• |
ide | kryesore

Para dhe pas 14 Majit/ Si u tërhoq Rama nga akuzat për shovinizmin e Belerit

Arkiva, Kryesore, Lajme
Belerit Beleri



Në përgjigjen që i dha grekëve të irrituar për burgosjen e fituesit të Bashkisë së Himarës, Fredi Belerit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shfaqi një fytyrë tjetër nga ajo kishim parë dhe dëgjuar para zgjedhjeve të 14 majit. Ndoshta për shkak të lobimit grek në kancelaritë europiane dhe në ëashington, Rama nuk ishte më politikani i acaruar që nuk la sharje pa i thënë Belerit.

Përkundrazi në “çarçafin” e radhës i përmbahet modelit të politikanit europian që respekton institucionet e pavarura.

Përgjigjia e tij, e titulluar “Bindju Ligjit” ka dy mesazhe kryesore, një ku trajton presionin e grekëve për lirimin e Belerit dhe një tjetër, ku arsyeton mbi qëndrimin e shtetit shqiptar dhe të atij vetë.

Në mesazhin e parë, kryeministri shfaqet i habitur se si grekët po “absolutizojnë përkatësinë etnike të subjektit të protestës mbi çdo normë juridike, standard ligjor e logjikë demokratike”. Protesta e tyre në Himarë, thotë Rama ishte kundër vendimeve të gjykatave dhe se grekët po “politizojnë një çështje të drejtësisë shqiptare”.

Kryebashkiakët që morën pjesë në tubim, atë të Athinës dhe atë të Selanikut i sheh si “të denjë për skenarit të një filmi sarkastik për marrëdhëniet ndërshtetërore në një Ballkan të denjë për stereotipin e vet të vjetër të përplasjeve “kush jam unë e kush je ti!”,

Ai flet edhe për “pasoja regresive të rindezjes së flamës së nacionalizmit, e të ndjenjave negative reciproke”. “Grupe të caktuara ekstremistësh, i mezipresin këto raste me bidon benzine në dorë” thotë Rama.

Në anën tjetër, kur arsyeton për qëndrimin e tij, kryeministri përmend akuzat e Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar, përmend krimin e blerjes së votave dhe Kodin Penal të Shqipërisë, përmend Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe ndarjen e qartë të pushteteve, e cila u arrit falë Reformës në Drejtësi.

Eshtë “standardi i panegociueshëm i Bashkimit Europian, për të mos u përzier kurrësesi në punët e gjyqësorit për çfarëdo arsyeje politike” shkruan Rama, ndërsa jep shembullin e disa kryebashkiakëve socialistë që sot janë të paraburgosur.

Lexo edhe: Sa i kushton Ramës koka e Belerit

Lexo edhe: Investigimi / Si ia ngritën kurthin me pranga Fred Belerit

Kjo distancë gati higjenike që Rama shfaq përballë autoritetit te SPAK dhe Gjykatave te Posaçme, jo vetëm se është një shpjegim i shtrembëruar i asaj që ndodhi me Fredi Belerin, por edhe një tërheqje nga sulmi agresiv, që kryeministri ndërmori gjatë fushatës kundër kandidatit me kombësi greke. Duke thënë një gjysëm të vërtetë për rolin e SPAK, apo duke ia lënë faturën e arrestimit SPAK-ut, kryeministri Rama lan duart nga roli i tij në gjithë këtë skenar, për të krijuar idenë se zhvillimet janë ato që ndodhin normalisht në një shtet të së drejtës dhe nuk kanë të bëjnë me ndikimet politike. Por kjo vihet në dyshim nëse kthehesh pas në kohë, kur sheh mesazhet e shpërndata gjatë fushatës.

Pikë së pari, duhet thënë se Fredi Beleri nuk u arrestua nga SPAK, por nga një aksion i operacionales, që është një nga strukturat e policisë së shtetit. U tha se ai ishte filmuar duke shpërndarë para dhe se ekzistonte një video për pagesën e votave, por më pas kjo rezultoi e pavërtetë. Për më tepër, arrestimi i tij për krime zgjedhore, u firmos nga Prokuroria e Vlorës që nuk e kishte në kompetencë fare këtë akuzë dhe që u rimor më pas nga SPAK.

Rama shpërtheu në sharje, në shantazhe, kërcënime dhe paralajmërime për Belerin, pas mitingut të Himarës. Në atë kohë, kryesocialisti mori sinjalet se një nga bashkitë më të pasura të vendit, për shkak të mrekullive natyrore, do t’i rrëshqiste nga duart.

Ndryshe nga çfarë shprehet tani, Rama nuk ngurroi ta stigmatizojë Belerin pikërisht për përkatësinë e tij greke. Sipas Ramës, Beleri nuk meritonte të banonte në Himarë për shkak se premtonte “helenizimin” e Himarës. Sipas Ramës Beleri ishte një kandidat përballë të cilit duhej të ishin bashkuar të gjithë shqiptarët, PD dhe PS bashkë, sepse ai dikur ishte akuzuar për vrasjen e ushtarëve shqiptarë.

Rama nuk e akuzoi asnjëherë Belerin si blerës votash, por gjithnjë si një ekstremist, diversionist, që përfaqësonte skutat më të errëta të nacionalizmës.

Nga Lushnja në Fier, nga Tirana në Kamëz dhe po ashtu në Himarë, Beleri ishte kryefjalë të fjalimeve të kryeministrit, ndërkohë që forcat e policisë po përgatisnin arrestimin përmes një të infiltruari që tentonte t’i shiste vota kandidatit me kombësi greke. Dalloni se si sot, Rama kursehet me këto akuza dhe bën një hap pas, duke ia lënë arrestimit thjesht dhe vetëm institucioneve të drejtësisë.



17 Comments

  1. Po te ishte per vullnetin e deshiren e KM, jo vetem Bejleri por te gjithe shqiptaret qe nuk

    e pelqejne Ramen apo nuk e votojne ate, jo vetem do ti burgoste por do ti syrgjinoste ne ishujt

    me te larget te botes. Tani qe eshte futur Greqia ne loje, burgosja e Bejlerit eshte bere ceshtje

    edhe mediatike, po ku ishin keto media kur KM futi ne burg jo pak por 38 mije qytetare ne

    kundershtim me Kushtetuten e te drejtat e njeriut ? Mire Bejlerit i del zot Greqia, po shqiptareve

    kush u del zot ? Tani ka mbetur tre themi : O sa mire me qene grek”

  2. E gjitha kjo ishte një lojë, mutin me shurrë të mbuloj , do shikoni si do përfundoj ! Detin , Butrintin , kujt ja shiti ?

  3. Beleri nuk eshte grek.Himara kurre nuk ka patur popullsi greke.Greket kane ivestuar ne himare me nje strategji te qarte.Cdo shtet fqinj pretendimet per aneksim tokash i ka ne kufi.Po pse greket kane ivestuar kaq shume per himaren,qe se kane tok ne kufi?Ata ,pra greket njihen si kale troje ne bote si thike pas shpine ndaj fqinjeve.Greket e kane te qarte edhe vete qe himara eshte toke shqiptare dhe kurre se marin dote.Por ata e bejne qe shqiperine dhe shqiptaret ti fusin nje fuci baroti dhe ta mbajne shqiperin ne strese lufte dhe sheri.Ata e bejne kete qe te kundervene perendimin kundra shqiperise dhe sidomos kur shikojne qe nje qeveri shqiptare nuk eshte vasale e saj ,gjithmone hapin problemin e himares.Shqiptaret kurre nuk do e harojne qe 97 ishte nje iskenim per te futur ne shqiperi vellavrasjen dhe shkaterimin e saj dhe si sebep e kryen me 5 ” minoritaret” duke shfrytezuan edhe shancin qe ne krye te CIA Amerimane qe nje grek i terbuar antishqiptare xhon tenet i cili vuri qeverine amerikane dhe bill klintonin te shkateronin shqiperine dhe beri ate 97 te pergjakshme ne shqiperi.Ne ate koh partia socialiste per pushtet u be bashkepuntorja me e zellshme per ate 97 te pergjakshme dhe qe mori aq shume jete shqiptaresh,pervecse shkaterroi ne themel shqiperine.97 eshte nje damke vrastare qe i beri shqiperise greqia, xhon teneti shefi i CIA amerikane dhe te paatdhete komunisto-socialistet shqiptare.Kurre usa nuk ka qene kundra shqiperise dhe shqiptareve,,fatkeqesia qe. se ne krye te CIA amerikane qe xhon tenet nje antishqiptare i terbuar dhe nje grek pjes e qarqeve me reaksionare greke.Sot po shoh qe ka disa politikan te djathte qe na mbajne anen e mercenarit beleri ,se grek ne origjin ky oislleku beleri ska qene kurre,dhe na dalin ne media ne mbrojtie te tije.Shqiptaret e dine mire kush eshte beleri ky vrases dhe pjestare i masakres se agresionit grek kundra teritorit shqiptare dhe ushtrise shqiptare dhe ashtu si jane greket te pabese,kriminela,vrases masakruan ushtaret dhe bene ate masaker ne peshkepi.Per kete masaker belirit i erdhi koha te pergjigjet dhe keta politikan te djathte dhe analiste medias,qe per interesat e tyre te felliqura baltosin shqiperine dhe gjakun e atij martiri qe e masakruan greket dhe krimineli beleri,jane sa tradhetare,aq dhe plera,sa te pamoral aq dhe te peshtire.Turpi i tradhetise do ju mbetet juve dhe familjeve tuaja dhe prisni se nje dite jo te larget do ju vi dhe gjykimi juaj si tradhetare te kombit shqiptare.Drejtesia shqiptare mos te bjeri ne presionin e qarqeve antishqiptare greke,te politikaneve greke antishqiptare te terbuar dhe te lirojne nje bandit,nje vrases, nje tradhetare kriminel si beleri .Beleri per krimet e tij te denohet,se denimi i tij i tregon reaksionit grek se ne token shqiptare zot eshte populli shqiptare.Iku kur greqia i bente presion shqiperise,iku koha kur europa e ndyre i dha tokat shqiptare greqise.Sot shqiperia eshte nen mbrojtien Amerikane dhe ska fuqi ne bote ti rezistoi fuqise Amerikane.Kete e di qarte dhe greqia dhe keto qe po ben me himaren jane perpelitja e marazit te saj e deshperimit te saj e pafuqise se saj ,qe po shikojne fuqizimin e shqiptareve ne ballkan,si fundin e marrezise se tyre,per ta mbajtur shqiperine ne agoni ne varferi,mjerim dhe nen trysni.Greker! Hiqni dore nga marrezite kundra shqiptareve.Greker hiqni dore nga poshtersite tuaja ndaj fqinjeve dhe vecanerishte ndaj shqiptareve,se aq sa shqiptare jetojne brenda teritorit shqiptare,aq shqiptare ka dhe ne greqi,brenda greqise,qe po vazhduat me avazet e vjetra flaka do ju ndizet aty ne greqi dhe sdo kete zjarrfikse dhe bote me uje ta shuajne,por do perpijne dhe shkaterrojne gjithe greqine.Ne shqiptaret kure skemi patur pretendime teritoriale ndaj fqinjeve,kurre skemi shkrepur arme kundra fqinjeve se ne jemi popull human dhe paqsor.Jemi nje popull qe fqinjet i shohim ,si vellezer qe te ndihmojme njeri tjetrin,te bashkepunojme me njeri tjetrin,te punojme dhe te ushqehemi me njeri tjetrin.Fqinjet tane tokesore nuk e kane dashur kete,por te verbuar,ata juane sulur tokave shqiptare,i kane vrare dhe perzene shqiptaret ,ne tokat e tore dhe nga tokat e tyre.Shqiptaret duan nje ballkan te qete dhe bashkepunues dhe perkete sidomos tane ,po mundohen me cmundesi qe kane ta bejne.Ne nuk jemi anti grek,anti serbe,antisllav.Ne duam paqe me ta.Por ata nuk e pranojne paqen ne ballkan.Ata nuk i duan shqiptaret ne ballkan edhe sot ne kete moment.Kjo eshte arsyeja qe serbia dhe vucic mban ndezur flaken ne mitrovice,kjo eshte arsyeja qe greqia hedh benzinen ne himare,se duan vetem lufte ne ballkan,sjetojne dote pa gjak.

  4. Sa i takon pretendimeve për shkeljen e të drejtave të minoritarëve grekë në Shqipëri nga qeveritarët grekë, do të shtroja pyetjet e thjeshta :
    A do të lejonin ata që mijra çamë të zbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre në Çamëri, të “udhëhequra” nga kryebashkiaku i Tiranës Veliaj e kryebashkiakja e Durrëst të shkonin në vendin e krimit, qytetet e fshatrat e bauara dikur vetëm me çamë, ku janë masakruar mijra civilë, deri gra të moshuara e fëmij për të përkujtuar ate genocid ?
    Është një fakt i ditur historikisht që udhëheqësit e revolucionit grek për çlirimin e Greqisë nga okupatorët turq , ishin pothuajse të gjithë arvanitas, pra me origjinë shqiptare.
    Përse ju është mohuar arvanitasve në Greqi origjina e tyre , e gjuha shqipe ?
    Çamëria nuk është ndonjë teritor i pushtuar nga shqiptarët, por një tokë e banuar prej tyre prej mijra vitesh.
    Përse çamët myslimanë u dëbuan me dhunë e masakra nga trojet e tyre e ata që kishin fenë ortodokse u mbajtën për ti greqizuar ?
    Respektohet Greqia si vëndlindja antike e nocionit të demokracisë.

    E si mund të quhet në sjekullin e 21 një vend demokratik, kur e njëson kombësinë e origjinën etnike me fenë e ushtron hapur diskriminimin fetar e etnik ?
    Në BE ka shtete të mëdha e të fuqishme ku ju njihet e drejta e etnisë e fesë milionaa emigrantëve e bile në Britaninë e madhe aktualisht kemi si kryeministër një person me origjinë indiane e si kryebashkiak të Londrës një tjetër me origjinë aziatike.
    Përse hesht BE kur dihet që në Greqi asnjë emigrant nuk mund të marë shtetësinë nëse i përket jë feje e etnie tjetër ?
    Dihet se Demokracia si nocion fillozofik politik , mbështetet në parimin e respektimit të shumicës.
    Përse nuk aprovohet në parlamentin europian një kushtetutë demokratike europiane, ku të hiqet e drejta e “Vetos” e shteteve me politikë nacional shoviniste si Greqia, për të penguar shtetet fqinjë në integrimin europian ?
    U pengua Maqedonia që të pranohej në NATO e në BE nga që në Greqi paskej një krahinë me të njejtin emër, e u bë një marëveshje e imponuar që ajo të pranohej vetëm duke i shtuar emrit Maqedoni edhe shtojca “veriore”.
    Nga fillozofë e historianë të vjetër grekë, maqedonasit janë cilësuar si një nga fiset ilire e bile deri para një shekulli historianët grekë e europianë e quanin Aleksabdrin e madh të Maqedonisë antike, si “Aleksandri pushtues”
    Në vënd që të ngriheshin shqiptarët si pasardhës të ilirëve që të kishin pretendime teritoriale për Maqedoninë antike, këto pretendime i kanë sllavët e ardhur vonë në Gadishullin ilirik, e grektët që i quanin ilirët si poull “barbar” meqë nuk kishin gjuhën e tyre të shkruar.
    Mandej si nuk po merr fund mendësia mesjetare që ku shkel këmba e një ushtari të huaj, ajo tokë qenka pjesë e vendlindjes së ushtarit.
    Në antiketet e mesjetë , nuk ekzistonin shtetet kombe, por territore të drejtuara nga prijës ushtarakë apo principata feudale.
    Veç kësaj në Europë e veçanërisht në Gadishullin Ilirik ka pasur dyndje të mëdha të popullsive edhe nga Lindja deri nga Mongolia e stepat ruse e më vonë nga Turqia , por edhe nga Afrika e veriut .
    Nëse do të bënim një hartë të kohëve të vjetra të Gadishullit Iilirik, e fiset ilire ti bashkonim në një shtet, ky shtet do të përfshinte një pjesë të madhe të Greqisë së sotme në jug e deri në veri në Austrinë juglindore.
    A mund të pretendojmë ne shqiptarët për një shtet të tillë të madh sot ?
    Sigurisht që jo se kanë kaluar dhjetëra shekuj e popullsia e këtij teritori ka ndryshuar tërësisht, pasi një pjesë e madhe e iliro-shqiptarëve janë larguar me dhunë e një pjesë tjetër , po me dhunë është asimiluar nga pushtuesit sllavë e grekë..
    Që të pretendojmë shtetin e madh natyral iliro-shqiptar, është njëlloj sikur banorët autoktonë të para 6 shekujve në dy kontinentet e Amerikës, të largojnë me dhunë të ardhurit nga komtinentet e tjera e të ndërtonin shtetet e tyre me emra në gjuhën e tyre.
    Grekët abuzojnë historikisht me Epirin që është një fis i madh i vjetër ilir, duke e quajtur si pjesë e Greqisë.
    Nëse grekët pretendojnë se Epiri paskej qenë grek, atëhere pse u vra Piroja ,mbreti i Epirit në luftë me grekët ?

    Në fund e mbyll me marrëzinë e Ramës që pretendon se ngjarja me Belerin , paskej pasur të bëjë vetëm me vjedhjen e votave, e me marrëzinë edhe të Berishës që e mbron Belerin për punë votash..

    Rama pretendon se nuk është ai që mund të vendos për fatin e Belerit, po është drejtësia “e pamvarur”
    Po e pranojmë se Beleri paska blerë nja 15 vota, aq sa kanë mundur institucionet e sigurisë për ti verifikuar.
    Por a nuk ka blerë Rama dhetra mijë vota me paratë e “rindërtimit” e me premtimet për rritje pensionesh ?
    Sa vota ka siguruar ai vetëm me lulzimin e bandave mafioze të trafikut të drogës, me kanabizimin e gjithë Shqipërisë që tani edhe e ka legalizuar ?

    Ndërkaq Berisha nuk duhej të kishte pranuar kurrë që shqiptari langaraq i greqizuar Beleri, për hir të aleancës me grekofilin Vangjel Dule, të zgjidhej si kandidat i PD për Himarën, pasi me këtë ka aprovuar Himarën greke.

  5. Ne jemi një popull që historikisht kemi vrarë e vrasim njeri tjetrin dhe tradhëtojmë e shesim trojet e vendit tonë , duke ju lëpirë dhe shitur fqinjëve për interesa vetjake e pak para .

    1. Djalo !
      Kujdes me këto përgjithësime se kështu e paraqet edhe veten një vrasës !
      Nuk jemi “ne shqiptarët një popull që vrasin njeri tjetrin” por si në çdo popull kemi edhe ne të tillë maskarej.
      Boll me këto vetëakuza idiote për popullin shqiptar.
      Nuk ka në këtë planet popuj të këqij e popuj të mirë , por ka popuj më të vuajtur e të prapambetur e popuj më të kamur e të zhvilluar, në vartësi të rrethanave historike e gjeografike të tyre, por edhe të liderëve që kanë zgjedhur.

  6. Ne cdrejtesi bazohetRama, apo kerko te shitet e ta shese si organ te depolitizuar, e parimore, kete drejtesi te zgjedhur si kalmak te sistemit qe ka ngritur, e me llafollogjine tipike mundohet ti largoet banalitetit politik te tij para zggjedhjeve.Hipokrit klasik si iriq i qelbur fsheh koken e tije me gjojaja drejtesine partiake, qe ne cdo dite po vertetohet se ne c,sistem jemi.Ate qe gatoi vete, le ta haje me grreket e te mos vazhdoi kllounaten me flet rrufe .Per polika atdhetarizmi ketij mafioziKM, as qe i besohet me vazhdimesite politike rajonale, vecmas per Kosoven.Heterogjeni politikRama, eshte vete pa identitet, kudo qe shkon e shpall origjinen sipa vendit e rastit, i pa bese, nji here katolik, nji here ortodoks, po dhe cifut na ka dale, pra ske ku ti veshe gishtin, e jo me mendjen. Na komando nji bastard.

  7. Kur flet per drejtesi ky dangalla surrelit qe duhet te ishte prapa hekurave vetem me vjedhjen e plehrave ky superplehrre

  8. Rama eshte bythqir po me rasti e ketij ka te drejt. Salikja dhe Manjani skan spe qihen me mullixhiun per inat te vjerres. Thjesht po tregojn se per interesa te ngushta dhe per nje cop kothere e kan shit gjakun me koh. Skishte kandidat tjeter Salikja po do vinte Beler ropqirin me se sben? Salikja e dinte shum mir ca po bente, po ca tu besh idjoteve qe ka nga pas qe presin revolucion kur Salikja me Ramen jan ortak kullash.

  9. Dhionisios Alfred Petro Beleri: 3840 vota dhe Jorgo Goro 3821 vota. Vetëm 19 vota më shumë. Sikur 1 mijë nga votuesit e 14 majit të Belerit të ishin dje në shesh, mitingu i Himarës do të quhej i suksesshëm. Po ku ishin votuesit që e braktisën “kryetarin e zgjedhur”? Më 14 maj?nje pergjigje nga gjithologet e lapsit per kete pyetje

  10. Dritan Shano: Ndërsa në Shqipëri po pushon privatisht një prej kryeministrave të G8, halabakët merren me Belerin

  11. “Aeroporti i Tiranës flet italisht”/ Canale 5 jehonë turistëve italianë që zgjedhin Shqipërinë: Avioni, shtëpia e makina për vetëm 150 euro

  12. SPAK ka bërë kërkesë për gjykim për drejtorin e ujësjellësit në Shkodër dhe 3 punonjësit e bashkisë pasi shpërndanë ushqime për të përfituar vota për Bardh Spahinë.Bardhi e hengri tullin,salihu ben Llaxoren i lire

  13. Kreu i Rithemelimit duke komentuar zhvillimet e fundit në gjyqin e McGinigal në Washington, ka kërkuar që SPAK të hetojë “nongratën” e tij nga SHBA, pasi ajo është realizuar me informacione të ish-drejtuesit të FBI, të paguara nga Edi Rama.

    Kujtojmë se Berisha më herët pikërisht për këtë çështje kishte akuzuar Soros, kurse sot akuzat i ka devijuar te McGonigal.

  14. E vërteta është se përveç hetimeve të thelluara SPAK është përpjekur të bëj dhe një lloj spektakli me hetimet mbi qeverinë, duke I ekspozuar të hetuarit të gjithë para shtypit, madje dhe ata që thirren për pyetje në SPAK për çështje banale, ndërkohë që askush nuk është njoftuar kur është marrë në pyetje dhëndëri I Sali Berishës për klubin “Partizani” apo djali I tij për dyshimet për pastrim paresh tek kompania e boronicave që për ironi të fatit është po në Gërdec.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *