• |
ide | kryesore

UEFA ndryshon Superkupën Europiane: lamtumirë kohëve shtesë, direkt te penalltitë

-Instant, Sport
UEFA



Mbërrin një risi e madhe për sa i përket Superkupës së Europës, ku fituesit e Champions League dhe Europa League vihen përballë. UEFA ka vendosur të heqë kohën shtesë në rast të barazimit pas 90 minutave lojë. Kështu, goditjet e penalltive do të bëhen menjëherë pas kohës së rregullt, për të vendosur ekipin fitues. Ndryshimi do të aplikohet duke filluar nga edicioni i radhës, ai i 16 gushtit 2023, ku sfidohen Manchester City e Sevilla.

Ashtu si me Champions League dhe Europa League, UEFA ka vendosur që ekipi i arbitrave të ketë në dispozicion ndihmën e teknologjisë. Bëhet fjalë si për Goal Line Technology ashtu edhe VAR.

Lexo më tej:Pas dënimit nga UEFA, Mourinho ikën nga Football Board: “Thuaj Ceferin se nuk jam më pjesë

Sfida mes Manchester City dhe Sevilla mund të jetë një nga edicionet e fundit të Superkupës së Europës me formatin e njohur tashmë. Pas kësaj, fituesi i Champions League nuk do të përfshihet më në një ndeshje të vetme me fituesin e Europa League. Gjithçka  do të kalojë nëpërmjet një formati të ri që përfshin një Final Four. Megjithatë, aktualisht kriteret që do të vlejnë për aprovimin e formacioneve pjesëmarrëse nuk janë përcaktuar ende.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *