• |
ide | kryesore

Zbardhen detaje nga ngjarja në Skrapar/ Shkoi të rrëmbente vajzën që donte

Lajme, Të fundit



Një 34-vjeçar nga fshati Potom në Skrapar ka hyrë sot në banesën e shtetasit S.H. dhe ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në një nga muret e një prej dhomave të banesës, ku ndodheshin 4 pjesëtarët e familjes.

Fatmirësisht asnjë prej plumbave nuk ka prekur asnjë nga familjarët, që të tmerruar kanë njoftuar policinë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të tyre dhe Forcave të Posaçme Operacionale, u bë i mundur neutralizimi i autorit dhe arrestimi i tij. Pas arrestimit të 34-vjeçarit Luftim Tërpollari, policia ka sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov dhe 21 fishekë luftarakë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas konflikteve të shpeshta mes autorit Luftim Tërpollari dhe pronarit të banesës, shtetasin S.H., 61-vjeç, i cili nuk ishte dakord me lidhjen që kishte pasur vajza e tij me të.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se Tërpollari kishte shkuar në banesë me kallashnikov për të rrëmbyer vajzën e shtëpisë, me të cilën ishte i dashuruar.

Mësohet se 61-vjeçari S.H., nuk ka qenë dakord me këtë lidhje dhe vajza e tij kishte rënë dakord me babain, duke i shkëputur të gjitha lidhjet me 34-vjeçarin prej 1-muaji.



3 Comments

  1. Tashti të ëndërrojë nga burgu që më të vërtetë e rrëmbeu dhe ajo i bë gruaja e tij.!!!Idiot I lindur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *