• |
ide | kryesore

Kulisat/ Si filloi përplasja Veliaj- Ahmetaj për Inceneratorin

Arkiva, Kryesore, Lajme
veliaj ahmetaj incenerator


Nëse termi vëllezërit armiq në PS do të përdorej për dikë, ai do t’i shkonte para së gjithash Erion Veliajt dhe Arben Ahmetajt. Brenda rrethit të ngushtë të rilindjes nuk ishte sekret se të dy politikanët urreheshin deri në neveri dhe i ruheshin si djalli temjanit njëri- tjetrit.

Por kjo ndjenjë armiqësie u bë më e fortë pasi u hapën fjalët se Ahmetaj qëndronte pas ‘tradhëtimit të shokëve’, e që nxirrte abuzimet tek inceneratori i Tiranës. Diku para zgjedhjeve të vitit 2021, ish presidenti Meta dhe bashkëshortja e tij në krye të LSI, Monika Kryemadhi, filluan të nxjerrin dokumenta të panjohura deri më atëhere që rrëfënin abuzimin e madh me inceneratorët. Njëri prej tyre ishte edhe ai që tregonte se kryebashkiaku i Tiranës kishte firmosur në tejkalim të kompetencave, duke anashkaluar Këshillin Bashkiak për t’i hapur dritën jeshile djegësit që do të ndërtohej në Sharrë.

LEXO ME TEJ:

Skandali/ Veliaj gënjen nën betim për firmën e hedhur pro inceneratorit 

Por megjithë këtë, ende para zgjedhjeve të përgjithshme, dyshimet nuk kishin rënë mbi Ahmetajn. Dhe megjithëse Erion Veliaj e urrente ministrin e Rindërtimit, ashtu sikurse e tregon edhe videoja e mëposhte ata i ruanin aparencat. Në një video në fushatë, kryebashkiaku ngre lart punën e socialistit, tashmë të shpallur në kërkim, për rindërtimin nga tërmeti dhe për sigurimin e vaksinave (këtu poshtë).

As Rama, dhe si rrjedhim as të tjerët, nuk kishin prova se tradhëtia kishte ardhur nga brenda. Kjo shpjegon dhe faktin se në kabinetin e tretë socialist, Arben Ahmetaj, me gjithë dyshimet, u gradua si numri dy i qeverisë. Pikërisht me këtë kohë përkon edhe tratativa e ish bosëve të inceneratorëve për t’u hakmarrë kundër Ahmetajt. Nuk dihet se në ç’mënyrë ata arritën ta bindin Ramën, por pa mbushur as një vit në detyrë, zv kryeministri u shkarkua në mënyrë të beftë.

Inceneratorët në mes/ Ç’ndodhi mes Ramës dhe Ahmetajt 

Nga ky moment, të dirigjuara nga Viena, media shumë pranë qeverisë dhe bashkisë nisën denoncimin e Arben Ahmetajt. Ata zhvilluan një fushatë të ashpër mediatike për të goditur njeriun që për të “ruajtur prapanicën e vet kishte shitur shokët”. Pikërisht në këtë kohë, edhe Erion Veliaj doli hapur në urrejtjen që për shumë kohë e pati mbajtur përbrenda. Ai filloi të zbusë marrëdhëniet e vështira që kishte pasur me Belinda Ballukun, Damian Gjiknurin, madje dhe me Saimir Tahirin, vetëm për t’u përqëndruar tek armiku kryesor.

Kur në mars të këtij viti Saimir Tahiri doli përkohësisht nga burgu për të marrë pjesë në varrimin e të atit, Veliaj i shkoi për ngushëllim. Dëshmitarët e këtij takimi i kanë treguar Lapsi.al se të dy rivalët e dikurshëm i kishin hedhur pas krahëve kohët e vjetra sepse ishin bashkuar në pikturimin me ngjyra të errëta që i bënin Ahmetajt. Edhe ky i fundit e pati kuptuar këtë. Kur në një intervistë në “Opinion” ai u pyet nga Fevziu për inceneratorin e Tiranës, përgjigjja ishte plot helm: “për Veliajn pyesni kryeministrin”.

Edhe sot kur Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe fati i tij politik duket se nuk ka më kthim pas, beteja nuk ka mbaruar. Në oborrin e afërt të Veliajt janë të bindur se ish miku që tradhëtoi Zoton dhe Mërtirin po përdor influencën e tij nga larg për të çuar vëmendjen drejt abuzimeve që janë kryer në inceneratorin e Tiranës. Madje mediat që mbrojnë Veliajn po akuzojnë edhe disa opozitarë dhe gazetarë se luajnë për llogari të Ahmetajt dhe përqëndrohen vetëm te Tirana.

Andi Bushati: jo vetëm Veliaj, Olën e shantazhuam nga pak të gjithë 

Klanet e rilindjes janë ndarë në dysh. Njëra palë pompon vetëm një gjysëm të vërtetë: atë se Ahmetaj e kundërshtoi inceneratorin e Tiranës dhe se garancinë për ta paguar atë e mori përsipër Veliaj. Pala tjetër pretendon një gjysëm të vërtetë të kundërt: atë se gjithçka është iniciuar nga shoku i dikurshëm i Zotos dhe Mërtirit. Dhe kjo betejë Veliaj- Ahmetaj duket se do vazhdojë, jo për të debatuar nëse është vjedhur apo jo, po për të treguar se cili është hajduti më i madh në majën e pushtetit.

©Lapsi.al


16 Comments

    1. Prapë me Erjonin ju?
      PS pothuaj e humbi Rrogozhinën më 14 maj.
      Dje u përsëritën zgjedhjet. Në fushatë u fut makineria elektorale e quajtur Erjon Veliaj.
      Dhe sipas statistikave të Zaloshnjes, PS fitoi me 1750 vota mbi PD.
      Nga këta 1400 demokratë votuan për PS.

      Mos e kruani me Erjonin.
      Në 2025 dhe Namuti do të votojë për PS.
      Ndërsa këta pa emrat këtu te Lapsi, pas rezultatit të zgjedhjeve të 2025, do të varin veten me zorrë qeni.
      Deri tani e përballuan, por të përballojnë Edvin Ramën 30 vjet në qeveri dhe pas tij Zaho Ramën, këtë sun e përballojnë.

      1. Dhe ti , emër i 16:28, qen i zgjebosur i bandës krim-Mavi , ha edhe pak nga mut-droga e psikoRamhajdutit & hajdutkurvës-lalfikut , mbasi jo 2o25, por orët e zeza për babëzin e lukunis , tuaj janë të numëruara .

        1. Unë jam patronazhist……. . Dhe sa të jeni ju Maliqja e fiqve të lapsit, patronazhistët do të jetojnë të lumtur gjithë jetën.

  1. Veliaj eshte çerri injorant ne fushen e ligjeve qe ka rene ne grope vete, pronari hajdut eshte Rama! Ahmetaj thjesht ka vjedhur duke e ditur qe ligjerisht e ha Veliaj! Dhe Rama eshte i rrezikuar per ta ngrene 🤮

  2. Gjithe keto qe ndodhin e Ramsesi i Pare nuk di gje. Uji kullon i paster nga lart por e turbullojne ata poshte.

    1. Shihni kupolën e administrates qe rrogat e veta i ka rritur ne mënyrë marramendëse. Deputet e zyrtar u majmen pa fund. Pensioniste e njerezit normal hajn buk me kossss Kjo opozita e Lalzit ,Shqup etj etj, ku esht se nuk po dëgjojmë gje fare. Loj loj dhe vetem loje. Nderkoh shqiptart vazhdojnë e ia mbathin nga syt kembet

  3. Saliu dhe luli ,jane shpresa jone e demokrateve dhe te djathteve te vertete kunder edvinit dhe erionit qy jan sorosjan.Bashkohuni or Sali edhe luli qysh ishit bashke si nje trup I vetem edhe bashkimi juaj e tmerron sorrosin e zi edhe iluminatin e edvinit.

  4. Tigri i hante me dashnore lekat…
    Kurse fik kurvi i ha ne dashnor… lloj lloj gay bitheqire te pangopure… vijne dhe shqyejne torrlen e pushtakut te degjeneruar.

  5. Filloi nga nje pacavure e qellimte me porosi nga spiuni metaj dhe Ola kundrejt nje shtepie dhe pushime te shtrejta te paguara nga grupi qe salihu mbeshtet,Ola birnit te sorosit si pas salihut dhe shpellkareve shurranjose.por keto kulisa te oles u zbuluan shume shpejt nga gazetare profesioniste dhe jo gazetare qe shkojn pas eurove te pista nga dyshja salih-metaj

    1. Gazmend Bardhi e ka të shkruar në ballë se një tërmet i madh ka ndodhur në botën e tij personale. Kjo përderisa ditën që “Babi i Zenit” u turpërua nga demokratët dhe shqiptarët në Rogozhinë, ai vrapon në mbrojtje të karriges së tij në “krye të opozitës”.

      Edhe Foltorja që ka shpallur brenda PD, duket sikur ngjan me atë të Sali Berishës pas nongratës. Veçse dihet se kopja e orgjinalit, gjithmonë del më e shëmtuar dhe më qesharake.

  6. Pqra disa vitesh, nje mender media/gazete qe botohet akoma dhe keto dite kontrollohet nga lali, shkrunte per ndarjen e PS, ne njeren ane Balluku,-Ahmetaj dhe Gjiknuri, ne anen tjeter Veliaj, Xhafa dhe mender

  7. PD-ja tregoi se është një parti pa mendim politik, ndërsa shumica e deputetëve të saj, siç po tregojnë edhe në këto ditë të nxehta korriku, janë figura qesharake, të cilët, më shumë se sa idetë, artikulojnë llogje pazari; më shumë se sa përfaqësues të popullit, shfaqen si skllevër të padronëve.

  8. Një ish-bashkëpunëtor i SHIK-ut me paranoja nga zanati në të kaluarën, Gazmir Spahija, përgjon “elementët e dyshimtë”.

    Nga bisedat infantile që lëshon lart e poshtë tashmë, mendoj se pjesë e “elementit të dyshimtë” mund të kem qenë edhe unë. Sikurse mund të jenë edhe plot kolegë të tjerë aty.

  9. Idiotesira me kile, por se ku, e kush e ka zier kazanin qe po pervelon kete qeveri, shume nga komentuesit nuk dalin ne balle, sidomos monstra patronazhiste, a po spiune qe i sherben pushtetit. Te vertetat e skandaleve me te medha, jane aty, ne dosjet jastek te SPAKut, e ne se para ligjit jemi te barabarte,,bujrum. Te veproi, e te mos vonoi. Megjithate shpresa dhe e drejta vonojne, por nji dite fitojne. Dua te theme se zhytja, afer mbytjes me korrupsion deri ne fyt e kllounit, mashtruesit,servilit butak teE, Velise, te faktuara, vertetuara, sot pomundohen ti mbulojne e vonoj ne disa qorra ligjore, per te krijuar alibira qe ta haj kush ta haj, vetem kopili Velia ti shpetoi bashke me krye kapon e firmave per incerenatoret qe eshte dv, ky kryeministri i fap, fapeve te firmave, e mbushjesh se xhepave.Koha nuk pret, kjo bande mafioze ne pushtet duhet te denohet per ato te zeza qe ben e ka bere, ndryshe demokraci me kete brume kodoshesh shpresa do shteroi, sepse shpresen e drejtesise se re te enderrave e shkaterroi kapia e saj nga bijte e ish sistemit, e dirigjuar e menduar nga mafioziRama e kulishet zuzare qe e perkrahin ket rregjimKING, JONGU.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *