• |
ide | kryesore

Koncesioni i sterilizimit, ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj

Lajme, Të fundit



Arrestohet biznesmeni Ilir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj, ish-zv minister i Shendetsisë në lidhje me koncensionin e sterilizimit.

Ky hetim ka nisur dhe është regjistruar për herë të parë më 23 dhjetor 2019. E njohur si dosja e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë dhe e denoncuar në atë kohe nga “Nisma Thurje”, e bëhet fjalë për tre vepra penale ndaj zyrtarëve të lartë që nga shpërdorimi i detyrës, korrupsioni dhe shkelja e barazisë në tendera.

Në atë kohë, SPAK pyeti tre herë ish zëvendës ministrin e Shëndetësisë Rrjepajn, që mes të tjerash rezulton se përmes një memoje 26 qershorit 2014 përmendi qendrën e sterilizimit në QSUT si vendi ku mund të përballohej sterilizimi i instrumenteve për 60 mijë operacione.

Vetëm një shkresë me protokoll 693/4 provon se vlera e pajisjeve të marra në dorëzim nga koncensionari shkonte 107 milionë lekë.

I pyetur sikurse edhe anëtarët e komisionit edhe ish zëvendës ministri mësohet të ketë argumentuar se dhënia me koncension u krye duke shmangur prokurimin publik shtyrë nga situata e infeksioneve të larta.

E kur kanë kaluar 3 vite nga hetimet për këtë çështje, kanë nisur edhe arrestimet.



3 Comments

  1. Te gjitha koncesionet kane firmen de facto te liderit global, ku ve doren ai ka vetem korrupsion dhe grabitje.

    Po e terheq zvarre Shqiperine…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *