• |
ide | kryesore

Kontrabandonin mallra nga dogana e Kakavijës, arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Lajme, Të fundit



Një 38-vjeçar është vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim për kontrabandim të mallrave në pikën kufitare të Kakavijës. Në hyrje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti tip fugon me të cilin udhëtonte 38-vjeçari E. F nga Vlora.

Gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhjetëra bizhuteri floriri dhe argjendi, qindra veshje dhe produkte të ndryshme kozmetike, pjesë këmbimi për automjete, 6 llamba me fuqi të lartë dhe 10 bidona me lëndë pesticide, të cilat dyshohet se përdoren për rritjen e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura. Furgoni dhe mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Bashkëpunëtori i tij R.L, 33-vjeç po nga qyteti i Vlorës, është shpallur në kërkim.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *