• |
ide | kryesore

Trafik droge me autobus nga Shqipëria në Itali, dy të arrestuar

Arkiva, Lajme, Të fundit


Policia e Milanos ka arrestuar një 31-vjeçar italian dhe dyshqiptarë të moshës 42 dhe 39-vjeç të akuzuar për trafik droge. Mediat italiane shkruajnë se gjatë një shërbimi vëzhgimi specifik të organizuar, oficerët panë një makinë me 31-vjeçarin në bord duke dalë nga garazhi i ndërtesës Lainate, e cila pasi arriti në Varese, ndaloi në Piazzale Kennedy, në zonën e përdorur për parkimin e autobuseve te ardhur nga Shqiperia.

Po ashtu mësohet se oficerët panë dy shqiptarët të cilët nga një autobus i kaluan italianit dy zarfe të mëdhenj të bardhë, i cili i vendosi në ndarjen e rrotave rezervë të bagazhit të makinës së tij dhe pastaj u largua. Policët, duke dyshuar, e ndoqën burrin në Cerro Maggiore, ku ai ndaloi në semafor të kuq ku është ndaluar dhe iu nënshtrua kontrolleve. Brenda makinës së tij, në ndarjen e rrotave rezervë gjetën 20 blloqe që përmbanin afërsisht 23 kg kokainë dhe 6 blloqe heroinë me peshë afërsisht 3.5 kg.

Sipas asaj që u rikonstruktua nga agjentët e Komisariatit të Venecias Garibaldi, lënda narkotike e sekuestruar ishte e destinuar për tregun milanez në zonat Loreto, Crescenzago, Lambrate dhe Forlanini, siç rezultoi nga hetimet për lëvizjet e italianit dhe nga indikacionet e gjetura në celularin e tij. Po ashtu mësohet se 31-vjeçari është dërguar në burgun Busto Arsizio (VA), ndërsa dy shqiptarët në burgun e Vareses.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *