• |
ide | kryesore

U kap me fara kànabisi për kultivim, vihet në pranga 38-vjeçari në Shkodër

Lajme, Të fundit
policia,



Një 38-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi u kap në flagrancë me një qese, brenda së cilës kishte fara kanabisi. Farat iu gjetën shtetasit me iniciale V.P. gjatë një kontrolli teksa po qarkullonte me motor në fshatin Vilzë.

Në përfundim të veprimeve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale farat e cannabisit dhe motomjeti i këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *