• |
ide | kryesore

Arrestohen nëntë persona në Tiranë, policia jep detaje

Arkiva, Lajme, Të fundit
Tiranë, Hiqej si prokuror i SPAK-ut, i mori një shtetase 10 mijë euro, arrestohet 55-vjeçari



Policia e Tiranës ka arrestuar nëntë persona në kryeqytet. Të arrestuarit kanë kryer vepra penale të ndryshme. Mësohet se tre prej arrestimeve kanë ardhur si pasojë e dhunës ndaj familjarëve. Tre persona janë arrestuar për vjedhje dhe tre të tjerë pasi kanë drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Detaje nga policia: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:

– D. K., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular një shtetaseje;

– A. A., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij;

– G. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Gjithashtu, nga këta specialistë u ndaluan shtetasit K. L., 25 vjeç dhe A. L., 26 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin K. R., banues në Pezë Helmës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

– K. P., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

– A. H., 40 vjeç, dhe A. Ç., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *