• |
ide | kryesore

Me telefon në timon, shoferi tenton të korruptojë policin, procedohet penalisht

Lajme, Të fundit



Një drejtues mjeti përfundon në Prokurori, pasi tentoi të korruptonte me para një efektiv policie, për t’iu shmangur gjobës. Mësohet se drejtuesi me inicialet Sh. Sh., u kap mat duke folur në telefon.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të shtuara dhe të dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.

Shkon në 67 numri i drejtuesve të automjeteve, të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Sh. Sh., pasi po përdorte aparatin celular dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Me qëllim shmangien e masës administrative, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre një shumë parash. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *