• |
ide | kryesore

Vrasja e shqiptarit në Itali, arrestohen 3 persona

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vrasja e shqiptarit në Itali, arrestohen 3 persona



Prokuroria e Katanias ka dhënë tre urdhëra arresti për tre italianë, pasi dyshohet se kanë gishtë në vrasjen e Kastriot Ismailaj.

Ngjarja ndodhi në Nesima të Katanias më datë 7 qershor 2023, ku 27-vjeçar shqiptar u qëllua , me plumb në kokë nga një shtetas italian, Giovanni Di Benedetto, i cili plagosi edhe një italian 43-vjeçar në shtëpinë e shqiptarit.

Ismalaj u dërgua me urgjencë për në spitalin e Garibaldi Centro, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, përveç Di Benedetto i cili ishte arrestuar më parë si autori kryesor i vrajses, karabinierët kanë zhvilluar një hetim në kuadër të vrasje së shqiptarit, ku kanë zbuluar se të përfshirë në krimin e rëndë ishin dhe 23-vjeçari Pasqualino Di Benedetto dhe 33-vjeçari Antonino Castelli.

Hetimet nga Policia Italiane kanë bërë të mundur gjetjen e informacionit, ku ka elementë që tregojnë se Giovanni Di Benedetto, Pasqualino Di Benedetto dhe Antonino Castelli ishin në konkurrencë për shtëpinë ku u vra shqiptari dhe u plagos italiani.

Sipas medieve italiane, shtëpia mendohet të ketë qenë e pabanuar që në vitin 2018, ku më pas ka lindur dhe konflikti pasi banesa nuk kishte një pronar dhe tre italianët donin t’a merrnin si pronë të tyren.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *