• |
ide | kryesore

Doli me ‘zjarrin’ e Neymar, por lidhjen e ka me një këngëtare: Vinicius Jr pranon dashurinë me Kenia Os

-Instant, Sport
Kenia Os



Vinicius Jr i ka lejuar vetes ditë pushimi në Rio de Janeiro, para se të fillonte sezonin me Real Madrid. E pikërisht në këtë mundësi argëtimi, braziliani ka dalë hapur edhe për lidhjen e tij me gruan që frekuenton që nga viti 2021. Kenia Guadalupe Flores Osuna, e njohur si “Kenia Os”, është një këngëtare dhe influencuese meksikane. 23-vjeçarja ka më shumë se 15 milionë ndjekës në Instagram. Të dy u pikasën gjatë një vizite te statuja e famshmë në Rio e Krishtit shëlbyes.

ALUDIMI PËR KEY ALVES

Jo shumë ditë më parë se braziliani të pranonte lidhjen me Kenia Os, Vinicius u përfol për lidhjen me Key Alves, ish-volejbollisten braziliane. 23-vjeçarja vendosi të tërhiqet për të ndjekur një karrierë modeleje. Por jo një modele e zakonshme, duke parë se suksesi i saj është në platformën Onlyfans. Fotot e këmbëve të saj çmendin miliona përdorues, të cilët paguajnë mijëra euro për t’i patur. Por Key Alves gjithashtu u bë e njohur në lajmet rozë, për bllofin e famshëm që i bëri Neymar. Braziliani i kishte kërkuar asaj dhe motrës së saj binjake të bënin një raport tresh. Sulmuesi brazilian ka publikuar në rrjetet sociale foto shumë të ngjashme të vendeve, që publikohen edhe në profilin e modeles. Më tej, shumë ndjekës kanë vënë re se në foto ka të njëjtat objekte, shenjë se të dy kanë qenë në të njëjtin vend dhe me siguri bashkë.

KRITIKAT PË MASKILIZËM

Në muajt e fundit, Vinicius Jr ka qenë objekt ofendimesh dhe thirrjesh raciste nga disa tifozë spanjollë. Episodet ndezën indinjatën e justifikuar të publikut. Kundër tyre u pozicionuan ashpër edhe Real Madrid e Liga spanjolle. Këtë herë në ciklonin e polemikave përfundoi pikërisht ai, për një sjellje të konsideruar shumë maskiliste dhe gjithashtu diskriminuese. Vinicius Jr dëshironte të festonte me stil ditëlindjen e tij të 23-të, vetëm pak ditë para fillimit të sezonit të ri. Sulmuesi brazilian ftoi njëqind persona në festë dhe përveç të afërmve, miqve të ngushtë dhe njohjeve të thjeshta, ai u hapi derën edhe shumë vajzave. Ato, megjithatë, duhej të kalonin një lloj përzgjedhjeje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *