• |
ide | kryesore

Uefa e Conmebol, lind një kupë e re: në Sevilje zbulohet “Sfida e klubeve”

-Instant, Sport
Sfida e Klubeve


UEFA dhe Conmebol kanë konceptuar dhe zyrtarizuar lindjen e një trofeu të ri ndërkombëtar: “Sfida e klubeve 2023”. Dy konfederatat kanë shpallur edicionin pilot të ‘Club Challenge’: një ndeshje mes fituesve të Europa League dhe fituesve të kupës Conmebol të Amerikës së Jugut. Kështu, Sevilla dhe Independiente del Valle (Ekuador) do të përballen më 19 korrik në stadiumin Ramón Sánchez-Pizjuán. Bëhet fjalë për një ndeshje të vetme, në të cilën nuk parashikohet koha shtesë (në rast barazimi shkon direkt te penalltitë).

Lexo më tej: UEFA ndryshon Superkupën Europiane: lamtumirë kohëve shtesë, direkt te penalltitë

Emri zyrtar është “UEFA CONMEBOL Club Challenge”. Fituesit do të marrin një pllakë dhe medalje të krijuara posaçërisht për këtë rast. Gjyqtarët e këtij edicioni do të emërohen nga UEFA. Edicioni i pare i trofeut “Sfida e Klubeve” do të quhet “Antonio Puerta XII”, në kujtim të ish-lojtarit të Sevilla. Ai humbi jetën në vitin 2007, në moshën 22-vjeçare, për shkak të arrestit kardiak. Ky trofe i ri është pjesë e planit më të gjerë të bashkëpunimit mes dy federatave.

Në fakt, është një trofe i përafërt me Superkupën Interkontinentale, ku fillimisht përballë ishin fituesja e Champions dhe ajo e Kupës Libertadores. Ai trofe tashmë është shndërruar në Kupën e Botës për Klube.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *