• |
ide | kryesore

Sam Smith kritikohet për veshjen në “Barbie’

Paparazzi, Slider


Sam Smith është kritikuar së fundmi për veshjen në premierën e “Barbie” në Londër.

Këngëtari i “Unholy”  u paraqit në tapetin e kuq,i veshur me një xhup blu me përmasa të mëdha dhe xhinse  nga koleksioni i Vetements pranverë-verë 2024.

Ndërsa Smith – i cili do të shfaqet në kolonën zanore të filmit – dukej komod, fansat nuk mund të mos vinin re se veshja ishte një ndryshim i madh nga paraqitjet e tij tipike në tapetin e kuq. ““Zgjodhi premierën e #Barbie për të veshur rroba normale!??!?!”u shpreh dikush. “Kjo është ndoshta veshja më e keqe që kam parë ndonjëherë,” shkroi një tjetër.

Ndërsa këngëtari i “I’m Not the Only One” nuk mori vlerësime të mira për veshjen e tij,aktorja, Margot Robbie, nderoi kukullën e modës Barbie Enchanted Evening. Robbie ka rikrijuar disa pamje ikonike Barbie gjatë shfaqjeve për shtyp për komedinë, duke përfshirë Earring Magic Barbie, Totally Hair Barbie, Day-to-Night Barbie, Sparkling Pink Barbie dhe Pink & Fabulous Barbie.

Ryan Gosling, Issa Rae, Dua Lipa, America Ferrera, Hari Nef dhe Simu Liu morën pjesë gjithashtu në premierën në Londër. “Barbie” del në kinema më 21 korrik./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *