neymar, në qendër të vëmendjes së mediave dhe revistave për fakte që nuk kanë lidhje me botën e futbollit. Fillimisht “pakti” me partneren e tij aktuale Bruna Biancardi dhe kërkimi i faljes publike. Më pas gjoba për shkelje mjedisore për ndërtimin e shtëpisë së tij në Brazil. Tani për ta futur në telashe sulmuesin e Paris Saint Germain është kujdesur një modele amerikane. Celeste Bright ka publikuar disa mesazhe të brazilianit në rrjetet sociale, duke e diskredituar publikisht. Çfarë do të mendojë Bruna për një tjetër “marifet” të O’Ney, i cili së fundmi është bërë sërish baba?

NEYMAR E ATO MESAZHE

Modelja amerikane, siç raporton ndër të tjera As, ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë mesazhet që i erdhën nga Neymar. Braziliani pavarësisht se i kërkoi falje publike së fundmi partneres së tij Bruna Biancardi, nuk duket se ka ndryshuar qëndrim. Në mesazhin e brazilianit, një emoticon me duartrokitje, ndoshta duke iu referuar një prej fotove të Bright. Kjo e fundit në një rrëfim të mëvonshëm shprehu të gjithë zemërimin e saj për atë mesazh, duke sulmuar lojtarin e PSG-së.

“Nuk e dija kush ishte ky person para gjithë kësaj”, ka shkruar modelja. “Jam lodhur duke lexuar mesazhe të tilla nga burrat që kanë gra ose të dashura. Ai nuk është i vetmi. Mendoj se edhe vajzat e tjera duhet t’i japin më shumë zë këtyre gjërave”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Celeste Bright (@celestebrightt)

BRIGHT DISKREDITON NEYMAR

Bright, e cila ka mbi një milion ndjekës në profilin e saj në Instagram, ka dhënë më pas një mesazh që i referohet universit mashkullor: “Djema, bëhuni më të mirë, sepse meritojmë më të mirën”. A do ta ndihmojë ky mësim i shumëfishtë publik që O’Ney të ndryshojë qëndrimin e tij?

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Celeste Bright (@celestebrightt)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *