• |
ide | kryesore

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës



Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në autostradën Durrës-Tiranë.

Sipas informacioneve praprake, mësohet se në aksident janë përfshirë 7 makina, ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhen 5 mjete, ndërsa dy automjetet e tjera ishin larguar me karrotrec. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga “newsbomb.al”, mjeti tip “Opel” dhe “Volkswagen” kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Ndërkohë, deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar, sakaq në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e Policisë të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Si pasojë e aksidentit janë krijuar radhë të gjata kilometrike me makina, duke sjellë kështu edhe bllokimin e autostradës teksa vjen nga Durrësi për në Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *