• |
ide | kryesore

Jo vetëm Veliaj, Olën e shantazhuam nga pak të gjithë

1, Arkiva, Ide
andi bushati



Kërcënimet flagrante të Erion Veliajt, ndaj gazetares Ola Xama mund të kishin kaluar si mëkatet e zakonshme të kryebashkiakut, nëse nuk do të kishin vënë alarmin shoqatat ndërkombëtare të lirisë së mediave. Xama botoi në faqen e BIRN një investigim për rolin e tij si nismëtar i inceneratorit të Tiranës dhe kjo i kushtoi epitetetin si “militante” apo  shantazhin si “vrasëse me pagesë”. Në mjedisin shqiptar kaq dhunë verbale përbën normalitet. Ne jemi mësusr shpesh ta shohim kryebashkiakun të flasë me këtë gjuhë. Një shkrim i detajuar i Lapsi.al, ka sjellë rastet kryesore kur Veliaj e ka shthurur gojën ndaj atyre kolegëve që kanë guxuar të thonë në publik të vërtetën.

Lexo me tej:

Të gjitha rastet/ Veliaj, ky satrap i lirisë së mediave 

Njëri etiketohet si hajvan, tjetri paralajmërohet se çmimin do ta paguajë bosi i tij, dikush etiketohet si i paguar nga bandat apo bosët e drogës, për të arritur në raste ekstreme, si ai kur mbajtëses të faqes Lolita i’u përmend që ka dhe dy fëmijë.

Komenti nga Andi Bushati ne Lapsi Videos

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

E gjithë kjo skizofreni e paimagjinueshme për një mendje normale e ka një shpjegim. Erion Veliaj del nga binarët, humb toruan dhe shfazohet, në ato raste të rralla kur e vërteta i del nga kontrolli. Ai është mësuar t’i servirë publikut një imazh të trukuar, të modeluar nga stafi i bashkisë, përmes kronikave të gatshme që prodhohen në zyrat e saj. Këtë e ka arritur falë një sistemi të vajisur gati në perfeksion. 

Pothuajse të gjithë pronarët e mediave të mëdha, kanë biznesin e tyre kryesor ndërtimin në Tiranë. Dhe si pasojë e kësaj, lëshuesi i lejeve apo shpërndarësi i metrave katrorë bëhet i paprekshëm. Për hir të së vërtetës, duhet pranuar, se gjithmonë ka qenë kështu. Në kohën kur Nano ishte kryeministër, Rama përkëdhelej mediatikisht më shumë sesa ai. Për të njëjtat arsye edhe Lulzim Basha ishte shumë më i mbrojtur sesa shefi i vet Berisha, ndonëse ky i fundit ishte në krye të qeverisë. 

Pra pasja në dorë e shpërndarjes së favoreve për industrinë më të pasur të vendit e bën qytetarin e parë të Tiranës, edhe më të paprekshëm sesa kryeministri. Këtë e kanë theksuar me forcë edhe të gjitha organizatat e lirisë së shtypit që nënvizojnë degradimin e përvitshëm të saj, si pasojë e pronarëve të gjithëpushtetshëm të mediave, biznesi i të cilëve varet nga lejet e ndërtimit. Por fakti se këtë fenomen-, të cilin Veliaj e ka trashëguar-, ai e ka ngritur në një perfeksion makiavelik, i ka detyruar edhe Reporterët pa Kufij edhe koalicionin e shoqatave evropiane për lirinë mediatike ta shënojnë në raportet e tyre. 

Nën Erion Veliajn sistemi ka arritur në një çmenduri të tillë, sa dhe grupi mediatik të cilit Edi Rama i ka shembur, sekuestruar apo gjobitur çdo biznes, vazhdon të sillet si zyrë propagande e kryebashkiakut. Ne kemi mbërritur në episode të tilla absurditeti, sa para fushatës së fundit, të gjithë TV dhanë një kronikë, se kryebashkiaku kishte dalë të asfaltonte rrugë, mbrëmjen e vitit të ri. Por kur disa kohë më vonë, rivali i tij Belind Këlliçi, tregoi me dokumenta se e njëjta rrugë, Xhon Belushi, ishte një vepër korruptive me tender fiktiv, askush nuk u kujtua ta jepte më lajmin. Në mandatin e tij të tretë “Lali” ka arritur që në ekrane ta shesë të bardhën për të zezë, betonin si gjelbërim, mbipopullimin si zhvillim, trafikun e rënduar si modernizim dhe ajrin kanceroz si shërim. Ai ka ndërtuar një fabul oruelliane krejtësisht të kundërt nga e vërteta. Prandaj dhe kur ndeshet me gazetari serioze, si në rastin e Ola Xamës ai del nga vetja. Sepse nëse portreti, imazhi, sfondi me pemë, mund të retushohen, për ndryshimin e karakterit ende nuk kanë lindur specialistë “PR”.

Dosja e SPAK: Veliaj kërkoi inceneratorin e Tiranës (emailet me Klodian Zoton) 

Në impulsivitet e sipër, me mesazhet që i ka nisur gazetares, Erion Veliaj është treguar ai reali, pa filtrat e zyrës gjigande të propagandës. Por për këtë nuk është ai fajtori i vetëm. Reagimi i tij ndaj shkrimit të BIRN, po aq sa skandaloz, është njëkohësisht dhe i pafajshëm. Ai sendërzon kundërveprimin e një njeriu të ç’mësuar ta shohë veten në pasqyrë. 

Prandaj pjesën tjetër të fajit, duhet ta mbajmë ne, puntorët e përditshëm të tregut mediatik. Ne që e kemi gënjyer edhe vetë Veliajn për të mos iu dukur vetja lakuriq. Edhe ne, të gjithë, jemi nga pak fajtorë të shantazhit që u bë ndaj Ola Xamës.   

©Lapsi.al

     



18 Comments

  1. Gazetaret duhet te protestojne se bashku, dhe madje ta hidhni ne gjyq Veliaj per epitetin “vrases me pagese” qe ka bere ndaj gazetares Ola Xama, pasi eshte nje fyerje-kercenim shume i rende! Varet si e merr, mund te kuptohet dhe qe i ka permendur; vrases me pagese i kemi ne dhe do i veme ne veprim per ty! Denoncojeni jashte urgjent, sepse ka dhe lidhje me Ndragheta ai llum njeri!

    1. Ky eshte pusht i ndyre…eshte fiks nje Zhozef Fushe….qe si Mjaftis (se ketej i buron origjina ne jeten publike) irritohej ndaj cdo padrejtesie qe i behej publikut…protestonte per te drejtat e sindikatave etj etj…por ama di pushtetar as nuk e rruajti fare qe te prishte teatrin…qe te firmoste dakortesine per inceneratoret.
      Ky po ia fut dhe ketij Napoleonit qe na drejton aktualisht, por sa ta marre vesh ai do ia kete prere koken Revolucioni…e do triumfije ky Legeni qe e quan veten Lali, ne fakt duhet ta quante Tarasi.

    2. Shume i drejte dhe efikas ky shkrim .
      Veliamoci eshte nje vemje njeri papà karakter….BASTARD.

  2. Të gjith mediat jan të blera… Thjesht ceshtje kerkes ofert. Dhe kur nuk blihen sa duan ata, bejn gjoja investiguesit e pavarur. Cfar neverie vendi ku marrim frym

  3. More per Ju dhe per mua Veli fiku na ben shurren e ne koke dhe ne pastaj shkruajme retorika apo rrotullhane.
    Kellici duhet te fitonte por nuk qe i zoti.

    1. Këta nuk nunden dot me votë kur tjetri ti blen që pa nis loja . Ka 10% avantazh qe ne nisje me administraten
      Eahte si me bo gar 100 metea dhe tjetri niset 10 metra para teje, rruges del njeri e merr me makine drejt finishit ndersa ty te lidhin kembet qe te mos garosh dot

      Arbitri ka mush xhepat dhe sheh nga ana tjetwr ndersa te huaj kanë hall të matrin noi lekë nga fituesi

  4. Eshte per te qeshur. Bushati tallet me lexuesit idiote te Lapsit duke thene, “Veliaj e ka shthurur gojën ndaj atyre kolegëve që kanë guxuar të thonë në publik të vërtetën.” Lapsi thote te verteten! Lapsi nuk ka nje gazetar inestigativ. 2 studente gazetarie thjeshte kopjojne dhe perkthejne lajmet e botes dhe vendit dhe Bushati shkruan opinionet e tij bolshevike. Kjo eshte gazetaria e vertete e Lapsit

  5. Dyshja e shitur Andi – Shkullaku eshte turpi i Shqiptareve! Qe jane kamikaze duket sheshit! Une do te kisha deshire te dija se cfare mendon gruaja e pare dhe dyte e Andit, qe do t’i rekomandoja Andushkes, se Kapove, te kushtoje me shume kujdes gruas se sa Rames! Edhe Shkullos te heqe dore nga pamja e Muzhikut Rus,te lahet ,te qethet dhe te duket qytetar, te harroje nga vjen dhe mjaft me genjeshtra! Njeri tek Erla e tjetri te Cimi,Berisha luan ne sulm!

    1. Që këlyshët e kësaj qeverie që i bëjnë furçe Ramës apo shitësit të fiqve, tani po komentojnë me pseudonimin SPAK, kjo është një shenjë e mirë se duket ja kanë frikën prokurorëve.

    2. Sali Berisha ka damkën “non grata” dhe nuk del dot në protestë, se i duhet të dalë në konferenca për shtyp që të sqarojë pse është shpallur nga Britania e Madhe si i korruptuar familjarisht.

      Ilir Meta nuk del dot, se si mund të dalë në protestë njeriu i personifikuar si simbol i korrupsionit në vend.

      Lulzim Basha ka hallin si të rizgjidhet dhe njëherë në krye të PD-së dhe nuk ka as kohë e as dëshirë, të merret me protesta.

  6. Sulmi ndaj mediave nga ana e Berishës nuk është risi. Ai ka djegur media, i ka kërcënuar, u ka vënë gjoba miliona euroshe, ka rrahur gazetarë, u ka djegur makinat përpara shtëpisë duke terrorizuar familje. Të gjitha këto i ka bërë duke qenë në pushtet.

    Sot ai ngjan si një bishë e plagosur rëndë, që nuk ka më fuqi të bëjë asgjë veçse të shajë e shpifë ndaj kujtdo për të mbrojtur të shkuarën e tij që SHBA dhe Britania e Madhe e kanë cilësuar si të zezë.

  7. Atë e ka kapur makthi se SPAK po lëviz në adresë të një prej familjarëve të tij, për një aferë që tani është publike, dhe dyshon se mund ta arrestojnë.

    Për këtë arsye doli për të sulmuar ashpër SHBA dhe Britaninë e Madhe me qëllim që nëse djali dhëndëri apo vajza e tij përfundojnë në burg në këtë vapë gushti, të thotë se është hakmarrje e SHBA dhe Britanisë së Madhe

  8. “Ik o Sali në punën tënde e lëre popullin e qetë”, qytetarja e revoltuar: Punoi, luftoi dhe nuk u ngop me breza

  9. për Berishën, BIRN bën punë të lavdërueshme kur publikon artikuj për qeverinë e Edi Ramës, por është e kapur dhe kontrolluar nga George Soros, kur artikujt kanë lidhje me të dhe familjarët e tij.

  10. doli Sali Berisha (ish Presidenti dhe ish Kryeministri që në vitet ’90 ka guxuar të djegë redaksinë e gazetës së vetme të pavarur në atë kohë, Koha Jonë, dhe ka mbyllur me dhjetra redaksi gazetash e sulmuar fizikisht gazetarë gjatë mbretërimit të tij në Shqipëri), dhe sulmoi rëndë të njëjtat portale, BIRN, Balkan Insight dhe Reporter.al.

  11. “Nese dikush paska plan ta vrase Lalin politikisht (por me spekulim ashiqar ama) pse nuk paska Lali te drejte te flase per “vrases me pagese”? Sa nga keta qe ankohen pikerisht sot per lirine e medias guxuan te komentojne apo te denojne mashtrimin spektakolar te opozites dhe Berishes me kitaristin Joe Walsh per te cilin Berisha thoshte se eshte Veliaj me paruke ne Iran, ne kulmin e fushates elektorale?’Pse nuk flasin mediat qe salihu akuzoje si te Sorosit paloco gazetare ku eshte futur Likmeta?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *