• |
ide | kryesore

Të gjitha rastet/ Veliaj, ky satrap i lirisë së mediave

Arkiva, Kryesore, Lajme
ola xama veliaj



Konflikti i fundit i Erion Veliajt me gazetaren Ola Xama që botoi një investigim për rolin e tij të panjohur në ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, është kulmi i një sage të gjatë me kërcënime shantazhe dhe pushime nga puna të reporterëve. Jo më kot Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, lëshoi thirrjen: “Mjaft më”.

“Këshilli i Evropës çdo vit regjistron një alarm lidhur me sjelljen e z. Veliaj! Unë nuk njoh asnjë kryetar bashkie të një qyteti të madh që të jetë subjekt i kaq shumë raporteve. Veliaj ka qartësisht një problem me shtypin dhe gazetarët. Ai qartazi nuk duron dot as kritikën më të vogël dhe nuk përgjigjet me argumente, por me kërcënime, gjë që tregon dobësinë e tij”, deklaroi Gutierrez së fundi për AP.

Komenti nga Andi Bushati ne Lapsi Videos

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

Që porsa sa u fut në zyrën e kryebashkiakut, në mandatin e tij të parë, Veliajn e përndoqi si hije vdekja aksidentale e adoleshentit 17 vjeçar Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharës. Ai filloi persekutimin e çdo profesionisti që investigonte lidhur me këtë temë. Alida Tota u pushua nga puna nga A1 TV në gusht të vitit 2016 dhe akuzoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se pushimi i saj nga puna rridhte nga përpjekja e saj për të investiguar vdekjen e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës.

LEXO ME TEJ:

Si e hoqi nga puna Erion Veliaj, rrëfimi i gazetares që investigoi vdekjen e Arditit në Sharrë (VIDEO)

Më vonë gjykata vërtetoi se pushimi i saj nga puna qe i pa argumentuar. Pak javë pas kësaj ngjarjeje, drejtuesi i emisionit Publicus në Vizion Plus Artan Rama deklaroi se transmetimi i programuar i një dokumentari investigativ mbi të njëjtën ngjarje qe bllokuar nga televizioni në fjalë dhe se ai kishte humbur vendin e punës. Asnjëherë nuk u vërtetua me fakte se dy urdhërat censurues ishin dhënë nga Veliaj, por në të gjithë mjedisin medatik gjithkush e dinte se cili e kishte shndërruar në tabu këtë temë. Kryebashkiaku i mohoi akuzat për censurim duke argumentuar se nuk ka prova qe ai ka komunikuar me drejtuesit përkatës të televizioneve.

Tani së fundi, në gjyqin ku biznesmeni dhe pronari i Agon Channel Francesco Becchetti, i fitoi 110 milionë euro shtetit shqiptar, për mbylljen e TV ku ai qe pronar doli edhe implikimi i Veliajt që në atë kohë shërbente si ministër i Punës. Ndërkohë që kamerat e redaksisë së Agon kishin shkuar të filmonin dasmën pompoze të Veliajt dhe Ajola Xoxës në kalanë e Gjirokastrës, anëtari i qeverisë e kërcënonte kryeredaktoren e kësaj mediaje me mesazh. Në vendimin e gjykatës së arbitrazhit të Bankës Botërore, figuron edhe mesazhi kërcënues që Veliaj i ka dërguar gazetares Sonila Meço që të mos pasqyronte dasmën e tij. Aty shkruhej: “…s’e kuptoj pse po ma bëni këtë… mendova se e latë marrinë me herën e fundit. Nuk e dua. Po më bëni armik me zor. Thuaj (Francesco Becchettit) që do të bëjë armiq gjithë qeverinë me zor”.

Një vit më pas, Agon Channel u mbyll dhe në gjobën 110 milionëshe që do paguajnë taksapaguesit shqiptarë ka luajtur rol sipas vendimit të gjykatës edhe sjellja kërcënuese e ish ministrit Veliaj.

Raste të tilla janë të zakonshme. Përpara se ta konsideronte trafikant dhe t’i shpallte luftë pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi, Veliaj e trajtonte atë si mik dhe e mburrte televizionin e tij. Madje ai i përgjërohej Ylli Ndroqit që mos linte një të tretë të futej mes marrëdhënies së tyre. Tashmë publiku ka parë mesazhin që kryebashkiaku i shkruan pronarit të Ora News, kundër gazetares Beti Njuma, që i jepte shumë hapësirë çështjes së Teatrit Kombëtar: “Mos lejo një hajvane të futet mes nesh”. “Nuk ia fal asaj”, shkruante Veliaj pak kohë përpara se SPAK të sekuestronte Ora News.

“Hajvane, idiote…” mesazhet që zbulojnë obsesionin e Veliajt për kontrollin e medias

Edhe reporterë të këtij televizioni kanë rënë pre e dhunës të rojeve dhe militantëve të Veliajt. Kur gazetari Ronaldo Sharka, po kërkonte të mbulonte një takim elektoral të Veliajt në Kavajë, në prill të 2021, ai nuk u la të kryente detyrën e tij. Kryebashkiaku është përplasur edhe me një gazetar tjetër të “Ora News”, Isa Myzyraj. Ai kishte shkuar për të ndjekur aktivitetin për mjelljen e pemëve me disa konsuj të huaj. Veliaj u përplas me gazetarin, duke e akuzuar se merr para nga një trafikant droge, duke sulmuar pronarin e televizionit, Ylli Ndroqi. Ndërkohë që gazetari kërkonte të afrohej pranë tij, Veliaj dëgjohet teksa thotë: “Ej, do pushosh do rrish urtë. Material Legenash”! Po të njëjtin fat ka pësuar kur ka denocuar Veliajn edhe gazetari i kronikës Artan Hoxha: ” Nuk ka asnje gazetaruc në bordero bandash, apo trafikant droge me TV, te me vere gjobe”, shkruante Erion Veliaj si përgjigje ndaj tij. Në këtë panorama nuk kanë shpëtuar as themeluesit e Lapsi.al, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati që kanë mbajtur qëndrime kritike ndaj aktivitetit politik të krye bashkiakut. Veliaj debatin e ka kthyer në personale duke u përgjigjur se jetojnë në vila apo se të vegjël janë rritur si bllokmenë në prehërin e shokut Enver.

Replikë/ Andi Bushati: Unë në prehërin e Enverit, Veliaj në prehërin e Ndragetës 

Po më i rëndë dhe më serioz ka qenë shantazhi ndaj faqes satirike Lolita. Veliaj publikoi emrat dhe informacion shumë privat familjar të të drejtuesve të “Lolita” dhe “Jeta osh qef”, duke pretenduar se ai i ka “identifikuar” dhe nxjerrë ata nga anonimiteti duke i vënë rrjedhimisht në rrezik fizik. Veliaj shpalli emrin dhe mbiemrin e gruas që ai pretendon se fshihet pas blogut Lolita, duke përmendur se ajo ka dy fëmijë. Ai dha gjithashtu emrin e një burri që pretendon se është administrator i JOQ. Kjo e bëri Hartën e Kërcënimeve ndaj Lirisë së Medias, një program i Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias, ta shënjojë deklaratën e Veliajt si “kërcënim”. Ajo e konsideroi atë një “përpjekje të paprecedentë”, që sjell shqetësim për sigurinë fizike të personave të akuzuar.

Pra kryebashkiaku i Tiranës është një recidivist në shantazhin, sulmet dhe intimidimin e gazetarëve. Prandaj përplasja e tij e fundit me Ola Xamën që i nxori përfshirjen e tij në inceneratorin e Tiranës, në këtë kuptim nuk përbën lajm. I tillë nuk është as epiteti “militante”. Por krahasimi i një gazetareje të respektuar investiguese, si “vrasëse me pagesë” tregon se gjërat kanë shkuar shumë larg. Kemi mbërritur në një pikë kur grabitësit e fondeve publike quajnë “vrasës” ata që u kërkojnë llogari se si po përdoren ato. ©Lapsi.al

 

 



24 Comments

  1. Rama asgjë fare përball sektit te frikshëm Veliaj qe sponsorizon vetem tallavan e showbizz. Gjith bundrat e tv marrin projekte dhe bejne blogere

    1. Shtypi ketu eshte thjesht per te vendour gjoba. Gjithsecili i ashtuquajtir gazetar mbron interesa te caktura shprehur hapur. Askush nuk ndjek te verteten. Ola eshte nje nga keta, nje kamikaze e paster.

    2. Kur lexova titullin e shkrimit, thashë: – çfarë plehu ky lali !
      Mirëpo kur lexova brendinë e materialit, thashë : – Ëë, bravo Lali Eri, mirë jua ke bërë këtyre plehrave !
      Bravo Erjoni, e admiroj për guximin?

    3. Lali Eri respektohet dhe votohet nga qytetaret e Shqiperise se eshte punetor I madh dhe nuk merret me llomotitje te kota.Gjithashtu eshte nga te paktet politikane ,se bashku me Ramen dhe pak te tjere qe nuk pjerdh per analistat e saliut.

  2. Ky ka bllokuar Tiranen me hekurishte e kinezerira, nderkohe censuron edhe facebook. Policia bashkiake vepron si gjobaxhie.. Nuk ka me te ndyre se ky

  3. Vetem satrap i medias? Pse ne ç’fushe tjeter kemi liri ne ?
    te gjithe politikanet e kane trajtuar kete vend si satrapa prandaj duhen çuar me dhune ne burg e duhen perdhunuar çdo dite qe te vene mend te tjeret qe do vine me pas . Duhet revolucion .

  4. Becchetti eshte denuar nga gjykatat tona. Ndroqi po ashtu. Ju te dy keni vila ndersa Bushati eshte nip i Hysniut. Keto jane fakte. Qe politikani jua permend eshte pjese e dialektikes politike (edhe ju i permendni fiqte nga mengjesi ne darke, lopaten, gomarin e Rames, e me rradhe). Para zgjedhjeve i doli edhe nje film vizatimor denigrues, qe u percoll neper shume media. Pjese e luftes politike, e felliqur, po ky eshte konteksti (Rames ne opozite i nxirrnin fotot ne plazh nudo, etj., etj., Velise ato te karnavaleve…).

    Shkrimet e Xamas i lexoj here pas here. Duhen lexuar nga tre here, minimumi, qe te fillosh te kuptosh cfare ka shkruar. Pershtypja eshte se nuk i kupton ajo vete temat qe trajton (se nuk ka pergatitje). Stili pastaj eshte per te vene duart ne koke (i palexueshem). Me pak fjale, per mendimin tim eshte profesioniste e keqe ose nuk eshte fare per ket mjeshteri. Kurajo e vullneti dakord, po kerkon profesionalizem kjo fushe, sidomos kur ke perballe pushtete te forta.

    Ne rastin ne fjale permbajtja e artikullit te Birn (qe e lexova ktu te Lapsi), qe hedh dyshime e hipoteza pa provuar gje prej gjeje, dhe koha kur doli artikulli, fiks kur vemendja ishte e perqendruar tek kerkesa per arrestimin e Ahmetajt, e bejne shkrimin dhe autoren shume te dyshimte. Eshte e dukshme perpjekja per ta lidhur ne syte e opinionit publik EV me Ahmetajn, per ti bere te dy te pandehur e te denuar te gjyqit te opinionit publik (nderkohe qe Veliaj nuk eshte mesa jemi ne dijeni si publik fare objekt Spaku). Xama pastaj ka precedent. Pa i hyre fare arkivave kujtoj disa shkrime te saj (perhere te mjegullta e te rremujshme) kunder EV apo politikave te Bashkise se Tiranes.

    Keshtu. Nuk e di a i di ai Gutjerrezi keto, po sikur ti dinte jam i sigurte se do mendonte ndryshe

  5. Forca e rames dhe velise ,qendron te parate e hedhura dhe lobimi ne usa.Demokracia apo diktaturat ne vendet si shqiperia vendoset ne usa.Kete e dine dhe e perdorin shume mjeshterishte rama – velia.Shume analiste sote thone qe rama nuk ka me fuqi ne usa.Ai eshte ne ditet me te veshtira te qeverisjes se tij dhe a e dini pse?Se ai ka frik te shikoje ne usa te loboje atje vete dhe ti paguaje vete me doren e tij parate e lobimit per te.Kjo eshte arsyeja qe ai me ane te aleks soros pruri ish presidentin klinton ne shqiperi.Ardhja e klinton ne shqiperi nuk ishte kosova dhe kurti ,ku disa analiste palaco pro rames e trumbetuan me aq force,por qe serama, ai kerkoi lobim.se kuotat e tij ,me skandalet e incenatoreve dhe tradhetin ndaj kosoves idhe incestet ververse te administrates se tij te demaskuar boterishte nga safet xhici ,ku tregoi qarte si e perdorin pushtetin rilindasit,per vjedhje seks dhe shperdorim te pushtetit per interesat e tyre pasurore dhe seksuale,ishte nje frik e madhe per te se ishte drejt renjes se tij nga pushteti.Ate e ka zene tmeri ,se vete nuk shkon dote ne usa,por ai ,si nje perbindesh i zi do te gjente rruge te tjera lobimi,jo vetem te garantonte vazhdinesine e mbrojties nga usa,por dhe per te demoralizuar,ata qe me te drejte e besojne se rama eshte ne siklet te madh,qe nuk shkon dote vete ne usa te loboje dhe te gjithe ata politikan,analiste,popull,qe kane nje shpres se, po se mbeshteti me usa, rama do bjere shume shpejte nga froni dhe do shporret jo nga politika po e po po ,ose do veje ne burg me ato masakra ,qe ju ka bere shqiptareve dhe parave te shqiptareve,ose kushedi cvend do kerkoje azil per jeten e tije.Prandaj ju o politikan,ju o analiste ,nese vertet doni rezimin e rames dhe velise,ata nuk rrezohen as me analiste ne rjetet sociale,medja dhe edhe me demostrata ne shqiperi,por vetem me lobime te fuqishme ne usa.Ai nuk rrezohet me shkrimet qe ju analiste dhe gazetare i beni ne faqet zyrtare te gazetave ne shqiperi,apo analiza ne medjat shqiptare brenda teritorit shqiptare,por ato te behen vetem ne usa,ne mjetet televizive dhe sociale ne usa.Vetem keshtu rrezohet rama-velia.Vetem me keto lobime ne usa rrezohen felliqsirat qe qelben token shqiptare ,qelbesat rama -velia.Kjo gje arihet me sakrifica.Arihet me financime shume te medha.Keto financime te medha qe ka bere rama veliaj ,qe moren pushtetin dhe e mbajne pushtetin dhe vrasin presin analiste, qe kritikojne apo denonxojne zullumet e tyre,shpallin non grada ,ata qe kane vertet frik se ju rrezikojne pushtetin.Ju o analiste jepni kushtrimin leshoni sinjalin sos,kerkoni ndihme financiare dhe beni lobim te drejteperdrejte ne usa ,ka shume senator,konresmen,burra ne departamentin e shtetit,ne mediat amerikane,qe kane luftuar me shpirte dhe me jeten e tyre per demokracine jo vetem ne usa,por ne gjithe boten,por qe te gjithe ne shqiptaret jemi te vetedijshem,qe e kane bere per gjithe shqiptaret,qe nga presidenti Uillson,Regani i madh qe rrezoi murin e berlinit dhe te keqen e europes komunizmin,I madhi dhe i ndjeri i paharuar Bushi i madh qe i tha slobodanit mos i prek shqiptaret,se o preke vijen e kuqe,presidenti ke reagimin amerikan,Klinton ,qe i tha sllobodanit e preke vijen e kuqe ,ke bombardimin e serbise tani deri sa te shporesh ushtarin e fundit nga kosova,si dhe Bush i biri,qe erdhi ne tirane dhe i tha serbeve Kosova eshte e pavarur dhe se prek dhe cenon dot njeri Loboni o politikan ne usa,loboni o analiste ne usa ,te na shporni mortajen rama velia nga shqiperia.Beni lobim kerkoni ndihma financiare nga populli ne shqiperi,nga bizneset qe i ka falimentuar dhe po i con drejte falimentimit ,kjo dyshe e zeze.Financimet do i merni nga shqiptaret e kosoves, maqedonise,nga lobi shqiptare ne emigrim kudo ku jeton ne bote dhe sidomos ne usa,qe punojne aq forte dhe parat po ju a merr rama velia,droga e tyre qe po renon parate e tyre ne dollare dhe euro,qe po jua mbledh rama-velia,CIP, sic thone anglishtfolsit.Loboni.Lobimi ne usa eshte shpetimi i kombit shqiptare dhe i shqiperise ne vecanti,qe po shpopullohet dhe rrenohet shtazerishte nga rama-veliaj,eshte shpetimi i kosoves,se tradhetari rama eshte po aq i rrezikshem per kosoven sa vete vucici.Loboni.Na shpetoni.

  6. Qenke nje gjarper qe shitesh kermill, ti, komentues i fundit . Te hiqesh qe skupton faktet, realitetin e kollofitesit, Velia, duht te jeshe ndo nje fik i pazarit te tije. Kllouni Velia eshte per dite nen masken e mashtri.it qe na shitet me shume nga ceshte.Kur ti hapen letrat e abuzimeve me taksat, e incerenatorin, me siguri do na besh ndonje koment tjeter per analogji qe ti dalesh para prite opi ionit, por jo realitetit. Ky regjim i kesaj bande sekti, me bemat qe e kane .buluarduhet te ish larguar vete, por pushtuesit nuk ikin lehte, andaj te zihen me shkelma per ti shporrur e te shpetojme nje here e mire nga keta kodoshe, trashegimtare te litarit qe na la kriminrli.

  7. Velia eshte i lig por injorant province qe per kariere ben gjithcka, paturpesine, genjeshtren, diabolizmin, servilizmin, arrogancen, te korruptuarin etj. Qenie e neveritshme .

  8. Ç’mund të presësh nga një provincial prej Dimalit(Ura Vajgurore) që çdo e ka krijuar më mashtrim dhe buthlepirje.

    1. Ky nuk ka frike median…perkundrazi e mban afer dhe e perdor sa here per ti bere vetes kozmetike e per te pastruar llumin qe e ka mbuluar…ky ka frike nga e verteta e per rrjedhoje ka frike dhe lufton kedo qe thote te vertetat e tij perverse…ky edhe nje komentuesi te thjeshte i merr shpirtin nese e kritikon ne publik…gazetaret kritik jane thjesht nje shenjester e lehte per te sepse jane te identifikueshem…me pak fjale ky eshte me keq se Enveri. Do ekzekutonte gjysmen e shqiptareve per agjitacion e propagande…e kuptohet ben fiks praganda enveriste duke mbjellur peme tek liqeni pavaresisht se ska lene oborr lagjie pa zene me pallate…duke reklamuar korsi bicikletash pavaresisht se skemi nje transport publik me standart…duke shtruar asfalte elektorale mes pallatesh pavaresisht se nuk kalon dot asnje ambulance…

      Me pak fjale ky po pati me shume pushtet, te ve shkelim ne fyt e as nuk ke ku ankohesh me tej…

  9. Tamam e ke folur o vlla…ky eshte pusht i ndyre…eshte fiks nje Zhozef Fushe….qe si Mjaftis (se ketej i buron origjina ne jeten publike) irritohej ndaj cdo padrejtesie qe i behej publikut…protestonte per te drejtat e sindikatave etj etj…por ama di pushtetar as nuk e rruajti fare qe te prishte teatrin…qe te firmoste dakortesine per inceneratoret.
    Ky po ia fut dhe ketij Napoleonit qe na drejton aktualisht, por sa ta marre vesh ai do ia kete prere koken Revolucioni…e do triumfije ky Legeni qe e quan veten Lali, ne fakt duhet ta quante Tarasi.

  10. “Kush nuk na do, le të hidhet nga ballkoni”, tha Lali Dhjeri disa ditë pas vdekjes (vrasjes) tragjike të të ndjerit Kastriot Myftaraj.

  11. Ketij lali pedEri tja qin gru e fare fis ca ti maj pragu fiserise . Pidhmotre qe eshte i lidh me ndraghetan qe e fucin ne acid rracqimin . Kujto se ka lidhje me ca prokuror familje shkerdhym e ca lafa racqima e i duket vetja superiore . Mallist i te kuqes qe e kan beshty e goj e mor me shpulla e bashk me spirofisqiren mendojne se do dalin pa u lag … Bastarda qe ne gjenez dhe kujtojne se me hajdutin piktor nga Vunoi krye rrac pederastash hamendsojne se do shpetojne !!! Sala mori 1mln shuplaka Po ju do merni 2mln shkopa bejzbolli ne byth e do ju dali nga goja . Ne BURG do perfunoni dhe sic shkerdheu ne goj gici ashtu do ju perdhunoj USA juve o rishkerdhim banditesk . Lug , pirunje ene pidhin e motres do ju sekuestroje ! Jorgo Palikaris ta qift familjen e ter femrat e shpis e fisit Serbia ene Ndragheta , ok plakoooo !!!!!!!!!

  12. Sali Berisha ka damkën “non grata” dhe nuk del dot në protestë, se i duhet të dalë në konferenca për shtyp që të sqarojë pse është shpallur nga Britania e Madhe si i korruptuar familjarisht.

    Ilir Meta nuk del dot, se si mund të dalë në protestë njeriu i personifikuar si simbol i korrupsionit në vend.

    Lulzim Basha ka hallin si të rizgjidhet dhe njëherë në krye të PD-së dhe nuk ka as kohë e as dëshirë, të merret me protesta.Satrap i mediave eshte vetem nje salih karaxhic berisha ka dhe damken si politikani qe ka perdhunuar djegur media ne europe

  13. Sulmi ndaj mediave nga ana e Berishës nuk është risi. Ai ka djegur media, i ka kërcënuar, u ka vënë gjoba miliona euroshe, ka rrahur gazetarë, u ka djegur makinat përpara shtëpisë duke terrorizuar familje. Të gjitha këto i ka bërë duke qenë në pushtet.

    Sot ai ngjan si një bishë e plagosur rëndë, që nuk ka më fuqi të bëjë asgjë veçse të shajë e shpifë ndaj kujtdo për të mbrojtur të shkuarën e tij që SHBA dhe Britania e Madhe e kanë cilësuar si të zezë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *