• |
ide | kryesore

Shifrat / A po shembet piramida e ndërtimeve në Tiranë?

Arkiva, Kryesore, Lajme
ndertimet ne tirane



A është industria e ndërtimit në Tiranë përbaallë një flluske që mund të shpërthejë nga çasti në çast? Kjo pyetje është shtruar shumë herë, kurdo që kanë dalë milionat e metrave katrorë të lejeve të ndërtimit, rritja e pandalshme e çmimeve dhe qerave, apo edhe denoncimet e orgaanizmave ndërkombëtarë për shplarjen e parave përmes kullave të reja.

Në fakt gjithnjë është ngritur një dilemë. Si spjegohet kjo rritje e pandalshme çmimesh deri në 3-4 mijë euro metri2, kur shumë apartamente janë bosh. Si arsyetohet kjo thyerje e ligjësisë mes kërkesës dhe ofertës? Pikërisht në këtë drejtim ka investiguar gazetarja ekonomike Ola Xama, në emisionin e saj “Kronos”. Duke qenë se nuk ekziston një shifër tjetër zyrtare e banesave që qëndrojnë të pabanuara në kryeqytet, emisioni është rekur të zbulojë numrin e tyre sipas dokumentave të OSHEE. Aty rezulton se në vitin 2023 janë 51,129 klientë që kanë konsumuar zero energji elektrike. Këto janë vetëm shifrat e banesave që kanë një kontratë me OSHEE, pa llogaritur ato që kanë përfunduar por nuk kanë lidhur ende kontratë dhe ato që janë në proçes ndërtimi.

LEXO ME TEJ:

Pastrimi i parave/ Ekonomia Shqiptare e dominuar nga ndërtimi (shifrat sa dyfishi i BE)

Numri i apartamenteve të pabanuara është rritur 3.4 herë gjatë 5-vjeçarit të fundit, nga 14,991 në vitin 2018, në 51,129 në vitin 2023. Ritmi i rritjes së banesave bosh në Tiranë është disa herë më i lartë se kapacitetet me konsum energjie 0 në gjithë vendin, të cilat janë rritur me ritëm normal, 0.87%.

Nga 292 mijë shtëpi që kanë një kontratë me OSHEE në Tiranë, afërsisht 51 mijë nuk janë të banuara.

Por pavarësisht ofertës së lartë dhe faktit që një e pesta e shtëpive janë të pabanuara, çmimet e apartamenteve rriten dhe biznesi gjithnjë e më shumë kërkon investimin në këtë industri, duke mos u shpjeguar dot me asnjë faktor formal të ekonomisë.

The Economist: Pastrimi i parave po i rrit çmimet e apartamenteve në Tiranë

Mundësia e vetme që të justifikojë investimin në ndërtim dhe mbajtjen e apartamenteve bosh, janë paratë e pista të krimit të organizuar dhe korrupsionit!

Këtë skanim i ka bërë situatës në emisionin Kronos Ola Xama. Dhe pasi ka bërë këtë radiografi ka ngritur një shqetësim: Nëse vazhdohet me këto rritme a mos po shkodet drejt një fllukse në çmimet e banesave për shkak të rritjes së kapaciteteve bosh me një marzh të pazakontë!

©Lapsi.al



11 Comments

  1. Eshte industria e vetme e ketij pushteti qe ka lejuar ne shpelarijen e parave te droges, si dhe kompromisin e bandes hajdute shtetare per fitimet e saj.Perse nuk na thone se sa investitore te huaj kane investuar ne rritjen e prodhimit te brendeshem, e ne hapjen e vendeve te punes.XERO, kjo tregon qe ekonomia e vendit lundron mbi parat e droges e korrupsionit , andaj kemi cmimet e ushqimeve me te larta, taksat sa ne Europe,te ardhurat per familje baraz me ndihme ekonomike, pensionet per shumicen e tyre jane nen nivelin e jeteses, emigrimi problematik, bujqesia e degraduar, blektoria e falimentuar, e ne kete afer mjerim, kaposhet rilindas na fryhen nen pupulat e lagura.

  2. Edi ,PS edhe Lali Eri duhet te shtojne akoma me teper shpejtesine e punes se tyre per modernizimin e shtetit shqiptar dhe tirones.

    1. Po mire mo, me thoni, nese iken dhe Rama, kush do e drejtoj kete vend, kur me zgjedhje Rama fiton perseri. Berisha perfundimisht e shkaterroi Opoziten. Kush, Luli do e bej opoziten, apo Dashi me Mediun. Ore, si do na vej halli, Ramen do e kemi deri me 2033. Vetem po nuk e le Amerika, se me vota askush nuk fiton vec Rames.Fuqia e tij eshte te Oligarket dhe fituesit e tenderave, ndertuesit , administrata, narkotiket. Fuqi e madhe jane dhe Pensionistet, por Rama ata i konsideron Krryma.

  3. Banalitetin mbajani prapa, per ekonomine Tironcit hajne pallatet, asfaltin, apo kllounatat e karagjozit Rama.Jeni te mjeruar o kaqole patronazhiste qe ju perdredhin nw ket fare menyre.I thoni vehtes do shkojme ne Europe me nje pushtet qe po na vjedh nga cdo ane, ne varferine qe sa vje e poshtohet, ju i beni freskaqis kapo mashtruesit Rama. E si mund te quheni qytetar te demokracise kur perkrahni kultin e banditin kryeminister, ne vend qe te jwni ne opzite me qeverite qe u vjedhin voten, ju mashtrojne me premtime, sic beri ky mafioz, ju merr shpirtin me diktaturen e gjithpushteteshme, e ju i thoni,,,hec aty, para Rama, kur realiteti flet ndryshe.Ju qofshi si rrace injorantesh te perdorur, por qe ju blejne e shesin lehte,,, JU QOFSHI.

  4. Është sistemi ekonomik i parave të pista që pastrohen. Një kështjellë ekonomike prej kartoni që do t’i vijë fundi por dëmin e mer kryesisht Tirana që është bërë një qytet i pa banueshëm por dhe shumë qytete të tjera!!!
    Të vetmit që dalin të fituar janë Rama,rilindja e trafikantët e drogës!!

  5. Normal qe i gjithe leku i piste ne ndertim po pastrohet, por nuk duhet t’iu vij cudi sepse keshtu ndhodh ne gjithe boten. Hajdeni ne Londer e shihni c’behet !

  6. Cmimet, pagat, korrupsioni eshte edhe ne Londer.Krahasim qe nuk ngjan e ndodh si ketu.Pushtetaret atje kontrollohen e nuk abuzojne me pushtetin si tek ne.Dhe me qe na i jep shembullin abstrakt, se u bekerka pastrimi paras edhe atje, perse nuk emigrojne Anglezet, por ikim ne atje.Shteti yne eshte bazuar ne parate e droges, taksave me te larta, pra shfrytzon popullin e vet, ndersa edhe atje, sigurisht ka taksa, por mjerimi eshte tek ne.Te mos flasim per industri e zhvillim kudo ne ate cfar te sheh syri.Kapitullimi eshte shume afer ne ekonomine tone, sa te sosen parate e droges, pasi nuk ke asnje investitor te madh te huaj qe te vjen, sepse e mbyt korrupsioni.Horizonti eshte i zymet, jeta sa vjen e rritet ne veshtiresi, por politika lundron mbi enderrat e mbajtjes se pushtetit.

  7. Kokë e ‘zgjuar’ Mul Noka. Shet një apartament 83 m2, kati 8 në ish Bllok, me vlerë 180 mijë euro. Blen një apartament, në një zonë më të shtrenjtë, te diga e Liqenit, pallati i famshëm i kuq, 190 m2, për 151 mijë euro.

    Pra ka blerë me 800 euro m2 në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, kati II, ndërsa ka shitur me 2.1 mijë euro m2, në një zonë më të lirë, kati 8. (Shtëpia e Mulit te Liqeni, bashkë me garazhin, kushton rreth 1 milionë euro).

  8. Tregti e lire, vjedhur se ka, pozite shtetrore jo qe jo, ku gjen7 oferte ,ble.Po merakun o spiun puro kuqalesh e ke me te, pa shihe ate kapo bande kryeministrore, shih kryetaren e zv kryetaren e parlamentit, shihi me rradhe se ku do dalesh, erdhen morracake te zhubrosur ne Tirane, e sot jane bose ,shtetare, zyrtare, deputete, prokurore,merre nji shembull te vozezeckel, SPIRILUQJA, a e ke pare te shkuaren, partia e dogana e ka cuar aty ne jeten lluksoze.E sa, e sa, andaj hileqar, bastard komentues i ndyre nga morali, nuk ke asnje te drejte te perfolesh, kur deri me sot ai,MULI, nuk eshte permendur per allishverishe, ashtu sic po dokumentohen, akuzohen keta bijte e kurvit Hale te ndyra te sektit.

  9. Ka 100 mijë vota që ka marrë në zgjedhjet e fundit lokale. Beteja e këtyre është me njëri-tjetrin. Akuzat që bëjnë këta ndaj njëri-tjetrit si këlyshë të Edi Ramës, janë beteja politike për sinorin e tyre të opozitës dhe vetëm kaq”, shpjegoi Alibali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *