• |
ide | kryesore

Video/ Brighton prezanton portierin e ri në stilin ‘Simpsons’: video është gjeniale

-Instant, Sport, Video
Simpsons



Roberto De Zerbi do të ketë një portier të ri për të mbrojtur shtyllat e Brighton. Seagulls, në fakt, kanë blerë nga Anderlecht, portierin Bart Verbruggen. 21 vjeçari i ka kushtuar klubit anglez një shifër rreth 17 milionë paund (afër 20 milionë euro). Një blerje interesante, që të tillë e pati edhe prezantimin. Emri i portierit holandez, i ka hapur rrugën njoftimit brilant në rrjetet social të klubit anglez: Bart, ashtu si djali i famshëm i Homer te Simpsons…

Portieri i ri i Brighton u njoftua në rrjetet sociale me një video që intrigoi tifozët e klubit. Klipi hapet me një një shkrim që shfaqet mes reve, ashtu si në serialin shumë të famshëm të animuar The Simpsons, por në vend të emrit të familjes më të famshme në Amerikë lexohet “The Signign“, ose firma. Më pas, duke imituar adashin e tij, Bart Verbruggen fillon të shkruajë në një dërrasë të zezë: “Kam nënshkruar për Brighton”, shkruan disa herë portieri i ri i Seagulls dhe më pas e përsëriti frazën me zë të lartë. Një video, e thjeshtë në gjenialitetin e saj, që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale.

Përtej videos së prezantimit, trajneri italian i Brighton tha se ishte shumë i kënaqur me ardhjen e portierit të ri holandez në klub: “Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me Bart. Ai është mësuar të luajë një lloj futbolli të ngjashëm me tonin. E nuk do ta ketë problem të futet në grupin tonë. Ai ka potencialin të bëhet një lojtar shumë i rëndësishëm për klubin në vitet e ardhshme”. Gjithnjë duke shpresuar që të mos shkaktojë telashe si adashi i tij i verdhë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *