• |
ide | kryesore

Tetë persona të arrestuar për kontrabandë në Kakavijë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kakavijë, Pezullohen 9 policë në Gjirokastër, akuzohen për shpërdorim detyre



Tetë persona janë arrestuar për kontrabandim mallrash, mes tyre dy doganierë në pikën kufitare të Kakavijës.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore: U arrestuan përgjegjësi i turnit A.A., dhe E.Sh, doganier fizik në të njëjtën degë nën akuzën se kanë marrë rzshfet për të mos kontrolluar disa kamionë me mallra që kalonin në pikën kufitare.

Lidhur me këtë operacion mësohet se janë arrestuar edhe 6 persona, shoferë të automjeteve që kishin mallra të kontrabanduara dhe kalonin pa u kontrolluar. Konkretisht janë arrestuar

– V.D., 40 vjeç;

– ⁠TH.M., 48 vjeç;

– ⁠R.I., 41 vjeç;

– ⁠A.XH., 45 vjeç;

– ⁠A.M., 50 vjeç;

– ⁠F.O., 39 vjeç;

Ndërsa janë shpallur në kërkim A.M me detyrë doganier i parkimit si dhe 3 punonjës të kontrabandës të identifikuar si F.R., N.S. dhe G.SH.

Policia ka ndaluar 4 kamiona të tonazhit të rëndë, një trajler me rimorkio dhe një furgon të ngarkuar me mallra të ndryshëm, të papajisur me dokumentacionin përkatës për mallrat e importuara.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa dhjetra ton mallra të padeklaruara, aparate telefonikë celular, vlera monetare, etj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *