• |
ide | kryesore

Radhë kilometrike makinash në Kakavijë, qytetarët prej orësh në pritje për të kaluar kufirin

Lajme, Të fundit



Emigrantët shqiptarë, të cilët po presin që të vijnë në Shqipëri po përballen me një fluks mjetesh dhe radhëve kilometrike në pikën kufitare të Kakavijës.

Prej dy orësh makinat qëndrojnë në pritje në pjesën greke të pikës kufitare të Kakavijës. Shkak është bërë puna me një sportel nga pala greke. Aktualisht në palën shqiptare po punohet me dy sportele. Gjatë ditëve të fundit ka patur një shtim të lëvizjes si në ikje edhe në ardhje drejt Shqipërisë.

Gjatë orëve të fundit raportohet për dalje nga Shqipëria të mbi 3000 shtetasve dhe mbi 3500 në hyrje në Shqipëri, ndër të cilët edhe grekë që vijnë për pushime në Shqipëri.



1 Comment

  1. “Te poshtrit”, punojne me 2 sportele dhe pala shqipetare me 10 sportele.. Lajm qr jepet per 10 here ne vit per 30 vitet e fundit🤪🤣

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *