• |
ide | kryesore

Vuçiç takon kreun e NATO-s: Kosova më shumë problem sigurie, sesa politike

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vuçiç takon kreun e NATO-s: Kosova më shumë problem sigurie, sesa politike



Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel, në një konferencë për media, është shprehur shumë i shqetësuar për ngjarjet e fundit në Kosovë me theks të veçantë në Veri.

Ai ka kërkuar nga Stoltenberg që të sigurojë jetët e serbëve në Kosovë duke falënderuar për gatishmërinë e tij për të dëgjuar palën serbe.

“Më duhet të them se jam shumë i shqetësuar për ngjarjet e fundit në gjithë Kosovën, jo vetëm në Veri. Kjo vizitë është shumë e rëndësishme për ne. Kosova gjithnjë e më shumë po bëhet problem sigurie, jo politike”, ka thënë Vuçiç.

Duke folur për situatën në Veri të Kosovës, Vuçiç tha se krejt çfarë ka ndodhur muajt e fundit në këtë pjesë të vendit është si pasojë e veprimeve të papërgjegjshme të Qeverisë së Kosovës

“Por, jo vetëm kaq, ka pasur edhe serbë të plagosur rëndë, gjegjësisht ‘të pushkatuar’ dhe nuk ka pasur hetim për këtë gjë që na shqetëson jashtëzakonisht shumë, në të njëjtën kohë ka edhe arrestime të pabaza dhe arbitrare të serbëve, kjo jo vetëm që na shqetëson, por paraqet edhe shqetësim të madh për serbët që jetojnë në Veri të Kosovës”, shtoi ai

Vuçiç në po këtë konferencë për media, ka pretenduar ndër të tjera, se në gjashtë muajt e fundit, “të paktën gjashtë serbë janë plagosur me armë zjarri nga shqiptarët në Kosovë”.

“Fatmirësisht asnjë shqiptar nuk është qëlluar apo plagosur rëndë, gjë që tregon se kush çfarë po bën”.

Ndryshe të mërkurën gjatë qëndrimit në Bruksel, Vuçiç u takua edhe me deleguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Vuçiç, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, bëri të ditur se me diplomatin sllovak diskutoi për takimin që ky i fundit pati, të mërkurën me kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia.

“Me Miroslav Lajçak fola për raundin e fundit të bisedimeve teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe mënyrat për të qetësuar tensionet në terren. Serbia vazhdon të insistojë në hapa konkretë për të mbrojtur jetët e serbëve në Kosovë, si dhe në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani”, shkroi Vuçiç.



2 Comments

  1. Sa paqesore jane serbet mor vella.Se kush qelloi mbi Kforin a gazetaret nuk e di,ja pyeteni vellain tim Ramovic qe e konfirmon kete qe po them

  2. sa i përket protestave të opozitës, Spaho u shpreh se tani afër nuk kanë ndërmend të thërrasin ndonjë të tillë, për shkak të kohës së pushimeve, por dhe për shkak se i duhet të zgjidhin disa çështje të brendshme në PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *