• |
ide | kryesore

I shpallur në kërkim për νrasje, arrestohet 26-vjeçari

Lajme, Të fundit
kosova


Pas pothuajse 5 muajsh në kërkim është arrestuar i shpalluri në kërkim për vrasje Henri Gjapi. Ai ishte në kërkim pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mesnatën e 31 marsit në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Si pasojë e një konflikti mbeti i vdekur Gentian Talja.

Policia njofton se 26-vjeçari Gjapi ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *