• |
ide | kryesore

Aksidenti me dy viktima në Shkodër, vihet në pranga shoferi i autobusit

Lajme, Të fundit
Korçë, dy të arrestuar për vjedhje



Dy ditëm më parë një aksident i rëndë ndodhi në aksin rrugor Shkodër – Koplik, ku një autobus përplasi një motoçikletë, ku po udhëtonte çifti i të moshuarve, Adem Sula 84-vjeç dhe Sadije Sula 80-vjeçe.

Pas aksidentit të moshuarit i dërguan në spital, por nuk i rezistuan dot plagëve të rënda, duke ndërruar jetë disa orë më vonë. Policia e Shkodrën njofton se është arrestuar shoferi i autobusit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *