• |
ide | kryesore

Shehaj bën krahasimin: Veliaj i Fatos Nanos dhe Veliaj i tanishëm

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shehaj



Deputeti Agron Shehaj akuzoi Erion Veliajn se po përbuz dhe po tall shqiptarët me komentet e tij pas skandalit të drejtorëve 5D të bashkisë.

Pasi tregoi në foltoren e Kuvendit një fragment ku Veliaj krahason vjedhjen e drejtorëve të tij në bashki me ngatërrimin e pjatave të kamarierëve, Shehaj bëri një krahasim të Erion Veliajt në kohën e Fatos Nanos, dhe Erion Veliajt të ditëve të sotme.

“Që Veliaj ka vjedhur dhe është pasuruar me paratë e qytetarëve të Tiranës është fakt. 

Harrojeni djalin e ri dhe pa para në xhep qe ngjirej duke denoncuar korrupsionin e Fatos Nanos. Ai djali i ri sot është një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri dhe e konsideron veten të paprekshëm nga drejtësia. Nëse Fatos Nano akuzohej se merrte rryshfet për një tender, Veliaj tenderat i fiton me kompanitë e veta dhe të vartësve të tij. 

Nëse pushtetarët heshtnin për akuzat për vjedhje, Veliaj ka shkuar përtej. Përveçse i ka vjedhur tani po i tall dhe po i përbuz. Në fjalimin që mbajti në mencën e të varfërve, Veliaj nuk po tallej vetëm me ata, që me siguri nuk e kishin fare idenë se për çfarë patatesh fliste Veliaj, ai po tallet me të gjithë ne. A e kuptoni se çfarë banaliteti dhe çfarë talljeje.” – u shpreh mes të tjerash deputeti Agron Shehaj.

Lexo më tej: Përgjimet/ A ishte Erjon Veliaj pronari i vërtetë i kompanisë “5D”? 



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *