• |
ide | kryesore

Sa herë ka luajtur Rama me naftën në Shpirag

Ide
ola xama



Tashmë u bënë 10 vjet që kryeministri organizon konferenca, evente, mbledhje dhe simpoziume për të njoftuar pasurinë që do të na vijë nga zbulimet e naftës në Shpirag. Njoftime të ngjashme me këtë të sotmin ka bërë në vitin 2014, pastaj në 2016-n, në 2019-n, vjet në korrik dhe tani me ç’duket i duhet sërish një lajm që të mahnisë qytetarët dhe të japë shpresë në të ardhmen.
Një ditë më parë postimi i këtij lajmi nga vetë kryeministri shpërtheu rrjetin brenda 1 ore, dhe nga pikëpamja e fushatës së marketingut personal, nafta e Shpiragut ka ngjitur dhe ushqyer ndër vite ëndrrën e shqiptarit se pa punuar, një mëngjes do të zgjohet dhe do ta shohë veten të pasur. Edhe veshjet që kishin antarët e kabinetit ishin shumë të bukura, fotografitë dhe pozat akoma dhe më të bukura. Këtu, atij zotërisë që i bën PR-n i shtrëngon dorën dhe i thua “Të lumtë!”.

Lexo me tej:

Zbulimi i naftës në Shpirag/ Qindra miliona euro çdo vit për buxhetin

Puna është se prapa gjithë kësaj fushate që po zgjat prej dy ditësh dhe që është propaganduar shpesh në të shkuarën, dallohen dy probleme me të cilat një udhëheqës i ndershëm nuk do të bënte pazar. I pari është etik dhe lidhet me tentativën e mashtrimit të publikut disa herë me fushata të tilla, dhe tjetri financiar. Pra, kryeministri organizon udhëtime, takime, konferenca, shpenzon orë pune të tij dhe administratës me taksat tona, që të na gënjejë po ne.
Po përse kjo histori duket si trillim?

Potenciali për naftë në zonën e Shpiragut është zbuluar këtu e 2 dekada më parë nga një kompani e vogël. Pusi i parë nuk kishte leverdi ekonomike dhe u braktis. Kërkimet i nis më pas Petromanas që gjen potenciale të mëdha dhe naftë cilësore dhe i shet të drejtat e kërkimit kompanisë Shell. Njoftimi zyrtar i fundit i Shell për ecurinë e kërkimeve është në 2019-n. Në një shtesë kontrate me qeverinë tonë të nëshkruar vjet, i jep vetes 7 vjet kohë për kërkime të tjera. Shell është po ashtu një kompani e listuar në bursë dhe lajme të tilla që është shumë afër nxjerrjes së naftës vetëm do t’i rritnin vlerën e aksioneve. Këtë ajo nuk e ka bërë, në fakt po e bën kryeministri.
Edi Rama tha sot në konferencë se “Jemi në një fazë të avancuar dhe në prag të testimit përfundimtar”. Pra, në prag të testimit, i cili ende nuk është bërë. Po ashtu mes ngjyrave dhe florinjve të Lindjes së Mesme të fjalimit, dallohet një tjetër frazë “Informacionet lidhen me rezultatin e testit dhe nëse nuk bëhet e mundur nxjerrja, mbetet për një kohë tjetër kur teknologjia të avancojë”.

Sërish asgjë e sigurtë, asnjë lajm i ri. Lajm i ri nuk ishte as investimi me vlerë 7 miliard euro i Shell, se është thënë dhe vjet nga zv/kryeministrja Balluku. (shiko poshte)

Nëse nafta në Shpirag do të nxirret dhe pasurojë Shqipërinë, do të gëzohesha pa masë, dhe besoj jo vetëm mua, por këdo që jeton dhe do vendin e tij. Çështja është që kjo histori po përdoret për të fituar pikë politike nga një qeveri që ka frikë të dalë në media nga skandalet që e kanë mbuluar dhe i duhet një shkak apo një shpresë. Ironia është që të gjithë këtë, ajo e financon me taksat tona, ndërsa edhe në pastë diçka të vërtetë, mburrjet i bën me punën e një kompanie private.
Në një film që po shihja (Miss Sloane), një senator që merrte urdhra nga lobi i armëve, tentoi t’i bënte rezistencë kërkesës për të thirrur një person për dëgjesë publike, m.q.s. dëgjesa zhvillohej me taksat e amerikanëve. Melonit nuk i kanë mbaruar telashet për 80 euro faturë që tha fillimisht se u pagua me paratë e buxhetit të shtetit, dhe debate të ngjashme kanë rrezikuar postin e krerëve të shtetit në rajon se i kanë bërë një xhiro me anijen shtetërore homologut. Këtu tek ne nuk ka asnjë ndjesi, asnjë reagim. Përkundrazi, jemi shumë të lumtur me përrallat që na tregon mbreti.

*Marre nga Facebook i autores Ola Xama



18 Comments

  1. Eshte lajm per veshegjatet e Rilindjes se duan te besojne gjithcka thote Hajni i Madh.
    Mire qe del ndonje burim per hijenat e tij se te shkulin veshken dhe ta shesin ne treg te zi.

  2. Edhe sikur te dilte nafte ne Shpirag apo kudoqofte ne Shqiperi me shume se ne Arabine Saudite

    asnje permiresim nuk do kishte per popullim shqiptar, asnje lek nuk do u rritej pensioni, per-

    kundrazi qeveria do shtonte pasurite per vete e familjaret e tyre, per ambasadore e qeveritare te huaj

    akoma me shume dhe arroganca e shtetit do te behej edhe me e frikshme.

    1. ne maqedoni cmimi eshte nje euro per liter, ketu eshte 1.8 euro per liter, ne europe varion nga 1.4 ne 1.6

      arritje tjeter e qeverise , ja kaluam evropes dhe jo vetem arabise dhe amerikes

    1. Malok gorreje pse kenaqesh ti? se do behet i pasur sorrosi middleman i shellit ne shpirag?

      kujton o loqe qe do perfitosh noi gje? maksimumi do kape rama noi kocke te vogel..

      shiko pak vendet qe kane nafte si libia, venezuela, nigeria,etj, shtoji ukrainen. vende qe jane si shqiperia

      nese nuk e kupton lexoje dhe njehere po nuk e kuptove perseri, drejtoju literatures boterore te xhaxhit enver

  3. Shikojeni me kujdes në videon për lajmin e naftës në Shpirag, se si i lëvizin në mënyrë të pavullnetëshme kokërdhokët e syve Ramës.
    Kjo i ndodh atij gjithmonë gjatë shfaqjeve në publik , kur është i sikletosur në kulm kur i dalin skandalet e shumta korruptive.
    Normalisht fytyra e tij duhej të ishte e qeshur për këtë lajm kaq të mirë për Shqipërinë, por ai duket i vrerosur.

    1. O PATRONAZHISTI KLODIAN . PER TE HEQ MERAKUN SE E KE BO DHE HER TJETER KEYE PYETJE PO JA MOR XHAN DO E KISHE NJA 70 LEK ME SHTRENJTE

  4. Dikur komunistet e shqiperise i premtonin katunareve se do hanin me luge florir kur te mernin ata poshtetin, Rama po e mban ate premtim dhe jo vetem me luge florirri por dhe sahoni do jete prej ari.

  5. Nga Shpiragu, sikurse nga Patozi, Marinza, nga kromi e bakri e deri tek uji jane burime qe shqiptaret nuk ua kane pare leverdine ne 33 vite.

    Shqiperia eshte kthyer ne El Dorado e Mafias nderkombetare….

    1. Nafta e Shpiragut është naftë në gëlqerorë dhe që del nga një thellësi e madhe
      Nafta e gëlqerorëve në Shqipëri është mjaft viskoze,që përveçse del me shumë vështirësi edhe nënproduktet e bardha i ka të kufizuara.
      Pra pusi i thellë me shumë shpenzime dhe nafta që del me shumë vështirësi,me nënprodukte të kufizuara.( Gjergji Foto,Ilia Fili)
      Që të zbulosh një vendburim e më pas t’ja futësh rrenës se ke zbuluar fushë saudite nafte duhet të paktën sukses në tre pika shpimi,gjë që atje ende nuk është bërë
      Së fundi shteti ynë do marrë vetëm 10% të fitimit, dhe në këto kushte nuk duket se do jetë ndonjë fitim kushedi.
      Edi Ramës do i thoja se tentoi të bëhej
      ” gjeolog ” edhe gjeniu i të keqes Enver Hoxha dhe e pamë çfarë katastrofë krijoi,imagjino të merresh me naftë ti që je IDIOT!
      Kurse shpura e Mero Bazeve që i bëjnë jehonë çmendakut duhet t’a dinë se një ditë shqiptarët do t’u ngulin një hu në bythë!
      Maskarenj!

      1. Bejkush kari! Nuk ka nafte te rende ne 5000m thellesi. Shpiragu eshte testuar me 1200bbl/d kondesat. Kondesat – jo nafte e rende. Gjergj Foto dhe Ilia Fili dine me tjerr lesh dhe me bo teorina.

        Gjithsesi autorja ka te drejte. Rama hapet bythesh kot.

        1. Edhe zimbabve ka rrezervat me te medhaja te litiumit ( miniera qe nxjerrin perdite )por eshte nje nga vendet me te varfra te botes. Nafte shpiragut esht si ajo shprehja peshku ne det tigani ne zjarr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *