• |
ide | kryesore

Gigi Hadid reagon për gjëndjen e Bellës

Paparazzi, Slider
Gigi Hadid



Gigi Hadid po i tregon publikisht pak dashuri motrës së saj, Bellës.

28-vjeçarja reagoi në Instagram pas trajtimit të saj për sëmundjen kronike Lyme, me të cilën 26-vjeçarja ka luftuar që kur ishte adoleshente.

Pasi ndau një foto me Bella-n nga një fotosesion në Instagram Story, Gigi shkroi:

“Dëshiroj vetëm të ndalem pak te ky postim nga java e kaluar,” shkroi ajo mbi foto. “Bella sapo përfundoi një trajtim të gjatë dhe intensiv për sëmundjen Lyme.. (Nuk doja që disa ta merrnin postin tim si premtim se do të rikthehej sezonin e ardhshëm…) Jam shumë krenare për të dhe e emocionuar për rikthimin e saj sa herë që ndihet gati”.

Ky përditësim vjen pas lajmeve se Bella ka qenë në trajtim mjekësor muajt e fundit për të vënë në plan të parë shëndetin dhe mirëqenien e saj.

Në mars, Bella tregoi se ishte 5 muaj “pa alkool” dhe së fundmi, ajo zbuloi se e kishte zgjatur këtë periudhë në 10 muaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *