• |
ide | kryesore

Skrapar, 55-vjeçari humb jetën në kompaninë e mermerit, dy të arrestuar

Arkiva, Lajme, Të fundit


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit J.M., 68 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik, pranë një firmë përpunimi mermeri, në vendin e quajtur Qafa e Devrisë, Skrapar dhe K.S., 50 vjeç, banues në Greqi, me detyrë përgjegjës sektori, në të njëjtën firmë.

Arrestimi i tyre u bë, pasi në firmën ku këta shtetas janë të punësuar, është aksidentuar dhe ka ndërruar jetë shtetasi A.P., 55 vjeç, banues në Skrapar, i cili ishte i punësuar pranë kësaj firme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *