• |
ide | kryesore

Ndodh ritakimi i shumëpritur mes Kylie dhe Jordyn

Paparazzi, Slider
Ndodh


Kylie dhe Jordyn u takuan pas 4 vitesh dhe pas skandalit të tradhtisë (ku Jordyn u puth me Tristan Thompson, asokohe i lidhur me Khloé Kardashian, motrën e Kylie-t), duke shokuar internetin dhe çmendur njerëzit. Gjithsesi, të gjithë jemi kuriozë se si dy gocat u takuan dhe falë Zotit, e morëm vesh!

Sipas një burimi për People, Jordyn i shkroi Kylie-t për t’i kërkuar ndjesë për mënyrën se si shkuan gjërat dhe për t’i thënë se ende e do.

Një burim i dytë tha për ET se Jordyn u përpoq që të rikthejë marrëdhënien dhe miqësinë e saj me Kylie. “Ato kanë folur dhe kanë dalë bashkë. Të gjithë e kanë tejkaluar përvojën e mëparshme”, u shpreh burimi.

Një tjetër dilemë që na e shuan burimet lidhet edhe me reagimin e Khloé për ribashkimin e Kylie me Jordyn. Sa për informacion, Khloé është shumë dakord me takimin dhe miqësinë e tyre dhe s’e ka fare problem dhe se i intereson më tepër mirëqenia dhe lumturia e motrave të saj se çdo inat dhe lëndim i vjetër.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *