• |
ide | kryesore

Sekuestrohen 2 armë zjarri, tritol dhe drogë, 2 të arrestuar në Sarandë

Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar në Sarandë nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Pas hekurave ra shtetasi me inicialet A. S., dhe shtetasi me inicialet S. M., 46 vjeç, banues në Ksamil, me precedent kriminal në fushën e vjedhjes. Materialet procedurale për të dyja rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

Njoftimi:

Brenda 24 orëve, finalizohen 2 operacione për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Operacionet, në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale kombëtare “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli 2”. Në kuadër të operacioneve të koduar “Strike 11” dhe “Strike 12”, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 kallëp tritoli, dhjetëra doza lënde narkotike cannabis, fara cannabisi, 1 mjet prerës (thikë), 1 palë pranga, municion luftarak, një shumë parash, një pjesë të dyshuara të falsifikuara, si dhe 8 celularë. Gjatë operacionit “Strike 11”,në Sarandë, u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 35 vjeç, banues në Sarandë, me precedent kriminal në fushën e narkotikëve.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën policore, kanë ushtruar kontroll fizik ndaj 35-vjeçarit, të cilit i gjetën dhjetëra doza lënde narkotike cannabis, të cilat ky shtetas i shiste në zona të ndryshme të Sarandës. Gjatë kontrollit në banesën e tij, në Sarandë, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri kallashnikov, 1 kallëp tritoli, 1 krehër me municion luftarak, një sasi lënde narkotike cannabis, një sasi farash cannabisi dhe një shumë parash të dyshuara të falsifikuara.

Në kuadër të operacionit “Strike 12”,në Ksamil, u arrestua në flagrancë shtetasi S. M., 46 vjeç, banues në Ksamil, me precedent kriminal në fushën e vjedhjes. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e 46-vjeçarit, në Ksamil, ku gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 mjet prerës (thikë), 1 palë pranga, disa fishekë arme gjahu, një shumë parash në euro dhe 8 celularë. Materialet procedurale për të dyja rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *